Kryemadhi i përgjigjet Bardhit: Mos dil garant për bandat se …

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është përgjigjur Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi në lidhje me deklaratën e tij se PD i ka ofruar LSI, 15 mandate në zonë të sigurt. Kryemadhi tha se Bardhi nuk ka qenë i pranishëm në asnjë takim që ajo ka zhvilluar me kryedemokratin Basha dhe nënkryetarin e LSI, Petrit Vasili.

I vetmi takim që sipas saj, ai ka qenë i pranishëm ka qenë takimi ballafaques për Elbasanin ku i kam kërkuar tha Kryemadhi të mos dalë garant për bandat pasi do të kishte probleme. Ajo tha se Bardhi ka detyrime me drejtësinë për Elbasanin si dhe paralajmëroi atë dhe kryedemokratin Basha që të mos flasin në emër të LSI me ambasadoren amerikane duke lënë të kuptohet se ajo është në dijeni të këtyre bisedave.

Kryemadhi: Zoti Bardhi e mori përgjigjen. Zoti Bardhi e para nuk ka qenë në asnjë nga takimet e mia dhe zotit Vasili me zotin Basha. Zoti Bardhi ka qenë vetëm në takimin kur jemi ballafaquar për çështjen e Elbasanit. Që ja kam bërë të qartë hapur mos dil garant bandave të Elbasanit që ti do jesh Ministër i Brendshëm sepse do të kesh probleme ti dhe Partia Demokratike. Dhe kur i kërkoi zoti Basha të dilte në konferencë shtypi nuk pranoi dilte kështu që e mbyll etapën me zotin Bardhi. Zoti Bardhi ka shumë gjëra për të sqaruar më drejtësinë për çështjet e Elbasanit. Dhe zoti Bardhi dhe zoti Basha kanë shumë gjëra për të sqaruar dhe me ambasadoren amerikane për mashtrimet që kanë bërë në emër të LSI në zyrën e saj. Kështu që duhen të jenë shumë të kujdesshëm zoti Bardhi dhe kushdo tjëtër për thashethemet që përdorin në tavolinë në emër të LSI dhe ambasadores amerikane.

LEXO EDHE  Foto/ Vra*ja e 8 vjeçarit në Fier, prindërit ‘përqafojnë‘ me mall portretin e tij