• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndarja e Kosovës vazhdon si ide

10:12 : 04/11/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE, RAJONI

Nga Enver Robelli

Intelektualët nacionalistë serbë e kanë ditur se, herët apo vonë, sundimi i Serbisë në Kosovë do të marrë fund. Për shkak të zullumit të madh. Andaj që në vitet 90-të qarqet nacionaliste nga Akademia e Shkencave, Shoqata e Shkrimtarëve e Serbisë etj., propozonin ndarjen e Kosovës. Kur dëbimi i Serbisë nga Kosova më 1999 u bë realitet, ideja e ndarjes së Kosovës u shndërrua në politikë shtetërore.

Trazirat e vitit 2004 në Kosovë kanë qenë edhe një përpjekje e qarqeve politiko-kriminale të Kosovës dhe Serbisë për të nisur ndarjen e Kosovës. Ndarja nuk u arrit, por trazirat i dhanë një argument Serbisë për të vajtuar se serbët në Kosovë janë në rrezik ekzistencial. Kështu Perëndimi pranoi që në kuadër të pavarësimit të Kosovës, pakica serbe faktikisht të fitojë çdokund një komunë më vete dhe të marrë kompetenca të gjëra autonome. Nga përbetimi për ndërtim të një shteti multietnik u kalua në projektin e etnizimit të çdo gjëje. Serbin duhet ta gjykojë gjykatësi serb. Drejtorin e policisë nuk mund ta caktojë ministria e Brendshme pa miratimin e komunës serbe. etj.

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 2008, liderët serbë filluan të kërkojnë partnerë në Prishtinë për ndarjen e Kosovës. Hap pas hapi ata gjetën partnerë – në Prishtinë dhe Tiranë. Ndryshimi i kufijve është “një punë e natyrshme” (thoshte lideri nga Tirana). Me “korrigjimin e kufijve” Kosova “ia kthen Serbisë dhuratën e Rankoviqit” (thoshte lideri nga Prishtina). Kështu, me ndihmën e “strategëve” shqiptarë, Serbia e futi në diskursin e politikës ndërkombëtare prishjen e kufijve në Ballkan. Ideja hasi në përkrahje të heshtur apo të hapur në disa kryeqytete perëndimore dhe te lobistët e paguar mirë.

Ndonëse ideja u bllokua (para së gjithash shkaku i Berlinit dhe Londrës), ajo s’ka vdekur. Me tensionimin e gjendjes në Bosnjë nga nacionalistët serbë, në të vërtetë mbahet gjallë EDHE ideja për ndarjen e Kosovës. Fundja, prishja e kufijve të Kosovës do të ishte vetëm uvertyrë për t’i mundësuar Serbisë marshimin drejt Bosnjës dhe Malit të Zi, sa për fillim.

Lexo edhe:

“Kosova i plotëson kriteret”, Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent se në BE

Rita Ora rrëfen fëmijërinë e saj si refugjate nga Kosova

Rrallëherë në histori politikanët shqiptarë syhapur kanë rënë në grackën e Serbisë siç ka ndodhur viteve të fundit. Për interesa të kujt e kanë bërë këtë? Paralelisht me joshjen e disa politikanëve shqiptarë për ndarjen e Kosovës, Serbia ka arritur të nxjerrë nga negociatat asociacionin e komunave serbe. Tash Kosova gjendet para alternativës: kolerën apo murtajën? Si të merret vendimi mes Skillës dhe Karidbës?

Etiketa: KosovaRobelliserbia

Lajme të lidhura

RAJONI

“Kosova i plotëson kriteret”, Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent se në BE

22:47 : 16/11/2025
SHOW BIZ

Rita Ora rrëfen fëmijërinë e saj si refugjate nga Kosova

14:52 : 15/11/2025
RAJONI

I dha fund jetës duke u hedhur nga ndërtesa? Shoku i studentes shqiptare: U vra nga i dashuri i saj

10:18 : 15/11/2025
RAJONI

Bedri Hamza shpall kandidaturën për kryetar të PDK-së pas dorëheqjes së Memli Krasniqit

19:27 : 13/11/2025
KRYESORE

Dëshmitarët e Hagës u manipuluan, si u futën duart në dokumentet e organizmave ndërkombëtare

21:59 : 12/11/2025
RAJONI

Nga tmerret e masakrave të serbëve, tek ngritja e një procesi të dyshimtë që trajton viktimat si xhelatë

21:33 : 12/11/2025
Para

VIDEO/ Grabitja e banesës së noterit, arrestohen autorët (Emrat)

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 17 nëntor 2025

22:58 : 16/11/2025

“Kosova i plotëson kriteret”, Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent se në BE

22:47 : 16/11/2025

Plagoset ushtari i FSK-së në Prishtinë

22:37 : 16/11/2025

Nga ChatGPT te “fëmija perfekt”: CEO i OpenAI kërkon të rishkruajë ADN-në e njeriut

22:28 : 16/11/2025

“Shihemi në Botëror”, Tuchel: Shqipëria është e fortë! Pësoi vetëm 5 gola, 4 ja shënuam ne!

22:19 : 16/11/2025

Merz: E ardhmja e botës po formësohet në Evropë

22:10 : 16/11/2025

Incident në ‘Air Albania’, tifozi anglez mbetet i bllokuar në portën e sigurisë (Video)

21:55 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com