• Kontakt
Wednesday, June 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Publikohet dosja e persekutimit të Musine Kokalarit

11:53 : 29/11/2021
në NDRYSHE

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit publikoi dosjen e Musine Kokalarit për studiuesit.

“Filloi lufta e Tiranës, – kujton Musine Kokalari në librin e vet “Si lindi Partia Socialdemokrate” (1972). “Më 12 nëntor m’i morën dy vëllezër e shumë veta në lagje i vranë ‘ushtarakët çlirimtarë’. Më 13 nëntor më arrestuan”.

Kokalari u lirua më 28 nëntor, e vetëdijshme se lirisë i kishte ardhur fundi.

“Filloi tragjedia e individit demokrat, – shkruan ajo, – nën diktaturën e proletariatit. Kështu u mbyll epoka e Rilindjes dhe tendenca demokratike nga pozita humaniste që mbron popullin e thjeshtë, njeriun e punës për të shpëtuar nga skllavëria fizike dhe shpirtërore dhe dinjitetin njerëzor. Hyri dhuna dhe gjakderdhja për të shfarosur demokracinë dhe gëzimi mizor për gjakderdhje, me forcë e mospërfillje”, shkruan Kokalari.

Musine Kokalari u arrestua më 23 janar 1946 me akuzën se, si socialdemokrate, solli përçarje gjatë luftës. Të njëjtën akuzë i patën bërë ballistët kur ajo i pati lajmëruar për formimin e Partisë Socialdemokrate. E mbajtën 17 ditë në burg.

Lexo edhe:

Muzeu nderon Musine Kokalarin, gruan që sfidoi komunizmin në Shqipëri

Qëndrimi i saj në gjyq ishte shuplakë ndaj regjimit dhe dëshmi e forcës morale që intelektualët po tregonin kundrejt totalitarizmit. U mbrojt vetë, pa avokat, ku mes argumenteve spikati: “Unë nuk kam nevojë të jem komuniste të dua vendin tim. Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim. Ju jeni duke më ndëshkuar për idealet e mia!”.

Më 2 korrik të vitit 1946, Musineja u dënua me 20 vjet burg nga Gjykata Ushtarake e Tiranës, si sabotatore dhe armike e popullit. Nisi kalvari i internimeve komuniste që e çoi nga Tirana, në Burrel, Shkodër e Rrëshen, deri në fund të jetës, ku mbylli sytë.

Ende sot, figura e Musine Kokalarit, projekti i saj për një Shqipëri më të mirë për të gjithë, ku pranohej mendimi ndryshe dhe aspirohej qeverisja demokratike e respektimi i të drejtave të njeriut, miqësia me shtetet demokratike e fqinje, zgjidhja e problemit të Kosovës, respektimi i të drejtave të pakicave, vjen me gjithë dritën e saj.

Profili i Musine Kokalarit është trajtuar gjerësisht në projektin mbi mendimin politik të së majtës shqiptare, bashkëpunim i AIDSSH me Fondacionin Friedrich Ebert në Tiranë.

Të interesuarit mund të njihen me dosjet, në përputhje me ligjin 45/2015 i ndryshuar, duke aplikuar online në faqen e AIDSSH.

Etiketa: musine kokalari

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Muzeu nderon Musine Kokalarin, gruan që sfidoi komunizmin në Shqipëri

12:02 : 20/12/2024
Para

Vetingu/ “Zhdukja” e Porch-it luksoz me targa amerikane rrezikon gjyqtarin Besnik Hoxha

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 18 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 17/06/2025

Vuçiç kërcënon Kosovën: Gjërat po ndryshojnë në botë! Serbia do të fitojë

22:49 : 17/06/2025

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë, dënon sulmet ruse

22:41 : 17/06/2025

Sherr me thika në lagjen Çair të Shkupit, plagosen tre persona! I dëmtuar edhe një 14-vjeçar

22:33 : 17/06/2025

Barcelona arrin akordin me Nico Williams, kontratë 6-vjeçare për sulmuesin

22:29 : 17/06/2025

VIDEO/ Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

22:19 : 17/06/2025

Edhe SHBA përfshihet në konflikt? Bombarduesit B-52 pranë Iranit

22:06 : 17/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com