• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Salianji: Socialistët shpenzuan miliona euro për të shtuar punësimet gjatë fushatës elektorale

21:47 : 27/10/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, nëpërmjet një shkrimi në “Facebook”, ka vendosur në fokus punësimet elektorale në administratën publike.

Ai thotë, se në periudhat 2014-2021, janë punësuar afro 100 mijë punonjës në administratë, duke shpenzuar rreth 375 mln euro nga buxheti i shtetit për pagën bazë të tyre.

Salianji gjithashtu nënvizon se “në Thesarin e Shtetit nuk përfshihen të dhënat për punësimet në 258 institucione publike të organizuara në formën e shoqërive tregtare, fatura financiare e punësimeve të së cilave gjatë periudhës janar – prill 2021 është më shumë se 43 milionë Euro”.

Postimi i Ervin Salianji:

Punësimet elektorale në administratën publike në këmbim të votës për Partinë Socialiste

Lexo edhe:

No Content Available

1.Në periudhën 2014 – 2021, Administrata Publike është dyfishuar si pasojë e punësimeve partiake dhe elektorale. Bazuar në të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në vitin 2020 në administratën publike kanë qenë të punësuar 182.5 mijë persona, krahasuar me 85 mijë të punësuar në vitin 2014.

2.Nga të dhënat e Ministrisë së Financave, nga buxheti i shtetit në vitin 2014 janë shpenzuar 375 milionë Euro për “paga bazë”, vlerë e cila është dyfishuar në 620 milionë Euro në vitin 2020. Fatura në buxhetin e shtetit për “paga bazë” në periudhën 2014 – 2020 është 4 miliardë Euro. Theksojmë se në vlerën e mësipërme nuk janë përfshirë punësimet me kontrata të përkohshme pune, kontratat sezonale, kontratat e punonjësve që rregullohen me akte të veçanta si dhe të dhënat mbi faturën e punësimeve në administratën e 258 Enteve Publike apo shoqërive tregtare me kapital shtetëror (OSHEE sh.a., KESH sh.a., Ujësjellës Kanalizime sh.a. etj), të dhënat e të cilave nuk reflektohen në Thesarin e Shtetit por vetëm tek Tatimet.

3.Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në tremujorin e fundit të 2020 janë punësuar në administratën publike 10.572 persona, duke rritur punësimin në sektorin publik me 6% dhe duke shënuar rekord në 30 vitet e fundit.

4.Në kundërshtim me Vendimin nr. 9, datë 24.12.2020, “Për rregullat për raportimin e veprimtarive me karakter publik të institucioneve publike, agjencive dhe/ose ndërmarrjeve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara, si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore para zgjedhjeve” të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, më datë 20.01.2021 në Fletore Zyrtare, u publikua VKM-ja Nr. 1151, datë 24.12.2020 “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2021, në Njësitë e Qeverisjes Qendrore”. Nëpërmjet kësaj VKM-je, janë shtuar për efekte elektorale 2,472 pozicione me kontrata të përkohshme pune në njësi të qeverisjes qendrore, kryesisht sanitare dhe specialist, pra, pozicione pune për blerje vote.

5.Në tre vitet e fundit, nëpërmjet 28 VKM-ve janë punësuar 16.645 persona me kontrata të përkohshme pune në njësitë e qeverisjes qendrore.

6.Nga të dhënat zyrtare dhe publike të Ministrisë së Financave, për periudhën janar – prill 2014, shpenzimet për “paga bazë” llogariten në 40 milionë Euro, ndërsa për të njëjtën periudhë të vitit 2021, fatura financiare llogaritet në 224 milionë Euro, pra një diferencë prej 184 milionë Euro.

7.Nga të njëjtat të dhëna zyrtare dhe publike, për periudhën janar – prill 2021, fatura financiare e punësimeve në administratën publike është 224 milionë Euro, nga 204 milionë Euro për të njëjtën periudhë të vitit 2020, duke shënuar një rritje me 20 milionë Euro.

8.Theksojmë se, në Thesarin e Shtetit nuk përfshihen të dhënat për punësimet në 258 institucione publike të organizuara në formën e shoqërive tregtare, fatura financiare e punësimeve të së cilave gjatë periudhës janar – prill 2021 është më shumë se 43 milionë Euro.

Etiketa: salinji boldnew shsot domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Kupa e Gjermanisë/ Shtanget Bayern Munich, Monchengladbach i shënon 3 herë në 21 minuta

TË GJITHA

Të ndjerën “s’e lënë të vdesë”, vdekja duhet të provohet në gjykatë

21:16 : 01/07/2025

Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik, UKD: Po investohet!

21:16 : 01/07/2025

‘Gjakun e lajm me gjak’/ Vrau me armë zjarri grabitësin shqiptar, sulmohet shtëpia e autorit

21:14 : 01/07/2025

Zhduket pa gjurmë Eraldo Muça, shoku i besuar i Aleksandër Sadikajt

21:04 : 01/07/2025

Protagonist me gol dhe asist, Asani përfshihet në formacionin e javës në Kore

20:58 : 01/07/2025

Përplasja mes bandave të Vlorës/ Si u tentua eliminimi i Kevin Hajrullës dhe Bernard Sinomatajt

20:50 : 01/07/2025

Mbappe në stol, publikohen formacionet zyrtare të sfidës Real Madrid-Juventus

20:46 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com