Transgjinorja Luana zbulon se është dhunuar për shkak të orientimit seksual: Përfundova në spital

Transgjinorja Luana ka treguar se është dhunuar për shkak të orientimit të saj seksual. Ajo shprehet se e kanë dhunuar fizikisht disa herë, ndërsa tregon se në lagjen e vjetër ku ajo jetonte është rrahur në atë pikë sa ka përfunduar në spital e madje ka bërë operacion edhe nofullën.

Më tej, Luana ka treguar edhe rastin e ndodhur pak kohë më parë, ku u dhunua barbarisht nga 10 persona, por ajo shton se tashmë ka gjetur një gjuhë të përbashkët në lagjen e re që ajo jeton.

“Jam rrahur disa herë, deri në pikën që kam kryer një operacion në nofull, për shkak të dëmtimeve të marra nga dhunues. Në daljet e mia të para si trans pjesë e lagjes ku kam banuar kam pasur sulmim dhe kam kryer një operacion në nofull. I kam denoncuar edhe me emër e mbiemër e nuk u gjet dhe nuk mori dënimin që meritonte. Rasti më i fundit ishte kur u dhunova nga 10 persona në lagjen e re, pata një shkulje flokësh dhe tani lagjja është shumë në harmoni dhe kemi gjetur atë gjuhën e përbashkët. Mundohem të jem e fortë dhe të fsheh dhimbjen dhe traumën që mund të kalosh nga këto sulmime. Komuniteti ka nevojë për zërin tim, të zgjedhë rrugën e Arsimit, unë po synojë të nis një lëvizje që ka si synim të mbështesë të rinjtë në aspektin e një formimi profesional. Problemi kryesor i të rinjve LGBT është punësimi, nuk të punëson askush nëse je LGBT.

Nuk kam frikë sepse të gjithë ndihen të rrezikuar, po njësoj sa të tjerët, thjesht ka të bëjë edhe mënyra si ne i luftojmë të drejtat tona, si kërkojmë të imponohemi në Shqipëri. Kemi nevojë për më shumë mbështetje nga ana monetare, në aspektin e punësimit, jo më bullizëm dhe seksizëm”- tha Luana.

LEXO EDHE  Donaldi shkëmbeu puthje pasionante me Beatrix, "hakmerret" Semi Jaupaj (Foto)