• Kontakt
Friday, June 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Braçe i përgjigjet Ramës: Unë nuk keqinformoj, shqetësimi nuk zgjidhet duke thelluar dëmin

17:04 : 21/11/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-zv. Kryeministri Erion Braçe i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama,pas deklaratës së dhënë sot sa i përket paketës në bujqësi.

Me anë të një postimi në Facebook, Braçe tha se as është keqinformuar dhe as nuk keqinformon, ndërsa sjell edhe një shembull konkret për të shpjeguar ndikimin e kësaj pakete në bujqësi.

Sipas Braçes, me paketën fiskale, blerësi nga bujku humbet para duke përmendur se duhet të gjendet një zgjidhje për këtë.

Unë nuk keqinformohem! Unë nuk keqinformoj, as me qëllim politik, as me qëllim ekonomik apo përfitimi personal! Për bujqit, prodhimin, grumbullimin, përpunimin-brenda vendit, eksportin, them.

Ndaj po marr përsipër ta shpjegoj;

Lexo edhe:

No Content Available

Që bujku të prodhojë, duhet që ta shesë, të sigurojë të ardhura për të prodhuar përsëri dhe më shumë e për të jetuar;

Që bujku të shesë duhet që blerësi, grumbullues apo përpunues, supermarket, të ketë interes, pra të fitojë edhe ai ose minimumi të mos humbasë para; nëse humb para, pse të blejë?!

Skema 6% në blerje dhe 20% në shitje funksionon kështu:

Bujku ka prodhuar e do të shesë 1 kg domate, çmimi 500 lekë (të vjetra);

Blerësi që është grumbullues ose përpunues, ble 1 kg domate me çmim 500 lekë;

Blerësi ka detyrim ligjor të autofaturojë blerjen me 6% tek bujku:

471.5 (vlerë e tatueshme)+28.5 (tvsh 6%)=500 lekë.

Blerësi do dalë të shesë, pasi shton vlerën e 1 kg domate nga 500 në 650 lekë.

Blerësi tani si shitës, shet me 20% tvsh, pra i paguan qeverisë/tatimeve, 20% të vlerës në shitje:

20% e 650 lekëve=108.3 lekë tvsh.

Blerësi nga bujku (grumbullues, shitës, përpunues, shitës), krediton te bujku kur ble prej tij 6%=28.5 lekë;

Blerësi si shitës (grumbullues, përpunues), paguan tek qeveria 20%=108.3 lekë.

Blerësi nga bujku, kur i ble prodhimin bujkut, huuuuuumbeeeeeet 79.8 lekë për një kilogram domate! Me skemën e re 0 në blerjen e 20% në shitje, blerësi nga bujku, huuuuuuuumbeeeeeet 108.3 lekë!

Përse duhet të blejë unë nga bujku kur humbas para? përse?

Nëse unë nuk blej sepse humbas para deri ne 16% të 500 lekëshit të një kg domate, përse duhet të prodhojë bujku? cili idiot apo bamirës do ja blejë prodhimin?

Të gjithë kemi shqetësimin e prodhuesit, unë, ministrja, kryeministri;

Por shqetësimi nuk zgjidhet duke thelluar dëmin, pra duke thelluar humbjen e blerësit, shkatërruar interesin e tij për të blerë nga bujku, për pasojë prodhimin e pashitur nga bujku! Ato që kërkohen nuk janë para më shumë;

Kërkohet barazimi i tvsh në blerje e në shitje si kudo në këtë vend, kudo jashtë këtij vend; siç tek peshkimi xhanëm!

Në prezantimin e buxhetit për vitin 2022 për fermerët, kryeministri Edi Rama foli për protestat e fermerëve duke thënë se kanë hequr rimbursimin 6% dhe i kërkoi që të kuptojnë tregun

Në fjalën e tij, Rama theksoi se “është e pakonceptueshme që të dalësh në rrugë dhe të kërkosh në qiell të të shitet prodhimi”, duke thënë se grumbulluesit e përpunuesit duhet të kuptojnë tregun.

Ndërsa atyre që bëjnë komente në Facebook se bujqësia ka marrë fund, Rama i thotë: “Jeni out. Mjafton të shihni faktet. Të shihni eksportet bujqësore”.

Etiketa: brace rama boldnews host domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Prekëse/ Arditi e telefonon për t’i thënë se ka fituar telebingon, personi kishte ndërruar jetë sot në mëngjes

TË GJITHA

Horoskopi, 14 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 13/06/2025

Çfarë është “Flamuri i hakmarrjes” dhe pse u ngrit në Iran pas sulmit të Izraelit

22:55 : 13/06/2025

Irani raketa drejt Izraelit! Ushtria amerikane krah izraelitëve, ndërveprim në përballimin e sulmeve

22:46 : 13/06/2025

Spastrime te Milani, Igli Tare “zhduk” serbin nga kuqezinjtë

22:39 : 13/06/2025

Fati i Berishës vendoset në vjeshtë? Këlliçi: Do bëjmë një analizë të thellë…

22:38 : 13/06/2025

BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

22:31 : 13/06/2025

Hakmarrja e Iranit ndaj Izraelit/ 40 persona të lënduar, dy prej tyre në gjendje kritike

22:31 : 13/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com