• Kontakt
Wednesday, September 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tërmeti Damian po vjen

08:51 : 02/11/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kemi hyrë në muajin nëntor dhe gradualisht do mbushen dy vite nga tërmeti tragjik që mori jetën e 51 qytetarëve dhe shkatërroi mijëra banesa në vend. Por jemi edhe në prag të “tërmetit politik”, kur sot u konfirmua se personi që shkakton “tërmet” me shitblerjen e votave dhe përfshin në zgjedhje “çunat problematik”, do të jetë bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore.

Vetë Taulant Balla u detyrua të dalë si “spikeri i Rilindjes” dhe të përmendë emrin e Damian Gjiknurit për të qenë në krye të një reformë të madhe. “Në mbledhjen e grupit të PS kemi diskutuar dhe për kërkesën e ardhur nga grupi i PD për ngritjen e komisionit Posaçëm të Reformës zgjedhore. Ne kemi miratuar dakordësinë tonë të plotë sot për të ngritur këtë komision, ku do të propozojmë zotin Gjiknuri si bashkëkryetar. Shpresojmë që këtë të bëjë edhe PD. Më pas të dy bashkëkryetarët do të formojnë dhe formulojnë projektvendimin. Kemi shumë formula ekzistuese të mënyrës së organizmit të reformës zgjedhore”, tha ai i sforcuar, për shkak edhe të xhelozisë për ngritjen e Damianit më majë të majave…

Mëlçitë do të varen pikërisht në qafën e ujkut që kafshon vota dhe lëshon hungërimin e pushtetit. Malinjiteti politik i Ramës kundër opozitës nuk njeh një pikë kufiri. Para zgjedhjeve të Përgjithshme Parlamentare ishte pikërisht Damian Gjiknuri që mori përsipër të hartojë draftit ligjor për ndryshimet Kushtetuese i cili hiqte koalicionet parazgjedhore, duke e detyruar PD-në dhe LSI-në të garonin të veçuara. Më pas pisllëku u gatua dhe përfundoi me të ashtëquajturën “opozitë parlamentare” e cila pasi ngriti kartonët në shërbim të Ramës mbanin radhën për tu futur në lista si kandidatë për deputetë të PS-së.
Tashmë që opozita është kthyer në institucione dhe po shfrytëzon çdo nismë ligjore në Parlament, Gjykatë Kushtetuese apo denoncime në SPAK, kryeministri Rama i është kthyer avazit të vjetër. Një prej kërkësave për ndryshime Kushtetuese lidhet me Reformën Zgjedhore. Apriori PS e ka pranuar për diskutim, duke iu lënë në krye të tavolinës po Gjiknurin, xholin e zgjedhjeve. Ai rishfaqet përsëri, për të bërë një tjetër “tërmet” me votat, ashtu si në zgjedhjet e vitit 2016 në Dibër. Është personazhi politik që u kap duke komunikuar me elementë të dyshimtë që opozita i konsideron si koka të krimit të organizuar. Ai mburrej se kishte bërë tërmet në Dibër. Po ashtu del në përgjime kur flet me zyrtarë lokal dhe tu dërgonte dy furgonë të mbushur me “çuna problematik”, pra krahun e fortë të shantazhit dhe terrorit.

Damian Gjiknuri, që ka ende një dosje të hapur kur shpërtheu skandali i Unazës së Re, ngrihet në pozitë. Nuk shkon në atë komision si një “ekspert i çështjeve zgjedhore”, as një një “jurist i afirmuar”, por një marifetçi që mbledh pas vetes soj e sorullop personash të cilët në fund pasi mbushin kutitë e votimit për pushtetin, kërkojnë edhe haraçin për tu mbrojtur dhe qenë pjesë e tenderave të dyshimtë dhe lulëzimit të arave me hashash.
Rama nuk ka ndryshuar, as nuk ka “arsye” të ndryshojë perderisa eksponentë si Gjiknuri dhe të tjerë që mban afër i sigurojnë pushtet, si me ndryshimet ligjore dhe kushtetuese të Kodit Zgjedhor ashtu edhe në terren, ku si me megnet tërheq pas vetes eksponentë të krimit të organizuar dhe individë të majmur nga aferat korruptive. Të gjitha këto fakte prokuroria i kishte në duar, por drejtësia e “re” e varrosi çështjen e masakrës zgjedhore në Dibër, duke e kthyer dosjen 184 si numër varri. Tashmë tjetër “tërmet” pritet dhe të bëjmë dua që të ndalet paksa dora e Gjiknurit, pasi ku vend nuk mban më, as nga “tërmeti politik”.

Lexo edhe:

Himara, drita me orar! Ku shkuan 20 mln eurot e Damian Gjiknurit? Gati tenderi i ri 2 mln euro

KLGJ nuk zbaton vendimin e KPP-së, rishpall fitues të 10 mln eurove Gjiknurin dhe Beqirin

Etiketa: Damian Gjiknuri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Himara, drita me orar! Ku shkuan 20 mln eurot e Damian Gjiknurit? Gati tenderi i ri 2 mln euro

14:55 : 25/08/2025
AKTUALITET

KLGJ nuk zbaton vendimin e KPP-së, rishpall fitues të 10 mln eurove Gjiknurin dhe Beqirin

17:48 : 20/08/2025
AKTUALITET

Skandali/ Vëllai i Gjiknurit fitoi tenderin 220 mijë euro, platforma e regjistrimit në çerdhe nuk punon

11:48 : 14/08/2025
AKTUALITET

Dyshon për vjedhje nga Gjiknuri? Vullnet Sinaj del kundër Ramës, kërkon pamjet e numërimit në Vlorë

17:51 : 16/07/2025
AKTUALITET

Përfundon numërimi për kandidatët në Vlorë/ Gjiknuri “tërmet” tek PS, ja kush i merr mandatet

09:37 : 14/05/2025
AKTUALITET

Mbyllet numërimi i votave për kandidatët në Himarë, Gjiknuri bën “tërmet” tek PS-ja

09:14 : 13/05/2025
Para
Foto: Fan Club

Paloma pas eliminimit: Fansat e Donaldit më kanë degjeneruar, janë munduar të më degradojnë figurën

TË GJITHA

Kroacia bllokon ngarkesën me pjeshkë të nisura nga Shqipëria, rezultuan me metale nikeli

14:47 : 03/09/2025

Dy adoleshentë qëllojnë me armë zjarri ndaj një 27-vjeçari në Krujë, shpallen në kërkim

14:39 : 03/09/2025

“35 € ilaçi për rrobat, do plasë morri dhe zgjebja”/ Berisha: Paga e Dumanit, 15 herë më e lartë se minimalja

14:28 : 03/09/2025

Rama do e mbajë Asamblenë e PS-së në një kompleks privat, zyrtarizohet vendi dhe ora

14:13 : 03/09/2025

Gjeneral Piro Ahmetaj: “Paqja në Ukrainë PA damkën e legjitimimit të pushtuesit” !

14:04 : 03/09/2025

Ish-fabrika dhe ndërtesa/ Qeveria do t’i japë privatit 8 objekte shtetërore, nxirren në ankand

13:57 : 03/09/2025

“Albin Kurti do jetë i vdekur”/ Grafite kërcënuese për kryeministrin e Kosovës në veriun e Mitrovicës

13:45 : 03/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com