• Kontakt
Wednesday, June 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga resortet e portet turistike te aeroporti i Vlorës, zbardhen vendimet e KKT/ Ja kush përfiton

12:57 : 25/11/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi të mërkurën (24 nëntor) një sërë lejesh ku ndër të tjera disa të lidhura ngushtë me turizmin, transportin dhe energjetikën.

Kështu më në detaj u miratua leja e zhvillimit për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Ky aeroport do të ndërtohet në zonën e Akërnisë nga konsorciumi Mabatex construction & YDA group i cili ka fituar edhe të drejtën e koncesionit.

Vlera e investimit për këtë projekt është 103 milionë euro ndërkohë që parashikohet që aeroporti të ndërtohet për një periudhë 4 vjeçare i ndarë në dy faza; faza e pare me kapacitete deri në 400 mijë udhëtarë dhe, në një fazë të dytë më kapacitetet deri në 1.2 milion pasagjerë në vit.

Një tjetër leje e miratuar ishte ajo për ndërtimin e Linjës 400 kv Shqipëri – Maqedoni e Veriut projekt i Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Ky operator priste vetëm kalimin e kësaj hallke për të vijuar me ndërtimin. “Për Lotin 1 ka përfunduar hartimi i projektit dhe jemi në fazën e aplikimit për Lejen e Ndërtimit ne KKT, ndërsa për Lotin 2 vazhdon procesi i hartimit të projektit” do të shprehej vetëm pak kohë më parë administratori i OST Skerdi Drevova. Kjo linjë me kosto totale 70 milionë euro do të jetë 130 km e gjatë dhe do të ketë dy nënstacione 400kV. Nënstacioni i Fierit do jetë edhe qendra, e cila do të akomodoje burimet më të mëdha të prodhimit të energjisë së rinovueshme nga dielli dhe era.

Në rendin e ditës së KKT ka kaluar edhe leja për zhvillimin e portit turistik Marina Vlorë si dhe rikualifi9kimi urban i Parkut Arkeologjik të Durrësit.

Lexo edhe:

“Braktisen” minierat, MIE revokon 12 leje në janar-maj, shumica pasi nuk kryhet aktivitet

Rama i bën “bllok” mikut të Veliajt, i refuzon dy leje ndërtimi Gent Sulës së “Kodrës së Diellit”

Një sërë lejesh janë miratuar edhe për ndërtimin e restorteve turistike nga Jugu në Veri ku bien në sy leje dhënë në Borsh, Qeparo, Gjilekë, Durrës si dhe vila banimi në kodrën e Potamit në Himarë. Një tjetër lejë është dhënë për një resto agro-turizëm në Malësinë e Madhe.

Vendimet e miratuara në KKT

Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Roskovec.

Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Elbasan.

Për miratimin e Korrigjimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Përmet.

Leje Zhvillimi për objektin: “Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues “Vlora International Airport – VIA”.

Leje Zhvillimi për objektin: “Porti turistik i jahteve “Marina Vlorë”, në Portin e Vlorës, Bashkia Vlorë”, me subjekt zhvillues shoqërinë koncesionare “Marina Vlorë”.

Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Porti turistik i jahteve “Marina Vlorë”, Faza 1, në Portin e Vlorës, Bashkia Vlorë”, me subjekt zhvillues shoqërinë koncesionare “Marina Vlorë”.

Leje Zhvillimi për objektin: “Rikualifikim urban i Parkut Arkeologjik të Durrësit”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues Ministrinë e Kulturës.

Leje Ndërtimi për objektin: “Linja 400 kv Shqipëri – Maqedoni e Veriut” me vendndodhje në Bashkitë Fier, Patos, Roskovec, Dimal, Kuçovë, Belsh, Cërrik, Elbasan, Librazhd, Prrenjas, me subjekt zhvillues “OST” sh.a.

Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksioni i linjës Librazhd – Prrenjas”, me vendndodhje në Bashkitë Librazhd dhe Prrenjas, me subjekt zhvillues “OST” sh.a.

Leje Ndërtimi për rikonstruksion pa ndryshim funksioni për objektin “Zgjerimi i platformës së parkimit Apronit, në aeroportin “Nënë Tereza”, me vendndodhje në Bashkinë Krujë, me subjekt zhvillues “Tirana International Airport” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Delta Falaise Resort & Village, Zona 1”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Delta” sh.a.

Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë hotelerie 2 kate me 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në shëtitoren Qeparo, Bashkia Himarë, me zhvillues Z. Stefan Kokëdhima.

Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt hotelerie dhe shërbime 4 kate me një kat nëntokë dhe pishinë, me vendndodhje në Borsh, Bashkia Himarë”, me zhvillues Z. Vasil Jani dhe Z. Sotir Jani.

Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks rezidencial vilash 2 kate me pishinë, me vendndodhje ne Dhërmi, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Erba 2013” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt banimi dhe hoteleri 2-3 kate dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Gjilekë, Bashkia Himarë, me zhvillues Z. Bilbil Domi.

Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleksi kodër – vila, me funksion struktura banimi 2 – 3 kate, me 1 kat nëntokë, me vendodhje në Potam, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Talha” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Hotel Tiara”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues Z. Erion Keci.

Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë hoteliere 4 dhe 6 kate, me 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “GJOZEZA” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt hoteleri dhe shërbime 5 Kate”, me vendndodhje në Orikum, Bashkia Vlorë, me zhvillues Z. Fation Veizaj.

Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt hoteleri dhe shërbime 4 kate, me 2 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me zhvillues Z. Erion Canaj.

Leje Ndërtimi për objektin: “Resort Agro-Turizmi “Buni i Bajraktarit”, me vendndodhje në Bashkinë Malësi e Madhe”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Fushë Okol” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Stacion furnizimi automjetesh dhe objekte shërbimi’’, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Fusha” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i pikës së karburantit ekzistues dhe shtesë objekti 1 kat me funksion shërbime”, me vendndodhje në Rrugën “Don Bosko”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Mend Oil” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt industrial 3 kate”, me vendndodhje në Bashkinë Vorë, me zhvillues Znj. Anila Selenica.

Leje Ndërtimi për objektin: “Fermë mbarështimi të kafshëve të imëta 1 kat me mur rrethues”, me vendndodhje në Bashkinë Vorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Impuls” sh.p.k.

Për miratimin e ndryshimit të subjektit zhvillues të objektit: “Godinë 4 kate, me 2 kate nëntokë, me tarracë të shfrytëzueshme të gjelbëruar, me funksion hoteleri dhe shërbime turistike në rrugën Vlorë – Orikum, Bashkia Vlorë”.

Për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Qendër grumbullimi për ruajtjen, distribuimin dhe eksportin e frutave, perimeve dhe agrumeve”, me vendndodhje në Bashkinë Lushnjë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Doni Fruits” sh.p.k.

Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi hartimin/miratimin e Planeve të Detyruara Vendore për njësitë e qeverisjes vendore, të prekura nga fatkeqësia natyrore e datës 26.11.2019.

Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 13.07.2021 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore”, i ndryshuar. /Monitor/

Etiketa: KKTlejeresorte

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Braktisen” minierat, MIE revokon 12 leje në janar-maj, shumica pasi nuk kryhet aktivitet

12:34 : 28/05/2025
AKTUALITET

Rama i bën “bllok” mikut të Veliajt, i refuzon dy leje ndërtimi Gent Sulës së “Kodrës së Diellit”

11:16 : 28/05/2025
AKTUALITET

Kreu i një grupi kriminal droge, “Visi i Pojës” mori leje nga Rama për ndërtimin e një hoteli

19:00 : 21/05/2025
AKTUALITET

Shpërblimi elektoral, masakrohet gjelbërimi i Liqenit Artficial për koncertin e Noizy-t

13:29 : 13/05/2025
AKTUALITET

Balluku firmosi lejen për Park Fotovoltaik për familjarët e vartësit të saj

21:20 : 16/04/2025
AKTUALITET

Skandali/ SPAK pranon se kontrollon lajmet e gazetarëve të kronikës: Na pyesin a ju prish punë?

19:53 : 09/04/2025
Para
Foto ilustruese

Aksident në Durrës/ Polici përplas me makinë fëmijën 3 vjeç

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 4 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 03/06/2025

Zbuloni pesë lloje frutash të ngrira që ndihmojnë me uljen e niveleve të larta të sheqerit në gjak

22:52 : 03/06/2025

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ishte informuar paraprakisht për sulmin ukrainas ndaj bazave ruse!

22:49 : 03/06/2025

Ristani heq mobiljet e Veliajt nga zyra, tender 465 MLN lekë për poltron, tavolinë dhe kasafortë

22:46 : 03/06/2025

“Monroe dhe Yellow Zushi”, gazetari: Çfarë droge konsumohet në festivalet verore

22:45 : 03/06/2025

Grabitet një banesë në ‘Zogun e Zi’, hajdutët marrin sende me vlerë, dokumente dhe USB

22:33 : 03/06/2025

Elon Musk kritikon ashpër projektligjin për taksat dhe shpenzimet të Trump: E neveritshme

22:32 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com