• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Krimet në Iran/ 10 “muxhahedinë” të Durrësit, dëshmitarë në “gjyqin e shekullit” në Suedi

11:31 : 10/11/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
Grafikë - Hamid Noury në Gjykatën e Stokholmit

Grafikë - Hamid Noury në Gjykatën e Stokholmit

Nga BoldNews.al

Të paktën 10 azilantë iranianë që po qëndrojnë në kampin e Manzës në Durrës pritet të dëshmojnë para autoriteteve suedeze për disa nga krimet më të rënda të ndodhur në burgun Gohardasht, gjatë luftës Iran-Irak, e cila u zhvillua gjatë viteve 1980-1988.

Burime nga gjykata e Durrësit konfirmuan për “Boldnews.al” se është lejuar ekzekutimi i letër-pororisë së gjykatës së Stokholmit për të pyetur rezidentët e kampit “Ashraf 3”, në kuadër të procesit gjyqësor që po zhvillohet në Suedi ndaj Hamid Noury, ish-drejtues i burgut famëkeq të Gohardashtit.

Noury është arrestuar në vitin 2019 në Suedi dhe ndaj tij ka nisur procesi gjyqësor në gusht të këtij viti. Ai akuzohet për “vrasje” dhe “shkelje të të drejtave ndërkombëtare në konflikte të armatosura”.

Sipas autoriteteve suedeze, Hamid Noury akuzohet se është përgjegjës drejtëpërdrejtë apo ka urdhëruar vrasjen e shumë të burgosurve të Gohardashtit, të cilët ishin kryesisht persona që kundërshtonin regjimin islamik, si edhe anëtarë të grupeve Muxhahedine.

Lexo edhe:

Reagojnë muxhahedinët e Manzës: Kërkojmë demokraci, populli i Iranit ta rrëzojë vetë Khamenein

Terrori i Hamasit/ Si dështuan politikat e Biden, mes tyre edhe ajo për goditjen e muxhahedinëve në Shqipëri

Në aktet e gjykatës së Stokholmit evidentohet se Hamid Noury dyshohet se ka vrarë një numër të madh personash civilë, duke ju shkaktuar vuajtje të rënda personave të tjerë civilë, të burgosur aty, gjatë periudhës 28 korrik 1988 deri më 31 gusht 1988.

Në foto: Pjesë nga dokumentet gjyqësore

Shtetasi Hamid Noury, në ushtrim të detyrës së tij si ndihmës/prokuror apo një funksion tjetër të ngjashëm, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, ka përzgjedhur të burgosurit që do të ekzekutoheshin si dhe ai vetë ka marrë pjesë në kryerjen e ekzekutimeve.

Autoritet suedeze kanë identifikuar të paktën 10 azilantë iranianë në Shqipëri, të cilët mund të japin dëshmi për krimet e supozuara të kryera nga Hamid Noury.

Në listën e personave që gjenden në Shqipëri dhe që pritet të pyeten nga gjykata suedeze ka nga ata që kanë humbur familjarë të tyre në Gohardasht ose që kanë qenë vuajtur personalisht në burgun e kundërshtarëve politik të regjimit iranian të asaj kohe.

Ministria e Drejtësisë në Shqipëri mori një kërkesë për ndihmë juridike në fillim të Gushtit 2021 nga homologët e saj në Suedi, në të cilën kërkohej që të siguroheshin kushtet për të pyetur dëshmitarët e gjallë të ngjarjeve në burgun e Gohardashtit.

Kjo kërkesë iu përcoll gjykatës së Durrësit nëpërmjet prokurorisë, e cila lejoi pyetjen e personave, si edhe modalitet e marrjes së dëshmive.

Dëshmitarët e gjyqit ndaj Hamid Noury gjenden në kampin “Ashraf 3”, në Manëz të Durrësit, një zonë rezidenciale për ish-luftëratët dhe opozitarët iranianë, të cilët janë larguar nga vendi i tyre për shkak të frikës nga persekutimi dhe cënimi i jetës.

Disa mijëra iranianë janë vendosur në vendin tonë, në bazë të marrëveshjes së qeverisë shqiptare dhe autoriteteve amerikane.

Etiketa: Hamid Nourymuxhahedine

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Reagojnë muxhahedinët e Manzës: Kërkojmë demokraci, populli i Iranit ta rrëzojë vetë Khamenein

10:49 : 24/06/2025
BOTA

Terrori i Hamasit/ Si dështuan politikat e Biden, mes tyre edhe ajo për goditjen e muxhahedinëve në Shqipëri

14:25 : 09/10/2023
AKTUALITET

Drejtuesit e MEK tentuan ta merrnin me forcë pasi u arratis nga kampi, zbardhet dëshmia e iranianit

12:14 : 15/09/2023
AKTUALITET

Berisha: OKB të hetojë bashkëpunimin e Tiranës zyrtare me Teheranin

19:53 : 07/07/2023
AKTUALITET

“Kompjuterat e muxhahedinëve i sollën në Iran”, flet zëdhënësi i qeverisë së Iranit

22:59 : 03/07/2023
Pamje nga aksioni policor
AKTUALITET

Zëdhënësi i qeverisë iraniane: Kompjuterat e muxhahedinëve i sollën te ne

19:36 : 03/07/2023
Para

“Unë po hidhem nga ura, le të më arrestojnë në arkivol”, fjalët e fundit të Adelina Sejdinit

TË GJITHA

Selmani largohet nga Tirana pas 2 vitesh, arrin akordin me Teutën

10:09 : 29/06/2025

Zjarret ‘pushtojnë’ Shqipërinë, 58 vatra zjarri në 24 orët e fundit

10:01 : 29/06/2025

“Zhduku”, tifozët e Lyon protestojnë kundër pronarit amerikan (Video)

09:56 : 29/06/2025

Paguan miliarda e s’morën shërbim, zyrtarët e bashkive japin shpjegime për kontratën me “ECO-ELB”

09:40 : 29/06/2025

Benfica-Chelsea u ndërpre për 2 orë, Maresca: E papranueshme, ky nuk është më futboll

09:36 : 29/06/2025

Skadimi i ultimatumit të studentëve, Serbia përfshihet nga dhuna dhe kaosi i protestave

09:28 : 29/06/2025

Calhanoglu del në shitje, Inter synon transferimin e mesfushorit të Lacios

09:11 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com