Aktorja e famshme tregon detaje nga eksperienca e frikshme në avion: Mendova se vdiqëm

Joel C Ryan/Invision/AP, File

Aktorja e famshme Jennifer Lawrence mendoi se do të vdiste kur një aeroplan privat me të cilin po udhëtonte pësoi një problem të motorit. Aktorja ishte rrugës për në New York City nga vendlindja e saj Louisville, në vitin 2017, kur iu tha se duhej të bënin një ulje emergjente në Buffalo.

“Ne të gjithë do të vdisnim,” tha ajo. “Fillova t’i lë mesazhe zanore familjes sime, ju e dini, ‘Kam pasur një jetë të mrekullueshme, më falni.”

Aktorja 31-vjeçare, ishte një nga dy pasagjerët në aeroplan – tjetri ishte djali i mjekut që solli në jetë atë dhe dy vëllezërit e saj.

“Thjesht u ndjeva fajtore. Të gjithë do të mërziteshin kaq shumë. Dhe, oh, Zot, [qeni im] Pipi ishte në prehrin tim, kjo ishte pjesa më e keqe. Aty ishte kjo gjë e vogël që nuk kërkoi të bëhej pjesë e kësaj.”

Me të parë pistën e mbushur me zjarrfikëse dhe autoambulanca, Lawrence rimori fuqitë.

LEXO EDHE  Çfarë ndjen për Donaldin? Beatrix Ramosaj u jep fund dyshimeve

“Fillova të lutem. Mendova, ‘Oh, Zoti im, ndoshta do t’i mbijetojmë kësaj? Do të jem viktimë e djegur, kjo do të jetë e dhimbshme, por ndoshta do të jetojmë’.”

Avioni goditi pistën, u hodh lart dhe goditi sërish pistën përpara se të ndalonte. Ekuipazhet e shpëtimit hapën derën e avionit dhe i nxorën të gjithë të padëmtuar, por Lawrence më pas iu desh të hipte në një aeroplan tjetër, nën anestezi falë një pilule të madhe dhe disa mini shishe rumi.

“Më bëri shumë më të dobët. Të fluturosh është e tmerrshme dhe unë duhet ta bëj atë gjatë gjithë kohës,” -tha aktorja.