• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I arrestuar për vrasjen në Lezhë, në pranga sërish/ Shpërndante kokainë në Tiranë e Durrës

09:55 : 19/11/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
Gjovalin Gjoka

Gjovalin Gjoka

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, që e akuzon se shpërndante lëndë narkotike kokainë në qytetin e Tiranës dhe Durrësit. Gjatë aksionit për kapjen e tij, janë sekuestruar 400 gramë kokainë, një sasi dozash gati për shitje, një aparat celular dhe një automjet.

Në pranga u vu Gjovalin Gjoka, 39 vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, njoftoi këtë të Premte policia.

Arrestimi për drogë

“Bazuar në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë në disa qytete, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ‘Stacioni’, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë te ish-Stacioni i Trenit në Tiranë, i 39-vjeçarit”, njoftoi policia.

Referuar të njëjtave burime, Gjoka, pasi siguronte lëndën narkotike në sasi prej 200-500 gramë, në zonën e Shijakut, e ndante në porcione nga 10 gramë deri në 100 gramë, të cilat më pas i shiste me shumicë  në zonën e “Bulevardit të Ri”, në ish-Stacionin e Trenit dhe në zonën e “Zogut të Zi“, në qytetin e Tiranës, po ashtu në Durrës dhe në Shijak, kundrejt vlerës 8000 lekë të rinj për gramë. Klientët që blinin lëndën narkotike i priste në stacione autobusësh, për të mos rënë në sy. 39-vjeçari e kryente këtë aktivitet kriminal dy herë në javë.

Lexo edhe:

No Content Available

Gjovalin Gjoka akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Vrasja në Lezhë

Gjovalin Gjoka rezulton një emër i njohur për policinë. Në vitin 2011, ai u arrestua po në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim për përfshirjen në një vrasje të njodhur në Lezhë 6 muaj më herët.

Gjovalin Gjoka u vu në pranga si bashkëpunëtor i vrasjes së Paulin Dedës, ekzekutim i ndodhur më 15 nëntor 2010, në mes të Lezhës. Vrasjen e mori përsipër vëllai i Gjovalin Lokës.

Ngjarja ndodhi mesditën e 15 nëntorit 2010 në qytetin e Lezhës, në oborrin e banesës së Dodë Gjokës, 29-vjeçarit që ekzekutoi me 29 plumba Paulin Dedën.

Mes dy palëve ekzistonte një konflikt pronësie për një truall në zonën e Kodër-Marlekajve, konflikt që kishte vijuar për ditë me radhë.

Policia e Lezhës mundi të arrestojë brenda pak orësh Dodë Gjokën bashkë me një shokun e tij në dalje të Balldrenit, ndërsa vetë Doda mbante me vete edhe armën e krimit, që ishte një kallashnikov.

I mbajtur në qeli, vetë Dodë Gjoka pranoi autorësinë e vrasjes, po ashtu tregoi edhe shkakun pse kishte qëlluar mbi 30-vjeçarin Deda: “E vrava se më shau nderin e familjes në shtëpinë time”.

Pas hetimeve, rezultoi se i përfshirë në këtë vrasje ishte edhe vëllai i Dodës, Gjovalini, i cili u shpall në kërkim nga policia dhe prokuroria e Lezhës, për tu arrestuar 6 muaj më vonë.

Etiketa: Gjovalin Gjoka

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Rikthimi i dënimit me vdekje, Lindita Nikolla kundër: Jo vendimi i duhur

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025

MPJ Gjermane për DW: Procesi i Berlinit dhe mbështetja për anëtarësimin në BE mbeten prioritete të qarta.

22:40 : 16/05/2025

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

22:32 : 16/05/2025

100 ditët e para të Trump ishin një dështim ekonomik

22:30 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com