• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

LSDM-ja pranoi dorëheqjen e Zoran Zaevit nga drejtimi i partisë

09:54 : 27/11/2021
në KRYESORE, RAJONI

Organet drejtuese të partisë maqedonase, Lidhja Social Demokrate (LSDM), kanë miratuar dorëheqjen e Zoran Zaevit nga kreu i partisë, pas një debati që ka zgjatur deri në orët e para të ditës së Shtunë.

Shumica e anëtarëve të kryesisë së gjerë të partisë kishin kërkuar tërheqjen e dorëheqjen, por Zaevi ishte i këmbëngulës në vendimin, të cilin e kishte paralajmëruar më 31 tetor pas disfatës së thellë të LSDM-së në zgjedhjet lokale.

“Nga dita e Shtunë fillon procedura për organizimin e zgjedhjeve brendapartiake, në të cilat do të mund të kandidojë kushdo që i plotëson kushtet e parapara me statutin e partisë”, ka deklaruar zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

Kryetari i ri i partitë pritet të emërohet më 12 dhjetor në zgjedhjet e brendshme partiake, ndërsa ai do të jetë edhe mandatar për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, meqë Zoran Zaev ka paraqitur dorëheqje edhe nga drejtimi i ekzekutivit, por ajo ende nuk është miratuar në Kuvend, meqë Zaev së pari synon të sigurojë shumicën parlamentare, të cilën e ka humbur pas largimit nga Qeveria të lëvizjes Besa.

Në Kuvend, partitë në pushtet dhe ato në opozitë kanë nga 60 deputetë. Zaev para anëtarëve të kryesisë së LSDM-së ka shprehur besimin se socialdemokratët, që janë në koalicion me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) të Ali Ahmetit, kanë numrat e nevojshëm dhe se pret që koalicioni qeverisës të zgjerohet edhe me deputetë të tjerë.

Lexo edhe:

Karamuço: Vëllai i ish-kryeministrit ortak biznesi me grupin e Ervin Matës në juglindje të vendit

Ceremonitë që varrosën “Ballkanin e Hapur”

Ndërkohë, partia Alternativa me katër deputetë, që konsiderohet si kyçe për forcimin e shumicës parlamentare të LSDM-së dhe BDI-së, ende nuk ka vendosur nëse përfundimisht do të jetë pjesë e Qeverisë. Kjo parti ka vendosur të vazhdojë bisedimet për programin e Qeverisë, përfshirjen e disa kërkesave në të, siç është ajo për zgjidhjen, e siç thonë, rasteve të montuara gjyqësore, por edhe në ndarjen e përgjegjësive për çështje tjera.

“Do të dëgjojmë edhe versionin e tyre për të parë nëse ka vullnet për një program të përbashkët dhe nëse partnerët qeveritarë do të heqin dorë nga forca e pushtetit për të arritur një balancë në ndarjen e përgjegjësive. Alternativa nuk nxitet nga orekset për pushtet dhe marrja e pozitave në qeveri. Ne duam të flasim më shumë për mënyrat për të dalë nga kjo krizë sesa për postet që do të marrim”, ka deklaruar zëdhënësi i partisë Alternativa, Orhan Murtezani.

Partia VMRO-DPMNE, që është në opozitë, pas fitores në zgjedhjet lokale, më 11 tetor kishte paraqitur mocionin e mosbesimit të qeverisë, por në momentin e fundit një deputet nënshkrues në listën e mocionit nuk ishte paraqitur në seancë, çka bëri qëmocioni të dështojë.

VMRO-DPMNE-ja konsideron se Qeveria e udhëhequr nga Zaevi, pas zgjedhjeve lokale nuk ka legjitimitet, andaj zgjidhjen nga kriza parlamentare e sheh në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

/REL/

Etiketa: zoran zaev

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Karamuço: Vëllai i ish-kryeministrit ortak biznesi me grupin e Ervin Matës në juglindje të vendit

16:26 : 23/11/2023
AKTUALITET

Ceremonitë që varrosën “Ballkanin e Hapur”

16:59 : 04/11/2022
AKTUALITET

Zaev për “Ballkanin e hapur”: Është gjë shumë e mirë për qytetarët tanë

10:52 : 21/12/2021
RAJONI

Aksidenti në Bullgari/ Zaev: Kam biseduar me një të mbijetuar, ka ndodhur një shpërthim i fortë

09:57 : 23/11/2021
RAJONI

“Open Balkan”, Zaev përfaqësohet në Samit nga Dimitrov

08:29 : 03/11/2021
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama
AKTUALITET

Planifikohet at*ntat ndaj kryeministrit Zaev, detaje nga ngjarja

11:10 : 20/09/2021
Para

Njihuni me Këmbimin Valutor, 27 nëntor 2021

TË GJITHA

SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge

18:08 : 08/08/2025

Milani nis bisedimet me Man.United, tenton të huazojë Hojlund

18:03 : 08/08/2025

Video/ Cristiano Ronaldo shënon tre gola në fitoren e Al Nassr

17:54 : 08/08/2025

Radhën e ka kali

17:43 : 08/08/2025

Izraeli, gati për pushtim/ Imazhet satelitore tregojnë grumbullim të trupave në kufi me Gazën

17:35 : 08/08/2025
WASHINGTON, DC - APRIL 07: U.S. President Donald Trump (R) speaks alongside Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu with a model of Air Force One on the table, during a meeting in the Oval Office of the White House on April 7, 2025 in Washington, DC. President Trump is meeting with Netanyahu to discuss ongoing efforts to release Israeli hostages from Gaza and newly imposed U.S. tariffs. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)

“Nuk ka uri në Gaza”/ Trump i bërtet Netanyahu gjatë telefonatës për raportet mbi krizën humanitare

17:22 : 08/08/2025

Ish-skuadra e Brojës zhduket nga futbolli profesionist pas 133 vitesh histori

17:22 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com