‘Kuvendi i PD më 18 Dhjetor’/ Lubonja: Ky ishte një tjetër gabim politik i Bashës

Analisti Fatos Lubonja ka analizuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike, ky kryedemokrati Lulzim Basha vendosi që të mbledh Kuvendin më 18 dhjetor.

Në një lidhje skype për rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Lubonja theksoi se kjo lëvizje e Bashës ishte një tjetër gabim politik.

Sipas tij, do të ishte më mirë që Basha të mbështetej te njerëzit dhe përkrahësit e tij në parti dhe jo të vinte baste që përçan më tepër PD-në, duke bërë sipas tij lojën e kundërshtarit.

S’dua ta gjykoj Bashën si e gjykojnë kundërshtarët e tij, si ‘peng’ apo ‘tradhtar’. Por do e gjykoj nga pikëpamja politike se çfarë efekti kanë vendimet e tij. Mua më duket se ai është në vazhdën e një sërë gabimesh politike siç është ky sot. Po pse? Sepse kjo na çon në dy Kuvende. Në atë të Berishës më 11 dhe një më 18 dhjetor. Na çon në një përplasje, përçarje, lojë të kundërshtarit të tij politik. Ai duhet të kishte bërë të gjitha veprimet e duhura politike që të kishte evituar këtë që ka ndodhur në PD. Ai bëri gabim kur iu tha ‘po’ amerikanëve dhe përjashtoi Berishën nga grupi. Në këtë rast nëse mendojmë se gabimet korrigjohen, gjykoj se zgjidhja optimale e krizës, duhet të ishte një tentativë për të mos e përçarë PD, por për ta bashkuar. Kishte zgjidhje, jo duke thirrur një Kuvend tjetër, por duke bërë përpjekje për të sqaruar. Pasi ka kontradikta në këto vendime. Më parë thanë; ‘Këta nuk i kanë firmat, janë falsifikatorë’ (Për Berishën). Kjo ishte akuzë e rëndë, që duhej provuar. Zgjidhja ishte ajo që kishte propozuar Paloka që të kishte përfaqësues nga të dyja palët dhe të sqarohej gjëja. Ndërsa në vend të kësaj, tërhiqemi te kjo. Statusi thotë; ‘Mund të thirret Kuvendi nga kryetari dhe kur ke ¼ e anëtarëve’. S’mund të thuash ti nëse aty bëhet fjalë për 4-5 mijë anëtarë të Kuvendit që; ‘unë nuk lejoj’. Gabimi politik i Bashës është se ka vënë bast që PD- ja do të bëhet më e fortë me mbështetjen e amerikanëve, por duke humbur mbështetjen e shumicës së demokratëve. Edhe amerikanët nuk është se janë me Bashën. Por ata janë me qeverinë.

Do ishte më mirë që ai të mbështetej te njerëzit e partisë së tij dhe jo të vinte këtë bast që e përçan dhe bën lojën e kundërshtarit. Unë nuk e di se çfarë do të bëjnë ata. Qëllimet e Bashës janë që mos ta njoh Kuvendin e Berishës. Qëllimet e Berishës është që ta bëjë këtë Kuvend. Ka një zgjidhje, nëse i besojmë bon-sensit. Nëse njerëzit e Berishës janë të sigurt se ato firmat janë reale, të njerëzve që janë me të, ata mund ta bëjnë Kuvendin dhe pastaj t’i bëjë thirrje, pasi janë të njëjtin njerëz, që mos të shkojnë te Basha. Shikohet më pas diferenca. Mund të bëhej edhe kjo. Nëse duan që të bëjnë luftëra, mitingje, me zhurma dhe sharje, kjo është akoma më shumë pjesë e këtij procesi të degradimi të opozitës që është pro kundërshtarit. Po të kem 4 mijë persona me vete, iu them atyre; ‘ejani te unë dhe mos shkoni te Basha’. Do të jetë e qartë puna. Ose do iu them; ‘shkoni dhe votoni kundra’. Ajo që më shqetëson mua është se ka një manovër, manipulim të njerëzve, përdorimin e tyre si ‘mish për top’. Basha duhet të ishte i hapur ndaj këtyre njerëzve. Jo bëju një Kuvend tjetër! Duhet të gjendej një pikë e përbashkët me kundërshtarin për këtë Kuvend. Ajo që dominon kush është; ‘unë e marr dhe imponohem, nuk e vë veten në diskutim’. Ky është ‘Berishizëm’ i kohëve më të këqija. Akuzat janë që PD-ja e Bashës ka marrë rolin e fasadës dhe nuk është opozitarizmi i vërtetë, kështu thonë ata të Berishës. Para një vit kishim një PD që dilte nga parlamenti dhe sulmonte Ramën. U vërtetua dhe në 25 prill kjo që thoshte PD, e cila shprehte se do të bënin denoncimin për demaskimin e masakrës zgjedhore. Kjo ishte lufta. Befas për të evituar këtë luftë, kundërshtari vuri në veprim një plan të përgatitur prej kohësh, këtë të përçarjes dhe Berisha non-grata.

Identiteti i PD-së ka ndryshuar. Basha nuk mundet që të përfaqësojë dhe njërën dhe tjetrën meqë është kryetar. Ajo parti duhej të ishte e hapur ndaj opsioneve. Ai që ka humbur duhej të largohej dhe të vinte një opsion tjetër. Kur kryetari bën dhe diellin, kohën e vranët, nuk shkon. Fakti që 30 qershori u humb në gjykatë, ishte parashikuar nga PD-ja. Kapitulli i regjimit u mbyll, por i një opozite që vazhdon betejën, hapet dhe forcohet, bëhet më i ri.”, pohoi analisti.

LEXO EDHE  Të dehur në timon dhe me dro*ë në makinë, arrestohen 3 persona

Lubonja tha se nëse ndodhte bashkimi i Bashës me Berishën, PD do të ishte më e fortë.

‘Bashkimi i Bashës me Berishën, PD ishte më e fortë. Tashmë kjo PD është copë-copë. Basha tha; ‘unë e mora vendimin vetë dhe nuk shkova në parti, pasi nuk doja të përçaja PD-në’. Me urdhrin e peshkut, partia nuk përçahet, dhe më djeg mua se unë jam lideri. Por partia u përça, s’i bëri mirë hesapet. Siç nuk ka bërë të tjerat. Si e bashkokam unë partinë kur jap një urdhër që s’e kam diskutuar?! Ai kishte disa kuindërshtarë brenda partisë së tij kur humbi zgjedhjet dhe kur u zgjodh sërish kryetar. Një politikan që ka përvojë e ka parë në kurriz të tij gabimin që bënë amerikanët, siç ishte ‘5 Qershori’. Yuri Kim mbështeti Ramën. E patë atë çka mbajti Ambasada për Teatrin?! Ky i Bashës është gabim politik, ose do që ta përdor për qëllime të veta, pasi mund t’i kenë bërë shantazh.”, -tha Lubonja.