• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U përfshi edhe Rezart Taçi/ Historia e Francesko Zummos, italianit 90-vjeçar, që iu bllokuan 200 mln euro

11:16 : 12/11/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldews.al

Zbulohen detaje të reja nga hetimi, në të cilin është shpallur në kërkim biznesmeni Rezart Taçi, si edhe janë arrestuar disa persona të tjerë, shqiptarë e italianë, nën dyshimet për pastrim parash.

Në qendër të hetimit, të zhvilluar nga autoritetet italiane, qëndron Francesko Zummo, sipërmarrësi italian nga Palermo.

Zummo, një i shumë hetuar si ortak i ish-kryebashkiakut mafioz, Vito Ciancimino, është vendosur në arrest shtëpie, nën akuzat për pastrim parash, në vijim të një hetimi të Prokurorisë së Palermos, me bashkëpunimin e Drejtorinë Rajonale Antimafia të Napolit dhe SPAK-un në Shqipëri.

Gjithashtu, në kuadë të këtij operacioni, është arrestuar edhe financieri Fabio Petruzzella, vëllai i një magjistrateje në Palermo, i cili dyshohet se ka ndihmuar Zummon që të zhvendosë 19 milionë euro në një bankë në Shqipëri, për t’ia shpëtuar nga konfiskimi.

Lexo edhe:

E rëndë në Vlorë, italiani humb jetën në palestër

Vrasja e biznesmenit italian, vetëdorëzohet autori i dyshuar i krimit

Hetimi përfshin një grup shqiptarësh, nga të cilët janë identifikuar Rezart Taçi, Artur Balla e Bledar Bilo, të cilët besohet se kanë ndihmuar Zummon dhe bashkëpunëtorët e tij në operacionet financiare

Gjithashtu, i përfshirë në këtë hetim është edhe Daniele Castagalli, i ndaluar më herët nga Prokuroria e Napolit në kuadër të një hetimi tjetër.

Zummo, ish-ortak i Cianciminos, ka qenë i hetuar edhe nga gjyqtari Xhovani Falkone dhe u dënua nga shkalla e parë me 5 vjet burgim për favorizim dhe bashkëpunim në organizatë mafioze. Por, më tej ai u shpall i pafajshëm në Apel.

Në vitin 2001, Zummos iu sekuestruan rreth 150 milionë euro. Dhjetra të penduar e kanë akuzuar se kishte krijuar një rrjet jashtë Italisë, e sidomos në Zvicër, për të transferuar shuma të mëdha parash, të krijuara nga kriminaliteti, duke i ricikluar më pas, së bashku me Cianciminon, nëpërmjet blerjes së pasurive të paluajtshme në Palermo.

Po ashtu, Francesko Zummo akuzohej nga të njëjtët persona se ishte vendosur në dispozicion të Cosa Nostra.

Hetimi pasuror ndaj Zummos nuk ishte shumë i suksesshëm. Gjykata e Apelit ia riktheu atij pasuritë e sekuestruara.

Megjithatë, një vendim i Gjykatës së Kasacionit anuloi qëndrimin e Apelit dhe u urdhërua një proces i dytë. Në rigjykim, gjykata vendosi konfiskimin e të gjithë pasurive të sipërmarrësit 90-vjeçar.

Por, sipas hetuesve, Zummo, i shqetësuar se vendimi i gjykatës mund të ishte në disfavor të tij, filloi transferimin e disa pasurive, para se Apeli të vendoste përfundimisht për konfiskimin e të mirave materiale.

Para vendimit, duke qenë i frikësuar për një konfiskim të mundshëm të pasurisë, sipërmarrësi, sipas hetuesve, ka synuar që të zhdukë paratë, duke i dërguar jashtë Italisë.

Në Gusht të këtij viti, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit e Shqipërisë (SPAK), sinjalizoi prokurorët në Palermo se kishte bllokuar llogaritë e sipërmarrësit në një bankë greke në Tiranë, në shumën 19 milionë euro, të cilat vinin nga Instituti i Krediteve të Francesko Zummos në Zvicër.

Hetimi përfshiu edhe përdorimin e përgjimeve. Në bisedat e regjistruara figuron edhe djali i sipërmarrësit 90-vjeçar, Ignazio Zummo.

Kush është Zummo
Hetuesit janë përballur për herë të parë me ndërtuesin Francesco Zummo falë një gjurme të gjetur në makinën e Michael Pozza, njeriu-kyç i mafias kanadeze, i vrarë në Toronto në vitin 1979.

Më pas, pas deklarimeve në kuadër të hetimit “Pizza Connection”, të drejtuar nga Xhovani Falkone në fillim të viteve ’80, krijoi dyshimet se disa llogari bankare të ndërtuesit Zummo ishin përdorur për operacione financiare që lidheshin me trafikun e narkotikëve.

Pas ece-jakeve gjyqësore, ai u dënua me 5 vjet nga shkalla e parë për lidhje me organizatën mafioze “Cosa Nostra” dhe më tej u shpall i pafajshëm nga Apeli.

Megjithatë, biznesmenit Zummo iu sekuestruan apartamente, vila, makina, llogari bankare në Itali, Kanada dhe Ishujt e Virgjër, për një shumë prej 200 milionë euro.

Në vijim të një beteje të gjatë gjyqësore, Kasacioni, në vitin 2020, vendosi konfiskimin e pasurive të Zummos, ku përfshiheshin një numër i konsiderueshëm apartamentesh, vilash, troje ndërtimi dhe shoqëri bujqësore në Palermo e provincat e saj, si edhe 5 komplekse rezidenciale në Siena.

Etiketa: italianiTaciZummo

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E rëndë në Vlorë, italiani humb jetën në palestër

11:08 : 31/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e biznesmenit italian, vetëdorëzohet autori i dyshuar i krimit

12:22 : 16/10/2025
AKTUALITET

Shkaktoi në Fieri aksidentin me viktimë një të mitur/ Gruaja e italianit apel Melonit: Të transferohet në Itali

17:25 : 29/09/2025
AKTUALITET

Vrasja e italianit/ Dhanë dëshmi kontradiktore, por Policia i lë të lirë Braçin dhe dy djemtë e tij

22:53 : 27/09/2025
AKTUALITET

Zbardhen detajet/ Biznesmeni italian u godit me dru në kokë, para se të qëllohej me plumb

20:39 : 27/09/2025
AKTUALITET

U vra sot në Tepelenë/ Babai i biznesmenit Edoardo Sarchi i lidhur me politikën italiane

19:20 : 27/09/2025
Para

Problemet me zemrën, Aguero mund të tërhiqet nga futbolli

TË GJITHA

Zgjedhjet/ Deri në 14:00 votuan 13.76% e qytetarëve

14:46 : 09/11/2025

“Po intimidohen votuesit”, kandidati i Shqipëria Bëhet në Cërrik thirrje policisë të marrë masa

14:21 : 09/11/2025

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Pjesëmarrja për secilën nga 5 bashkitë deri në orën 13:00

14:05 : 09/11/2025

Kërcënoi me armë zjarri një person, arrestohet 42-vjeçari në Tepelenë

13:51 : 09/11/2025

Katërnjakët me hemorragji në sy, familjarët kërkojnë ndihmë: Kanë nevojë të operohen urgjent

13:36 : 09/11/2025

E zuri korenti duke riparuar kabllot e internetit në një shtyllë elektrike, ish-trajneri lë pas dy fëmijë

13:24 : 09/11/2025

Tepelenë/ Kandidati i pavarur Guma: Persona të paautorizuar po pengojnë lirinë e votës

13:15 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com