• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koncesionet në buxhetin 2020, KLSH: Janë kryer pagesa për shërbime që nuk janë marrë

08:01 : 03/11/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Partneritetet Publike Private (PPP) apo koncesionet kanë vijuar edhe në vitin 2020 të shoqërohen me problematika sa i takon marrëdhënies së pagesave apo monitorimit të kontratave nga institucionet shtetërore.

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në raportin e zbatimit të Buxhetit 2020 vlerëson se janë të paktën gjashtë pika që paraqesin problem dhe që kanë dalë nga auditimet që janë kryer nga ky institucion. Kështu KLSH vëren se për vitin 2020, rezultoi se nga 13 kontrata koncesionare/PPP me mbështetje buxhetore, vetëm për 10 prej tyre janë realizuar pagesa. Në total, plani përfundimtar për këto projekte paraqitet në shumën 9.7 miliard lekë, ndërkohë që pagesat rezultuan në shumën 9.6 miliard mijë lekë, me një realizim në masën 99%.

“Pagesat vjetore faktike nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, për kontratat koncesionare apo PPP, rezultuan të jenë brenda kufirit të pagesave prej 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit 2019, konkretisht 2.26 për qind e totalit të të ardhurave tatimore faktike të vitit 2019, prej rreth 426,271 milion lekë”, thuhet në raport.

Por cilat janë në fakt konstatimet që kanë bërë audituesit sa i takon kontratave konceisonare gjatë vitit 2020. Së pari KLSH vlerëson se ka pasur raste të kryerjes së pagesave pjesore si pasojë e rishikimeve të vazhdueshme gjatë vitit buxhetor. Së dyti ka raste të likuidimit të detyrimeve të prapambetura për vitin 2020, me fonde nga buxheti i vitit 2021, për total vlerën prej 356.2 milion lekë në “Shërbimin e Skanimit në Dogana” dhe në “Inceneratorin e Tiranës”.

Së treti është hasur një rast i mos regjistrimit të kontratës në SIFQ si detyrim dhe si pasojë nuk është buxhetuar. Së katërti është konstatuar kualifikim i gabuar i operatorit ekonomik sa i takon marrëveshjes koncesionare “Për ofrimin e shërbimeve laboratorike mjekësorë” pasi nuk janë marrë në konsideratë dhe vlerësuar kundërshtitë për këtë OE të këshilltarit të transaksionit, IFC.

Lexo edhe:

Skandali me hemodializën! Braçe kërkon auditim 10-vjeçar për pagesat pa shërbime në Spitalin Amerikan

Kreu i KLSH: Institucionet po na bllokojnë proceset audituese

Së pesti Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk ka monitoruar ecurinë periodike të kësaj kontrate në qendrat spitalore universitare, spitalet referuese dhe ato bashkiake dhe në rastet kur janë raportuar devijime/parregullsi nga spitalet (rasti i QSUNT), nuk ka marrë asnjë masë për verifikimin e mëtejshëm të parregullsive të konstatuara.

Së gjashti edhe për këtë vit është vijuar me kryerjen e pagesave për shërbime të pa kryer për kontrollin bazë të popullsisë dhe për shërbimin e dializës, duke sjellë kosto shtesë për buxhetin e shtetit.

KLSH vëren se sa i takon koncesionit të Check Up gjatë vitit 2020 është kryer pagesa e shërbimit të periudhës nëntor 2019 deri në mars 2020 kur edhe është pezulluar zbatimi i kësaj kontrate si pasojë e pandemisë.

“Nga auditimi konstatohet se shërbimi është hapur për pak ditë në muajin Shtator dhe për të cilin është kryer një pagesë në shumën 2.1 milion lekë për rastet e kryera. Në total nga këto pagesa evidentohen 2127 raste në shumën 3.9 milion lekë të cilat janë paguar për shërbim të pakryer. Për rastet që janë faturuar nga koncesionari përgjatë muajve kur ka ndodhur pezullimi i kontratës si pasojë e pandemisë, nuk janë pranuar nga FSDKSH”, thuhet në raport.

Sa i takon kontratës së hemodializës KLSH vëren se efekti i financimit të shërbimit të pakryer që në implementimin e kësaj kontratë koncesionare në vitin 2016 e deri në fund të vitit 2020 vlerësohet në shumën 352 milion lekë.

/Monitor.al/

Etiketa: klshKoncesionet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandali me hemodializën! Braçe kërkon auditim 10-vjeçar për pagesat pa shërbime në Spitalin Amerikan

21:37 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kreu i KLSH: Institucionet po na bllokojnë proceset audituese

18:25 : 29/10/2025
AKTUALITET

Liqeni Artificial i “sëmurë”, ndotje nga tetë drejtime

18:04 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kreu i KLSH: Një punonjës u largua nga puna, kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit

13:23 : 29/10/2025
AKTUALITET

Abuzimet me koncesionet/ Kreu i KLSH: Janë bërë pagesa për shërbime që nuk janë kryer

10:51 : 29/10/2025
AKTUALITET

Motra drejtonte Tatimet, vëllai “qethte” tenderat! Dritëhijet e ish-drejtoreshës së komanduar, Elidjana Çelaj

21:25 : 23/10/2025
Para
Foto ilustruese

Përfshihet nga flakët banesa në Krujë

TË GJITHA

Hetimi për korrupsion e transferta 6 mln € në Zvicër mund të çojë në arrest Belinda Ballukun

11:12 : 04/11/2025

Aksident në galerinë e kromit në Martanesh, humb jetën administratori – EMRI

11:09 : 04/11/2025

Rama anulon udhëtimin drejt Brukselit, nuk do marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të BE-së

11:03 : 04/11/2025

Lejuan ndërtime të paligjshme, arrestohen një efektiv dhe tre punonjës të IMT-së në Shkodër

10:55 : 04/11/2025

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Herila Çela

10:48 : 04/11/2025

Shumë kompani shqiptare pa mjek pune, pavarësisht detyrimit ligjor

10:34 : 04/11/2025

Minatorët e Spaçit në ditën e 27-të të protestës, “Tete Albania” refuzon kërkesat, shkarkon 40 punonjës

10:26 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com