• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Një Apokalips zombish? Ja se si mund të përdoret si armë, redaktimi i gjeneve të njeriut

23:59 : 19/11/2021
në BOTA, NDRYSHE

Nga Pin Lean Lau

Ka kaluar më shumë se një vit që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli pandemi Covid-19. Dhe ndoshta leksioni më i rëndësishëm, është se ne ishim tërësisht të papërgatitur për t’u përballur me koronavirusin e ri. Kjo gjë nxit disa mendime të frikshme.

Po sikur kërcënimi më madhor të mos jetë Covid-19, por një patogjen i modifikuar nga gjenet, me synim shndërrimin tonë në zombi – krijesa si fantazma, me shumë më pak vetëdije mbi atë që na rrethon? Me përparimet e fundit në redaktimin e gjeneve, mund të jetë e mundur që bio-terroristët të krijojnë viruse të afta të ndryshojnë sjelljen tonë, ta përhapin një sëmundje të tillë dhe në fund të na vrasin.

Dhe deri më tanin shanset janë që ne nuk do të ishim mjaftueshëm të përgatitur për t’u përballur me një situatë të tillë. Një Apokalips zombish mund të tingëllojë si një skenar i largët, i rezervuar për romanet fantastiko-shkencorë. Por në fakte ekzistojnë shembuj realë të “zombifikimit”.

Ndoshta më i njohuri është sëmundja e tërbimit, që mund të shkaktojë agresion dhe halucinacione, dhe që është thuajse gjithmonë fatale pasi shfaqen simptomat e para. Por ka edhe sëmundje të tjera. Për shembull, një lloj grenxe e zbuluar kohët e fundit, mund t’a shndërrojë në zombi një specie të veçantë merimangash (Anelosimus eximius), duke vendosur vezët në barkun e tyre.

Lexo edhe:

Numërohen 5 kuti në qarkun e Gjirokastrës, ja si ndahen votat

Diaspora, Noka urdhër numëruesve të PD: Çdo votë e Greqisë, kalon mënjanë

Larvat që dalin i ngjiten merimangës duke u ushqyer me të, ndërsa merimanga, dikur një specie që qëndronte me të tjerat, largohet nga kolonia dhe përgatitet të vdesë e vetme. Shembuj të tjerë të zombifikimit përfshijnë sëmundjen afrikane të gjumit, një gjendje neurologjike fatale e krijuar nga parazitët e lindur nga insektet dhe kërpudhat Ophiocordyceps unilateralis, e cila ndryshon sjelljen e milingonave,dhe që përpara se t’i vrasë mbin nga kokat e tyre.

Vitin e kaluar, Çmimi Nobel në Kimi vlerësoi zhvillimin e një lloji gërshetimi gjenetik të quajtur CRISPR-Cas9. Interesi për këtë teknologji ekziston prej kohësh, me doza të barabarta entuziazmi dhe frike. Për shkak të aftësisë së tij për të redaktuar gjenomin njerëzor me një saktësi të paparë, duke zëvendësuar një shkronjë të vetme në ADN, CRISPR është dëshmuar tashmë i dobishëm në trajtimin e sëmundjen me bazë gjenetike, si sëmundja e qelizave drapër, beta-talasemia dhe shumë të tjera.

Por teorikisht CRISPR-Cas9 mund të përdoret gjithashtu për synime më të errëta, siç është bio-terrorizmi. Ai mund t’i ndryshojë patogjenët, për t’i bërë ata më të transmetueshëm apo vdekjeprurës. Po ashtu, ai mund ta shndërrojë një jo-patogjen, siç është një mikrob i padëmshëm, në një virus agresiv.

Madje kjo teknikë mund të jetë në gjendje që ta ndryshojë një virus,duke e bërë atë shumë më të rrezikshëm për një gamë më të madhe speciesh, ose ta bëjë atë shumë rezistent ndaj antibiotikëve apo antiviralëve.

Nëse CRISPR mund të përdoret për të infektuar njerëzit, për t’i bërë ata zombi, ky ende mbetet një spekulim teorik. Për momentin, ka ndoshta mënyra më të lehta për të terrorizuar njerëzit. Por ndërsa bioteknologjitë do të përmirësohen pas Covid-19, rreziku nga bio-terrorizmi është duke u rritur.

Nëse do të mund të krijohet një sëmundje e ngjashme me atë zombi, është e qartë se ajo nuk do t’i ringjallte njerëzit e vdekur. Por një infeksion që transmetohet përmes pështymës dhe që ka një vdekshmëri jashtëzakonisht të lartë, dhe që shkakton një agresivitet të madh dhe në fund një vdekje të dhunshme, nuk do të ishte larg tmerrit që shohim në filmat me zombi.

Një virus i tillë do të përhapej me shpejtësi nga njeriu te njeriu, në mënyrë të ngjashme me viruset Ebola dhe Marburg. Në filmin epik me zombi “28 ditë më vonë”,virusi i “tërbimit”, u frymëzua nga këto dy viruse të jetës reale. Duke pasur parasysh këto mundësi, drejtori i Inteligjencës Kombëtare të SHBA, Xhejms Klaper, e quajti në vitin 2018 modifikimin e gjeneve si një “armë të shkatërrimit në masë”.

Shumë vende janë të vetëdijshme mbi rreziqet e kësaj teknologjie. Në vitin 2018, qeveria amerikane publikoi strategjinë e saj të parë të bio-mbrojtjes që përfshin shumë agjenci qeveritare. Plani përfshin jo vetëm kërcënimet e qëllimshme të bio-terrorizit, por edhe “shpërthimet natyrore dhe sëmundjet infektive që dalin aksidentalisht nga laboratoret”.

Njësia e Komandës Strategjike të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, ka bërë publik një program trajnimi të quajtur CONOP 8888 (Kundër Dominimit të Zombi), që simulon një situatë të Apokalipsi të zombi. Por ajo ishte projektuar për të qenë tërësisht e trilluar, duke ofruar trajnime ushtarake dhe mbrojtëse, pa pasur nevojë të përfshinte informacion real të klasifikuar.

A kemi ne një shans kundër patogjenëve të tillë të modifikuar nga gjenet? Ne kemi aktualisht konventa të së drejtës ndërkombëtare kundër helmeve biologjike dhe kimike. Por është e diskutueshme nëse ato janë të përshtatshme përballë qasjeve të reja.

Teknologjitë e redaktimit të gjeneve si CRISPR po bëhen më të lira dhe më të lehta për t’u përdorur. Kjo do të thotë se shkencëtarët apo organizatat mashtruese, mund t’i përdorin ato për bio-terrorizëm. Ndaj dispozitat specifike mbi këto instrumente ndërkombëtare, duhet të rishikohen dhe të përshtaten me mjedisin në ndryshim.

Kjo mund të përfshijë vendosjen e një moratoriumi mbi eksperimentimin me modifikimin e gjeneve si mjete të armëve biologjike, apo lejimin e eksperimentimit në mënyrën e duhur, vetëm për synime që i sjellin dobi shëndetit të njeriut. / “The Conversation” – Bota.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Numërohen 5 kuti në qarkun e Gjirokastrës, ja si ndahen votat

00:09 : 12/05/2025
AKTUALITET

Diaspora, Noka urdhër numëruesve të PD: Çdo votë e Greqisë, kalon mënjanë

00:00 : 12/05/2025
AKTUALITET

Akuzat e PS për mospublikimin e rezultatit të Vorës, Celibashi: Është projekt pilot

23:56 : 11/05/2025
AKTUALITET

Diaspora/ Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë! Balla kërcënon komisionerin

23:47 : 11/05/2025
AKTUALITET

PD zbuloi zyrën e ‘patronazhistëve’, policia: Nuk gjetëm materiale të paligjshme

23:36 : 11/05/2025
AKTUALITET

Fillon numërimi i votave në Kukës

23:29 : 11/05/2025
Para

Nëse qëndroni ulur shumë gjatë ditës dhe jeni të përkulur përpara, bëni këtë ushtrim të lehtë!

TË GJITHA

Numërohen 5 kuti në qarkun e Gjirokastrës, ja si ndahen votat

00:09 : 12/05/2025

Diaspora, Noka urdhër numëruesve të PD: Çdo votë e Greqisë, kalon mënjanë

00:00 : 12/05/2025

Akuzat e PS për mospublikimin e rezultatit të Vorës, Celibashi: Është projekt pilot

23:56 : 11/05/2025

Diaspora/ Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë! Balla kërcënon komisionerin

23:47 : 11/05/2025

PD zbuloi zyrën e ‘patronazhistëve’, policia: Nuk gjetëm materiale të paligjshme

23:36 : 11/05/2025

Fillon numërimi i votave në Kukës

23:29 : 11/05/2025

Numërohet kutia e parë në Tepelenë, ja si është rezultati

23:24 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com