Nga Edmond Dyrmishaj
Si cdo kush, edhe une kam ndjekur me interes qe nga fillimi inisiativen brilante te Doktor Berishes te bashkebisedimit me popullin ne Foltore, dhe cuditerisht nga cdo Foltore mezi prisja Foltoren e radhes! Une nuk jam anetar i asnje partie sot , dhe mire kam bere, sepse para disa vitesh u rrjeshtova me nje particke per hater te dikujt, dhe aty pashe guzhinen qe gatuhej!
Por te kthehemi tek Foltorja!
Pse me terhoqi?
Me ndodhi vetem mua apo dhe te tjereve?
Kete nuk mund ta them me siguri!
Interesante dhe shume e goditur eshte fjala Foltore, nje fjale vertet gjithperfshirese!
Por dhe brendia e cdo Foltoreje ishte akoma dhe me interesante, sepse aty pashe qe flisnin njerez te lire, pa pengesa, ashtu sic e mendonin!
Dhe perballe nje politikan 77 vjecar plot eksperience dhe dinjitet me i forte se kurre, i vemendshem per cdo foles mbante shenime si gjithmone!
Dhe pervoja dhe eksperienca e tij di t’i trajtoje problemet dhe hallet e popullit!
Kishim kohe qe nuk kishim pare e biseduar kuvende kaq te verteta dhe kaq masive, aq sa me dukej vetja sikur isha ne vitin 1990!
Vitet e fundit i kemi ndjekur kuvendet nepermjet mjeteve te propagandes qe sot cdo pushtet i shfrytezon e qe quhen TV-ne, apo portalet (porta nga shperndahet propaganda), ku guzhina politike pergatit llapaqenet per te mbjelle ne popull opinione dhe vetem opinione, por jo fakte dhe te vertetat!
Foltorja na solli ndjesine e te prekurit te problemit per se gjalli, me fjale te pakta, te thjeshta, ashtu popullorce por te verteta! Pame foles me vetedije te plote qe analizuan situaten se cfare ka ndodhur realisht ne jeten e nje populli!
Pra Foltorja dhe Doktor Berisha vrau friken e popullit, nxiti guximin , grisi masken e politik-qelburve qe futen ne politike per nje rroge e meandej per tu pasuruar nepermjet korrupsionit qe vetem hajdutet dine ta bejne duke vjedhur gjakun e nje populli!
Mendoj qe Foltorja solli nje risi, nje kthese te forte per kedo qe e ka degjuar dhe ndjekur!
E thashe me lart qe jam pa parti, por nje Opozite e dobet nuk i hyn ne pune as dreqit dhe con automatikisht vendin ne nje diktature te re!
Foltorja sa ka zgjuar guximin e nje populli te viktimizuar, te pafajshem e te zhgenjyer per t’i thene ndal sjelljes toksike te pushtetit korruptiv dhe te rinisjes se saj edhe njehere nga fillimi!
Te pranosh gabimet eshte e veshtire, por te guxosh te promovosh vlerat edhe njehere eshte merite! Kjo eshte te duash te ndryshosh jeten e nje populli nga llapaqenet qe me opinionet e tyre thone eshte e pamundur ! Cdo renie ka nje ngritje por kerkon guxim, guximin e rinise me kulture qytetare! Ankthi dhe frika kerkojne perballje nga ku me pas vjen nje jete me e mire!
Pra te bashkohemi edhe njehere si ne 90- ten, te ngrihemi se bashku e te jemi vertet vetvetja! Jeta na ka mesuar dhe na ka dhene aftesi te bejme zgjedhje te mencura e te kujdeseshme per veten tone!
Partia pushtet ka shteruar, nuk jep me, vetem mer pa fund nga neve, duke ritur taksat dhe pakesuar te ardhurat e popullit!
Degjojme manipulime opinionesh cdo dite por fjalen e vertete e thote komuniteti!
Pra Foltorja na zgjoi, tani duhet te guxojme, nuk jeni vetem! Asnje njeri nuk eshte me i forte se nje grupim ! Te mos frikesohemi, mos te dorezohemi, te mos degjojme opinione dhe propande por te analizojme , te propozojme , organizojme e te veprojme dhe do ta kuptojme se ne fakt frike kane ata qe kane faj!
Mbajtja e pushtetit me metada komuniste nepermjet patronazhisteve te matrikulluar me numur apo pseudonim kerkon nje perballje dhe organizim edhe me te forte kunder tyre, qe tani nga Opozita!
Ajo qe duhet tani ne cdo njesi e fshat jane:
VETEDIJE e plote per te kuptuar situaten, HORIZONT per te pare te gjithe tabllone, UNITET per te krijuar grupe te organizuara, GUXIM per te folur te verteten, ORGANIZIM per te manaxhuar aktivitetet , EKSPERT per te kombinuar veprimet, VETKONTROLL per te mare vendimet e duhura, PERGATITJE per aktivitete ne grupe, ZGJUARESI per te qene me shume aktiv, ANALIZE per te thene verteten hapur, dhe ZGJEDHJEN me te mire qe do deshironim!
Partia-shtet ka filluar punen per zgjedhjet e ardhshme, militantet i ka neper zyra te paguar nga taksat tona!
Atehere te fillojme dhe neve tani, jemi ne kohe per t’u organizuar, per te fituar dhe ndryshuar jeten e gjithe popullit!