• Kontakt
Sunday, June 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Shtëpia e Bardhë, pritshmëri të ulëta për takimin Biden-Xi

19:08 : 13/11/2021
në BOTA

Shtëpia e Bardhë ka sinjalizuar se nuk pret shumë nga takimi virtual i së hënës mes Presidentit amerikan Joe Biden dhe atij kinez Xi Jinping. Takimi pritet të përqendrohet në menaxhimin e rregullave të konkurrencës mes dy vendeve rivale, por nuk ka të ngjarë të përfundojë me një zgjidhje të mosmarrëveshjeve.

Takimi virtual mes Presidentit amerikan Joe Biden dhe atij kinez Xi Jinping është planifikuar të mbahet të hënën, një vazhdimësi e telefonatës së tyre në shtator.

Shtëpia e Bardhë tashmë ka sinjalizuar se nuk pret rezultate specifike nga takimi.

“Pjesë e diskutimit do të jetë rëndësia e angazhimit mes dy udhëheqësve. Ne nuk jemi në kërkim të rezultateve specifike sepse takimi ka të bëjë me vendosjen e rregullave të një konkurrence efektive”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

Shtetet e Bashkuara e shohin Kinën si konkurrentin e saj strategjik, ndërsa Pekini po përpiqet të rrisë ndikimin e tij ushtarak dhe ekonomik në mbarë botën. Megjithatë, në prag të takimit, retorika nga të dyja palët është zbutur.

Lexo edhe:

Horoskopi 29 Qershor 2026/ Një ditë plot emocione, ja cilat shenja do kenë fat në dashuri dhe financa

“Të q*va robt”, turistët e huaj denoncojnë kamarierin e “Corner” /Video

Në një hap tjetër pozitiv, në konferencën e OKB-së për klimën në Glasgou, Shtetet e Bashkuara dhe Kina, dy emetuesit më të mëdhenj të dioksidit të karbonit në botë, njoftuan papritur se do të punojnë së bashku për të ulur nivelin e emetimit dhe se do të takohen rregullisht për të diskutuar mbi krizën e ndryshimit të klimës.

“Xi Jinping dhe Presidenti Biden duan të arrijnë njëfarë stabiliteti që do të mundësonte bashkëpunimin aty ku është e mundur, konkurrencën dhe madje edhe përplasjet aty ku është e nevojshme. Asgjë nga këto nuk do të ndalojë përpjekjen për të ecur përpara, por mendoj se sjellja do të jetë më pozitive gjatë Lojërave Olimpike Dimërore”, thotë Patrick Cronin nga Instituti Hudson.

Megjithatë, mosmarrëveshjet mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në Hong Kong dhe atë të pakicave ujgure ka të ngjarë të mbeten të pazgjidhura, si dhe ato për çështjet e tregtisë, lirisë së lundrimit dhe zgjerimit ushtarak të Pekinit në Detin e Kinës Jugore dhe ngushticën e Tajvanit.

“Mund të presim që Presidenti Biden të thotë se Amerika ende i përmbahet politikës së një Kine të vetme dhe Xi Jinping të thotë se Amerika e ka shkelur atë. Pra, asnjëri udhëheqës nuk i ka ndryshuar qëllimet e tij. Secili duket se po kërkon një formulë, fjalët për të bindur tjetrin, se të gjitha veprimet e tyre përkatëse janë në rregull. Dhe kjo nuk ka gjasa të ndodhë”, thotë Robert Daly nga Qendra Wilson.

Përpara takimit të tyre, të dy udhëheqësit morën pjesë në një takim virtual të premten të forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, të organizuar nga Zelanda e Re, ku presidenti kinez Xi paralajmëroi rreth rrezikut të rikthimit të tensioneve të kohës së Luftës së Ftohtë në rajon.

“Ne duhet të jemi largpamës, të ecim përpara dhe të refuzojmë praktikat e diskriminimit dhe përjashtimit të të tjerëve. Përpjekjet për të përcaktuar vija ideologjike ose për të formuar qarqe të vogla mbi baza gjeopolitike, në fund, do të dështojnë”, tha ai.

Presidenti Xi po i referohej përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të forcuar partneritetet e saj në rajon, duke përfshirë partneritetin “Quad” me Indinë, Japoninë dhe Australinë. /VOA/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi 29 Qershor 2026/ Një ditë plot emocione, ja cilat shenja do kenë fat në dashuri dhe financa

23:06 : 28/06/2026
AKTUALITET

“Të q*va robt”, turistët e huaj denoncojnë kamarierin e “Corner” /Video

23:04 : 28/06/2026
BOTA

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave

22:55 : 28/06/2026
AKTUALITET

RAI3: A do të ndjekë edhe Rama shembullin e Vuçiç për t’u dorëhequr?

22:43 : 28/06/2026
AKTUALITET

Kush janë biznesmenët izraelitë që paguajnë udhëtimet me avion privat të Edi Ramës

22:32 : 28/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët marshojnë në “Myslym Shyri”: Rama, Sala, f*ck you

22:14 : 28/06/2026
Para
Foto marrë nga "Instagram"

Tea Trifoni zbulon vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie s*ksuale

TË GJITHA

Horoskopi 29 Qershor 2026/ Një ditë plot emocione, ja cilat shenja do kenë fat në dashuri dhe financa

23:06 : 28/06/2026

“Të q*va robt”, turistët e huaj denoncojnë kamarierin e “Corner” /Video

23:04 : 28/06/2026

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave

22:55 : 28/06/2026

RAI3: A do të ndjekë edhe Rama shembullin e Vuçiç për t’u dorëhequr?

22:43 : 28/06/2026

Kush janë biznesmenët izraelitë që paguajnë udhëtimet me avion privat të Edi Ramës

22:32 : 28/06/2026

Qytetarët marshojnë në “Myslym Shyri”: Rama, Sala, f*ck you

22:14 : 28/06/2026

Ndriçim Kulla: Edi Ramën kroatët nuk do e kishim mbajt as 2 vjet

22:11 : 28/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetMeritkingcasibomnieuwsMeritkingGrandpashabetCasibomKickcasibomjojobet girişjojobetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetamgbahisgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişgrandpashabet