Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 3015 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 547 qytetarë, në këto bashki: 238 në Tiranë, 28 në Berat, 26 në Fier, 23 në Kamëz, 22 në Elbasan, 21 në Vlorë, Shkodër, 17 në Durrës, 13 në Korçë, 12 në Sarandë, Gjirokastër, 10 në Mallakastër, 6 në Lezhë, Kolonjë, Kuçovë, 5 në Kukës, Kurbin, Rroskovec, Lushnje, Pogradec, Gramsh, 4 në Krujë, Vorë, Mat, Përmet, 3 në Patos, Divjakë, Konispol, Memaliaj, Skrapar, 2 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Selenicë, Himarë, Delvinë, Dimal, Peqin, 1 në Tropojë, Kavajë, Rrogozhinë, Dibër, Bulqizë, Dropull, Devoll, Poliçan, Cërrik, Belsh, Librazhd.
Janë 7,692 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 154 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: dy qytetarë nga Durrësi 50 dhe 63 vjeç, dy qytetarë nga Vlora 67 dhe 72 vjeç, një qytetar nga Saranda 67 vjeç, një qytetare nga Berati 74 vjeç, një qytetar nga Tirana 75 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 409 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,279 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (30 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 547
Të shëruar në 24 orë 409
Të shtruar në spitale 154
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 3015
Testime totale 1,304,222
Raste pozitive 184,887
Raste të shëruara 174,279
Raste Aktive 7,692
Humbje jete 2,916
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3,915
Fier 887
Durrës 642
Shkodër 504
Elbasan 343
Vlorë 322
Gjirokastër 264
Berat 230
Lezhë 190
Korçë 190
Kukës 125
Dibër 83