• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Komisionet për transfertat bankare kombëtare në Euro do të ulen

23:34 : 29/11/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Së shpejti, Shqipëria do të ketë një sistem kombëtar transfertash edhe për Euron.

Banka e Shqipërisë ka përgatitur projektrregulloren që do të mundësojë për herë të parë shlyerjen brenda vendit të transfertave kombëtare në monedhën europiane.

Sistemi që do të mundësojë kryerjen e këtyre transfertave, AIPS EURO, do të integrohet te Sistemi i Pagesave Ndërbankare me Vlerë të Madhe (AIPS) i Bankës së Shqipërisë.

Ngritja për herë të parë e një sistemi të tillë ka rëndësi shumë të madhe për kryerjen e transfertave ndërbankare në Euro brenda vendit. Deri më sot, transfertat në Euro janë mundësuar vetëm nëpërmjet përdorimit të llogarive që bankat shqiptare kanë në banka korrespondente jashtë vendit. Por, kjo rrugë krijon vonesa në kohë dhe, mbi të gjitha, kosto shumë më të larta krahasuar me transfertat në Lekë. Nëse një transfertë ndërbankare në monedhën Lek brenda vendit sot kushton maksimalisht 1500 lekë, transfertat në Euro kanë kosto në komisione disa herë më të larta. Vlera totale varet nga numri i bankave korrespondente të përfshira dhe nga komisionet që ato aplikojnë.

Projektrregullorja e përgatitur parashikon se agjent i shlyerjes së transfertave kombëtare në Euro do të jetë Banka e Shqipërisë, nëpërmjet sistemit AIPS EURO, ndërsa pjesëmarrëse në sistem mund të jetë bankat e licencuara tregtare (si edhe vetë Banka e Shqipërisë). Si pronare e sistemit, banka qendrore do t’iu vendosë vlera tavan që bankat tregtare për komisionet që atom und t’iu ngarkojnë klientëve të tyre.

Lexo edhe:

Negociatat me Ukrainën, Von der Leyen nga Tirana: Duhet t’i bëjmë më shumë presion Rusisë

Vjosa Osmani mesazh BE-së: Po i hapni derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

Për pagesat në nisje të urdhëruara nga klientë të pjesëmarrësve dhe që transferohen nëpërmjet sistemit AIPS EURO, me vlerë më të vogël ose të barabartë me 10,000 Euro, totali i komisioneve të aplikuara nga pjesëmarrësi origjinues për çdo urdhërpagesë nuk duhet të jenë më i lartë se 0.2% e vlerës së transferuar ose jo më i lartë se një komision minimum prej 6 Euro. Për pagesat në nisje të urdhëruara nga klientë të pjesëmarrësve dhe që transferohen nëpërmjet sistemit AIPS EURO, por që janë të iniciuara në formë elektronike, totali i komisioneve të aplikuara nga pjesëmarrësi origjinues për çdo urdhërpagesë nuk duhet të jetë më i lartë se 50% e totalit të komisioneve të aplikuara për çdo pagesë të iniciuar në formë jo elektronike. Kjo do të thotë zbatimin e totalit të komisioneve minimum jo më të lartë se 3 Euro, totalit të komisioneve jo më të lartë se 0.1% e vlerës së transferuar për vlerë më të vogël ose të barabartë me 10 000 Euro.

Në total, për pagesat në nisje të urdhëruara nga klientë të pjesëmarrësve dhe që transferohen

nëpërmjet sistemit AIPS EURO, totali i komisioneve maksimum të aplikuara nga

pjesëmarrësi origjinues për çdo urdhërpagesë, nuk duhet të jetë më i lartë se 50 Euro, pavarësisht nga shuma. Gjithashtu, projektrregullorja parashikon se për transfertat e kryerja përmes këtij sistemi në asnjë rast nuk duhet të aplikohen komisione për fondet në mbërritje. Me miratimin e rregullores së re, përdorimi i këtij sistemi bëhet i detyrueshme për të gjitha bankat tregtare në Shqipëri. Transfertat e urdhëruara në monedhën Euro, me origjinë dhe destinacion brenda Republikës së Shqipërisë, për klientë të pjesëmarrësve në sistemin AIPS EURO duhet të realizohen vetëm nëpërmjet sistemit AIPS EURO. Përjashtim mund të bëjnë vetëm situatat që përbëjnë ngjarje të paparashikuara dhe është i pamundur realizimi i

tyre nëpërmjet këtij sistemi dhe në rast të pamundësisë së realizimit të veprimit brenda orareve të operimit të sistemit AIPS EURO kur ofrohen rrugë alternative që e mundësojnë atë.

Ngritja e një sistemi të tillë pagesash ka rëndësi të madhe, për shkak të shkallës së lartë të euroizimit të ekonomisë dhe sistemit financiar shqiptar. Me rregulloren e re, kostot e shqiptarëve për të transferuar Euro mes llogarive brenda Shqipërisë do të pësojnë një ulje drastike. Gjithashtu, kjo do të ulë nevojën për veprime cash me Euron. Aktualisht, për shkak të komisioneve të larta, shumë individë preferojnë t’i tërheqin paratë në sportel dhe t’i depozitojnë sërish në sportel, në rastet kur duhet të kryejnë pagesa apo zhvendosje fondesh nga njëra bankë tek tjetra. Me funksionimin e sistemit AIPS EURO, komisionet do të ulen ndjeshëm dhe parashikohet që, në shumicën e rasteve, një praktikë e tillë të reduktohet ndjeshëm. /Revista Monitor/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Negociatat me Ukrainën, Von der Leyen nga Tirana: Duhet t’i bëjmë më shumë presion Rusisë

11:17 : 16/05/2025
AKTUALITET

Vjosa Osmani mesazh BE-së: Po i hapni derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

11:15 : 16/05/2025
AKTUALITET

Rutte nga Tirana: Topi është në fushën e Putin! Duhet të jetë serioz

10:48 : 16/05/2025
AKTUALITET

Premtimet që mbetën në letër! Spitali i Dibrës ende i parikonstruktuar

10:46 : 16/05/2025
AKTUALITET

Lufta në Ukrainë, Kallas paralajmëron sanskione të reja: Rusia nuk do paqe

10:34 : 16/05/2025
AKTUALITET

“Më ndërhyn në jetën private me telefonata dhe email-e”/ Akuza mes grave në Vlorë, njëra nën hetim

10:32 : 16/05/2025
Para

Mjekët në Afrikën e Jugut thonë se të prekurit nga Omicron kanë simptoma të lehta

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Negociatat me Ukrainën, Von der Leyen nga Tirana: Duhet t’i bëjmë më shumë presion Rusisë

11:17 : 16/05/2025

Vjosa Osmani mesazh BE-së: Po i hapni derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

11:15 : 16/05/2025

Rutte nga Tirana: Topi është në fushën e Putin! Duhet të jetë serioz

10:48 : 16/05/2025

Premtimet që mbetën në letër! Spitali i Dibrës ende i parikonstruktuar

10:46 : 16/05/2025

Lufta në Ukrainë, Kallas paralajmëron sanskione të reja: Rusia nuk do paqe

10:34 : 16/05/2025

“Më ndërhyn në jetën private me telefonata dhe email-e”/ Akuza mes grave në Vlorë, njëra nën hetim

10:32 : 16/05/2025

Sherri në KZAZ Nr. 30, arrestohet Rei Nozlli! Shpallet në kërkim një 40-vjeçar

10:16 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com