• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimet e blera të gjykatës nuk do të ndalin betejën kundër aferës kriminale të inceneratorëve

07:30 : 28/11/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE
Prokurori i çshtjes Isa Jata (majtas), Mirel Mertiri (në qendër) dhe gjyqtari Besnik Hoxha (djathtas)

Prokurori i çshtjes Isa Jata (majtas), Mirel Mertiri (në qendër) dhe gjyqtari Besnik Hoxha (djathtas)

Nga BoldNews.al

Gjykata e Tiranës shpalli fajtor për “Shpifje” redaksinë e “Boldnews.al”, pas një padie të Mirel Mërtirit, personazhit të konsideruar si “njeriu-hije” i aferës së inceneratorëve.

Sipas Gjykatës, redaksia ka “shpifur”, duke cituar burime mediatike në Zimbabve, të cilat e përfshinin personazhin “Ilir Dedja”, por me foton e Mirel Mërtirit, në një “aferë 60 milionë USD” për pajisjet mjekësore në vendin afrikan.

Media e Zimbabves, i shoqëronte raportimet e saj me një foto tepër domethënëse, ku Mirel Mërtiri shfaqej së bashku me disa nga personazhet kyç të asaj afere, të arrestuar nga autoritetet vendase pas shpërthimit të atij skandali.

Megjithëse “Boldnews.al”, iu referua katërcipërisht medias afrikane, gjyqtari i Tiranës, Besnik Hoxha, e konsideroi “shpifje” dhe vendosi dënimin e redaksisë.

Lexo edhe:

Afera me dherat te inceneratori, Bashkia e Tiranës në shërbim të koncesionarit

Buxheti/ Sa do të paguajmë në 2025-sën për inceneratorin, që nuk ekziston

Gjyqtari i dha të drejtë asaj që konsiderohet pa asnjë ekuivok si “padi SLAPP” (Të të hedhin në gjyq sepse ke folur).

Dy akademikë amerikanë, në fillim të viteve ’80, publikuan librin “Slapps: Getting Sued For Speaking Out”, dhe në të flitet se si të famshmit, të fuqishmit dhe të pasurit, individë apo korporata, kanë abuzuar me të drejtën për të ngritur padi në gjykatë me synimin e shtyrjes së kritikëve drejt heshtjes.

Padia e Mërtirit ndaj “Boldnews.al” dhe, e pranuar në mënyrë të verbër nga gjyqtari, është saktësisht një SLAPP, një tentativë për të mbyllur gojën e medias të flas për “aferën e inceneratorëve” në Shqipëri.

“Boldnews.al” është ndër të paktat redaksi që raporton në mënyrë periodike mbi “aferën e inceneratorëve”, të cilën e konsideron si aferë kriminale.

“Boldnews.al” i ka rezistuar çdo tentative shantazhi, presioni apo joshjeje për të bërë kompromis me “klanin e inceneratorëve” Zoto-Mërtiri, në dëm të interesit publik.

“Boldnews.al” ka refuzuar me përbuzje “korrierët” qeveritarë, të cilët sugjeronin që të tregohej dashamirësi ose më së paku për të mos e përmendur publikisht “aferën e inceneratorëve”.

Redaksia ka zbuluar dhe raportuar kohë pas kohe përfshirjen e zyrtarëve të lartë në këtë skandal financiar, si edhe lidhjet e “biznesmenëve” me segmente të caktuara mediatike, të cilat janë shndërruar në “aksionerë” të fshehtë apo të dukshëm të thesit qindra milionë euro të inceneratorëve.

“Boldnews.al” nuk ka raportuar asnjëherë për çështje personale të “biznesmenëve” Zoto-Mërtiri, as për familjet e tyre. Nuk ka asnjë raportim, i cili të mos jetë i mbështetur në dokumenta zyrtarë dhe qeveritarë.

Ndaj, shpifje nuk ka, pavarësisht se gjyqtari i Tiranës vendosi ndryshe, ndoshta nën joshjen e “klanit të inceneratorëve”

“Boldnews.al” u dënua jo sepse “shpifi”. Por, sepse raportoi, sepse foli për “aferën e inceneratorëve”.

Historia e re e inceneratorëve në Shqipëri, mund të përshkruhet me shprehjen e shkrimtarit italian, Roberto Saviano: “Shteti është ulur në një tavolinë me mafian”.

Ka vetëm një ndryshim mes mafias në Itali dhe zhvillimeve në Shqipëri- në Shqipëri nuk ka vrasje mafioze. Nuk janë të nevojshme, pasi nuk ekziston gara e përgjakshme mes grupeve rivale të interesit për t’iu afruar vendimmarrjes së Qeverisë.

Në Shqipëri, fiton ai që ka lidhjet me Qeverinë. Nuk ka nevojë për presion, as për luftë për kontroll territoresh. Mafia e plehrave në Shqipëri është ai grup që cakton qeveria.

Dhe, ky grup, nuk toleron askënd të tregojë të vërtetën e skandalit. Edhe kur i nxjerr fytyrën e vërtetë, siç ndodhi me skandalin në Zimbabve.

Lexo edhe:

Oktapodi i inceneratorëve dhe njeriu me dy emra

Isa Jata/ Kontrata fiktive dhe “harresë 20 milionë lekë”, si e konfirmoi Vetingu prokurorin e Plepave

Etiketa: mirel mertiri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Afera me dherat te inceneratori, Bashkia e Tiranës në shërbim të koncesionarit

22:11 : 26/02/2025
AKTUALITET

Buxheti/ Sa do të paguajmë në 2025-sën për inceneratorin, që nuk ekziston

22:25 : 03/12/2024
AKTUALITET

Emrat/ Historia e inceneratorëve, në burg autorët e denoncuesit, përveç Rama-Veliaj

14:59 : 24/10/2024
AKTUALITET

Video/ Mirel Mërtiri përshëndet SPAK-un nga Austria, bashkë më të edhe Mark Jaka

19:31 : 07/08/2024
AKTUALITET

Dokumenti/ Inceneratori i Tiranës, konsulencë 1 mln € në muaj me kompaninë e Mërtirit, Blushit dhe Zotos

14:52 : 23/07/2024
AKTUALITET

8 urdhër-arrestet për inceneratorin/ SPAK: Asnjë i ndaluar nga grupi kriminal, u pastruan 20 mln euro

13:19 : 16/07/2024
Para

Oktapodi i inceneratorëve dhe njeriu me dy emra

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com