Tragjedi/ Shembet ndërtesa, humbin jetën 17 persona

Të paktën 17 persona humbën jetën pasi një ndërtesë është shembur pas përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur në Andra Pradesh, në jug të Indisë.

Reshjet e shiut, që prej datës 18 nëntor, kanë shkaktuar përmbytje në të paktën pesë rrethe. Zyrtarët e policisë thanë se të paktën 17 persona humbën jetën nga shembja e ndërtesës dhe dy janë në kërkim.

LEXO EDHE  Duke larë ‘rolexin’ me shampanjë dhe xhiro me Ferrari, si u kap trafikanti i drogës në Londër

Dhjetë persona u shpëtuan nën rrënoja, shkruajnë mediat e huaja.