• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Metani i ILD në Bruksel: Reforma në drejtësi më e thella, jemi në fazën e zbatimit

17:14 : 25/11/2021
në AKTUALITET, VETTING

Gjatë një vizite pune në Bruksel, Inspektori i Lartë i Drejtësisë; Artur Metani; mori pjesë në aktivitetin “Qeverisja e mirë dhe qëndrueshmëria e institucioneve të drejtësisë në Ballkanin Perëndimor”, ku merrte pjesë edhe ministri i Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Bojan Maričić, në kuadër të sfidave që dy vendet kanë, në pritje të hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Aktiviteti u organizua nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI) dhe Qendra për Studime të Politikave Evropiane me qendër në Bruksel (CEPS), me mbështetjen e Mbretërisë së Holandës dhe më pjesëmarrjen online të organizatave të shoqërisë civile.

Duke paraqitur eksperiencën e Shqipërisë, gjatë fjalës së tij “Vështrime dhe mësime të nxjerra nga zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, Metani se reforma në drejtësi në Shqipëri është një nga reformat më të thella ligjore dhe institucionale në raport me vendet e tjera të Ballkanit perëndimor.

Reforma në drejtësi ka hyrë në një fazë shumë të rëndësishme të zbatimit të saj. Institucionet e sistemit të drejtësisë janë ngritur, si dhe janë angazhuar plotësisht për të dhënë rezultate konkrete në punën e tyre.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

Shqipëria mund të konsiderohet si kryesuese e këtij procesi dhe përvoja e saj mund të ndihmojë për proceset planifikuese, zbatimin apo monitorimin e reformave me karakter institucional në vendet e tjera të Ballkanit perëndimor.

Gjatë prezantimit të raportit të monitorimit të institucioneve të reja të drejtësisë në Shqipëri, bashkautorët, drejtori i kërkimeve në CDI, Ardian Haçkaj dhe ekspertja e lartë Fjoralba Caka, vlerësuan rëndësinë e organizmit dhe funksionimit të organeve të reja të drejtësisë, nëpërmjet një procesi legjitim. Ky proces është një faktor i rëndësishëm për organizmin dhe funksionimin e institucioneve të reja të drejtësisë në mënyrë sa më të qëndrueshme, në përputhje me parimin e mirëqeverisjes, si dhe në raport me pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë dhe të partnerëve ndërkombëtarë.

Bashkautorët e raportit theksuan rëndësinë e proceseve të brendshme, të cilat duhen ndjekur nga ana e institucioneve të reja të drejtësisë në kuadër të efektivitetit, përgjegjshmërisë, apo transparencës së veprimtarisë së tyre. Këto procese duhet të shërbejnë për sigurimin e aksesit të qytetarëve, si dhe rikthimin e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.

Caka tha se: “statistikat e zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë tregojnë qartë që qytetarët janë të gatshëm të bashkëpunojnë dhe kanë besim tek institucionet. Komunikimi aktiv ndërmjet qytetareve dhe zyrës së ILD, si dhe numri ankesave, janë tregues mbi aplikimin e modeleve të mira të transparencës dhe ekzistencën e besimit të tyre ndaj veprimtarisë së institucioneve.”

Gjatë sesionit që u moderua nga drejtori i CEPS Steven Blockmans, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani theksoi në veçanti se:

Së pari: Reforma në drejtësi në Shqipëri po vijon prej disa vitesh. Megjithatë, aktualisht akoma nuk kemi një fotografim të qartë lidhur veprimtarinë e institucioneve të reja të drejtësisë për të arritur në një përfundim të përbashkët mbi “perfomancën e mirë” ose “perfomancën jo të mirë” të institucioneve të reja. Ky proces duhet të realizohet nëpërmjet një metodologjie të mirë përcaktuar dhe mbështetur në indikatorë apo tregues me karakter sasior apo cilësor.

Së dyti: Reforma në drejtësi në Shqipëri ka qenë shumë e thellë dhe për të qenë i sinqertë, edhe traumatike për shoqërinë shqiptare. Me këtë nuk dua aspak të them, se nuk ishte diçka e mirë. Përkundrazi, kjo reformë ishte gjëja më e mirë për vendin tonë. Por duhet t`a vlerësojmë këtë sakrificë që bëri shoqëria shqiptare duke e mbështetur atë. Personalisht,- dhe këtu ndahem nga mendimi i kolegëve në këtë tryezë, – nuk kam asnjë dyshim se reforma në drejtësi do jetë një sukses. Pavarësisht kohës që duhet për zbatimin e saj. Natyrisht askush apo edhe vetë Bashkimi Evropian, nuk mund të ketë pritshmëri se reforma do ketë sukses në dy apo tre vitet e ardhshëm. Reforma do jetë efektive të paktën pas një dekade, si dhe procesi i vlerësimit të reformës në drejtësi duhet të jetë një proces me rregulla të mirëpërcaktuara dhe paraprakisht.

Së treti, për të pasur një reformë të suksesshme në drejtësi, ajo nuk duhet ndarë nga dimensionet apo zhvillimet e tjera të shoqërisë. Duhet demokratizuar e gjithë shoqëria në Shqipëri dhe mënyra më e mirë për t`a bërë këtë është përmes procesit të integrimit. Ky proces nuk mund të bëhet vetëm me takime on-line, por edhe me trajnime, takime të drejtpërdrejta, shkëmbime eksperiencash, si dhe praktika apo kultura pune të BE. Dhe me këtë shkoj tek ideja, se mbase etapat e BE-së janë të gjata, por ne mund të shkojmë në një rrugë tjetër, siç e quajti Ardiani “lidhja ndërinstitucionale”. Sa më shumë kontakte të kenë institucionet në Shqipëri me homologët e tyre apo partnerë të tjerë në vendet e BE-së e strukturat e tyre, aq më mirë do të jetë për vetë reformën, por edhe për zhvillimin e vendit.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025
AKTUALITET

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025
SPORT

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025
AKTUALITET

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025
SHOW BIZ

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025
Para

Të pandehur, diplomatë, reformatorë, të gjithë të lumtur në një tryezë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com