Vrasjet dhe grabitjet në 24 orët e fundit/ Berisha: Rendi në duart e mafies së drogës dhe krimit

Ish-kreu i qeverisë Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas ngjarjeve kriminale të ndodhura në 24 orët e fundit.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se rendi në Shqipëri është në duart e mafies dhe krimit.

Sipas tij, vrasjet dhe grabitjet që bëjnë grupet mafioze, nuk e shqetësojnë ministrin dhe Ramën.

Postimi i plotë i Berishës:

Rendi në duart e mafies së drogës dhe krimit.

Ekzekutime mafioze, grupe grabitëse dhe torturuese dhjetëshe bëjnë ligjin, narko ministri i familjes në ahengje.

Miq, mbrëmë një grup mafioz në Fier ekzekutoi me breshëri kallashi në makinën e tij një biznesmen dhe pak orë më vonë, një bandë plaçkitëse prej 10 vetësh në Nikel hyri me forcë dhe i preu gishtërinjtë dhe  e torturoi një biznesmen tjetër dhe i grabiti kasafortën.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe aktet mafioze të bandave kriminale që bëjnë sot ligjin në vend, dënoj gjithashtu kreun e meduzës Edvin Kristaq Rama dhe narkoministrin e tij të familjes Çuçi si frymëzues kryesor të krimit, drogës në narkoshtetin e Shqipërisë.

LEXO EDHE  Bylybashi i përgjigjet Bashës: Kërkon të bëhet lider përmes humbjes, kulti komunist që duhet rrëzuar