E rëndë/ Bie nga kati 11-të i ndërtesës, humb jetën studentja

Një studente 19 vjeçare në New Jersey, SHBA, ka rënë nga 11 kate në tubin e hedhjes së mbeturinave të një pallati rezidencial të kampusit, pas raportimeve se pati një reagim të rëndë ndaj marijuanës që tymosi.

Por nëna e vajzës thotë se të tjerë kanë dorë në vdekjen e të bijës, e cila u gjet e vdekur në 12 nëntor ne landfillin e mbeturinave.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregonin Justine Gross që dilte nga shtëpia e saj në kampusin e universitetit  për të takuar një djalë që banonte në katin e shtatë të një ndërtese tjetër rezidenciale, tregon nëna e saj Francoise për rrjetin NJ Advance.

Më pas kamerat tregojnë sesi vajza del nga apartamenti i djalit duke u përleshur me të, dhe vrapon drejt katit të 11 të ndërtesës. Aty me pas ajo qetësisht hyn në tubin e perbashket te shkarkimit të mbeturinave, dhe kjo është hera e fundit që studentja e vitit të dytë shihej e gjallë.