• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Koronavirusi/ Rritet numri i shteteve të prekura nga varianti i ri ‘Omicron’

22:58 : 28/11/2021
në BOTA, SHENDETI

Varianti i ri i koronavirusit, Omicron, potencialisht më ngjitës krahasuar me COVID-19-n, u shfaq edhe në vende të tjera të dielën, vetëm disa ditë pas identifikimit të tij në Afrikën e Jugut. Qeveritë në mbarë botën po marrin masa për të ndalur përhapjen e mundshme të tij.

Holanda konfirmoi të dielën 13 raste të variantit të ri të koronavirusit, Omicron, dhe Australia dy.

Izraeli vendosi të dielën të ndalojë hyrjen për shtetasit e huaj, masa më të ashpër e ndërmarrë nga një vend deri tani.

Pas identifikimit të dy rasteve me Omicron, Britania e Madhe shtrëngoi rregullat e saj të shtunën lidhur me vendosjen e maskave dhe testimin e udhëtarëve ndërkombëtarë.

Raste të reja u konfirmuan të shtunën në Gjermani dhe Itali. Belgjika, Izraeli dhe Hong Kong-u gjithashtu njoftuan se varianti i ri i koronavirusit është gjetur tek disa udhëtarë ndërkombëtarë.

Lexo edhe:

No Content Available

Von der Leyen: BE në garë me kohën lidhur variantin Omicron

Bashkimi Evropian po përpiqet të fitojë kohë për të vlerësuar plotësisht ndërlikimet që paraqet varianti i ri i koronavirusit, Omicron, me synimin për t’u përgatitur, veçanërisht duke nxitur norma më të larta vaksinimi, tha të dielën presidentja e Komisionit Evropian.

I zbuluar fillimisht në Afrikën e Jugut, varianti tani është zbuluar në vendet e BE-së, në Belgjikë, Danimarkë, Gjermani, Itali dhe Holandë, si dhe Australi, Botsvana, Britani, Hong Kong e Izrael.

Gjatë një vizite në Letoni, Ursula Von der Leyen, tha se BE-ja e ka marrë seriozisht këtë çështje.

“Ne e dimë që jemi në një garë me kohën… Dhe shkencëtarëve u duhen dy deri në tre javë për të pasur një pamje të plotë rreth mutacioneve të këtij varianti” tha ajo në një konferencë shtypi.

Për shkak të frikës se varianti i ri ka potencialin të jetë më rezistent ndaj mbrojtjes që ofrojnë vaksinat, ka shqetësime në rritje në mbarë botën se pandemia dhe kufizimet e lidhura me bllokimin do të vazhdojnë edhe më gjatë nga sa pritej.

Ndërsa shënohen rreth dy vjet që nga fillimi i pandemisë që ka marrë më shumë se 5 milionë jetë njerëzish në mbarë botën, vendet janë në gatishmëri të lartë. Shumë prej tyre kanë vendosur tashmë masa kufizuese për fluturimet nga Afrika Jugore, në një përpjekje për të siguruar kohë për të shqyrtuar nëse varianti Omicron është më i transmetueshëm sesa varianti aktual dominues, ai Delta/voa.

Etiketa: omicron boldnew shost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para
Foto: AFP

La Liga/ Reali konsolidon kryesimin, supergoli i Vinicius mposht Sevillan

TË GJITHA

Raporti i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përdori burimet shtetërore, pati intimidim ndaj zgjedhësve

15:25 : 12/05/2025

U aksidentua me motor në aksin Himarë-Borsh, ndërron jetë turistja austriake

15:25 : 12/05/2025

Ndërpritet numërimi në Klos/ Largohen komisionerët e PD: Ka shkelje

15:12 : 12/05/2025

Përfundon procesi i numërimit në Cërrik, rezultati

14:56 : 12/05/2025

Si ndahen votat në rang vendi deri tani, projeksionet e mandateve për secilin Qark

14:56 : 12/05/2025

Analiza: Gara e fortë e listave të hapura dhe zhbërja e politikës nga makineritë elektorale

14:51 : 12/05/2025

EMRAT/ Tentoi të hynte në Shqipëri me identitet fals, kapet në Rinas shqiptari i dënuar në Itali

14:45 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com