Kategoria e Dytë/ Mbyllet java e 5-të, njihuni me rezultatet dhe renditjen

Foto: FSHF.org

Ndeshjet e kësaj jave në Kategorinë e Dytë kanë parë skuadrat pretendente të gjejnë fitoret dhe të konfirmojnë ambiciet e tyre për t’u ngjitur një kategori më lart.

Në Grupin A, skuadra si Iliria, Elbasani apo edhe Gramshi kanë marrë suksese të rëndësishme në garën mes tyre për të siguruar elitën. Një fitore shumë e rëndësishme ishte sidomos ajo e Gramshit, që mundi me shifrat 2-0 Shënkollin i cili ka gjithashtu pretendime të mëdha.

Sa i përket grupit B, është ndalur në barazim Devolli, duke i dhënë mundësinë Flamurtarit të kapte kreun, ashtu si edhe Labëria e cila triumfoi në transfertë.

LEXO EDHE  Video/ Vllaznia-Partizani, shkodranët kalojnë në avantazh

GRUPI A / Java 5

Bulqiza-Elbasani 1-7

Ada-Iliria 1-2

Veleçiku-Internacional 6-0

Gramshi-Shënkolli 2-0

Oriku-Murlani 2-0

Luzi 2008-Klosi 1-1

RENDITJA E GRUPIT A: Iliria 11 pikë, Elbasani 10, Gramshi 10, Shënkolli 10, Veleçiku 9, Luzi 2008 9, Oriku 8, Murlani 6, Klosi 4, Ada 3, Internacionali 3, Bulqiza 1.

GRUPI B / Java 5

Naftëtari-Flamurtari 0-3

AF Luftëtari-Memaliaj 4-2

Albpetroli-Labëria 1-2

Devolli-Sopoti 2-2

Tepelena-Gramozi 1-1

Përmeti-Këlcyra    2-1

RENDITJA E GRUPIT B: Flamurtari 11 pikë, Labëria 11, Devolli 11, Albpetroli 9, AF Luftëtari 8, Sopoti 7, Naftëtari 7, Tepelena 5, Përmeti       5, Këlcyra 4, Memaliaj 3, Gramozi 1.