Horoskopi nga data 25 deri në 31 tetor 2021, Dashi:
Pesë yje për Dashin. Afërdita është më në fund në anën tuaj dhe do të sjellë me vete dëshirën për të qenë të dashuruar. Të rinjtë do të përjetojnë histori shumë të shpejta, periudha mbetet intriguese dhe magjepsëse. Por kini kujdes nga ata që duan të humbin kohën tuaj.
Nga ana tjetër jeni pak kokëfortë dhe ndonjëherë fiksoheni për gjëra që nuk kanë kuptim. Në punë, disa rezultate nuk janë ato që keni imagjinuar dhe nëse nuk keni para, nuk është faji juaj. Kujdes nga borxhet!
Parashikimet nga 25 deri më 31 tetor 2021, Demi:
Tre yje për Demin. Shtatori në dashuri ishte një muaj i vështirë, shumë histori kanë përfunduar dhe ju është dashur të përballeni me disa shqetësime. Sidoqoftë, kjo do të jetë një javë pozitive në dashuri: shikoni vetëm marrëdhëniet me të lindurit në shenjën e Ujorit dhe Luanit. Dashuritë e reja janë më fizike, keni shumë më tepër tërheqje, por edhe mendja duhet të luajë rolin e saj. Në punë nuk ndiheni të kënaqur – po bëni diçka që nuk mendoni se po nxjerr në pah aftësitë tuaja. Mundohuni të qëndroni të qetë dhe çdo gjë do të funksionojë, avash avash!
Horoskopi nga data 25 deri në 31 tetor 2021, Binjakët:
Katër yje për Binjakët. Afërdita është në disfavorin tuaj dhe është më mirë të qëndroni të qetë. Jini të kujdesshëm sidomos në historitë e sapolindura. Asgjë nuk ju përshtatet, ju kërkoni shumë dhe shumë prej jush, pas një ndarjeje, duan ta lënë veten të rendë pas emocioneve. Po, por duke jetuar për atë ditë. Jeni tepër argumentues dhe i zhytur në mendime, relaksohuni. Në punë, mos u përpiqni të zgjidhni problemet të gjitha së bashku: duhet të jeni të durueshëm, Jupiteri është në anën tuaj dhe do të ndihmojë për çdo gjë që keni në duar. Më mirë a bëhet?
Parashikimet për javën nga 25 deri më 31 tetor 2021, Gaforrja:
Pesë yje për shenjën e Gaforres. Në dashuri, beqarët duhet të shikojnë përreth sepse takimet e kësaj periudhe janë premtuese dhe ndër më të veçantat. Momenti është mbresëlënës, emocionet janë aty, por nëse nuk ju intereson askush, kjo po ndodh sepse ndoshta jeni ende duke menduar për të kaluarën dhe kujtimet e këqija që bartni ende në mendje. Mjaft, duhet të ecni përpara! Në punë, ditët do të jenë në fazë rikuperimi: tashmë mund të bëni zgjedhje edhe për të ardhmen, veçanërisht për faktin se muajt janar dhe shkurt 2022 pritet të jenë thelbësorë për ju. Nëse ju bëjnë disa propozime, pranojini ose merrni kohë me qetësi për t’i vlerësuar!
Parashikimet nga 25 deri më 31 tetor 2021, Luani:
Tre yje për Luanin. Situatë astrologjike intriguese, por kujdes nga historitë që lindin për argëtim dhe më pas bëhen të rëndësishme. Lajmet që vijnë në dashuri, janë të këndshme, diçka e bukur mund të lindë në fund të muajit: Le të shohim! Në punë keni shpenzuar para dhe parashikohen shpenzime të tjera ligjore, të cilat do t’ju shkaktojnë shqetësime të konsiderueshme. Mos harroni faturat për të paguar, në përgjithësi keni nisur projekte të reja që nuk krahasohen me ato të së shkuarës, por nuk ka problem, do t’ia dilni!
Parashikimi për javën nga 25 deri më 31 tetor 2021, Virgjëresha:
Pesë yje për shenjën e Virgjëreshës. Java në dashuri nis me tension, ka diçka që nuk ju përshtatet në mënyrë perfekte dhe nga pikëpamja fizike nuk jeni në formë të mirë. Ata që duan të përjetojnë ndjenja të reja, duhet të heqin dorë: përpiquni të zgjidhni mirë situatat ku jeni, veçanërisht me njerëz me të cilët mund të keni konfrontime verbale. Në punë, ngadalësim në pamje të parë, mund të mërziteni, sepse nuk ndjeheni fort të stimuluar. Mundohuni të planifikoni projekte të reja sepse rezultatet nuk do të mungojnë, e pra, merruni me punë!
Parashikimet nga 25 deri më 31 tetor 2021, Peshorja:
Katër yje për shenjën e Peshores. Në dashuri tani ka shumë më tepër qetësi dhe mund të lindë edhe një histori e këndshme. Mos u ndalni nëse dikush tundohet nga ndjenjat që i përcillni. Venusi është në anën tuaj dhe do t’ju ndihmojë veçanërisht në fundjavën 30 e 31 tetor, ditë të cilat do të jenë shumë pasionante. Favorizohen edhe takimet e shpejta, ato të rastit. Në punë mos i nënvlerësoni propozimet e reja: periudha është premtuese, Jupiteri dhe Saturni janë të favorshëm. Diçka e mirë për të ardhmen, diçka pozitive, po lëviz!
Parashikimet nga 25 deri më 31 tetor 2021, Akrepi:
Tre yje për shenjën e Akrepit. Ju nuk i harroni gabimet, por ndonjëherë duhet të hiqni dorë, të harroni shqetësimet e së shkuarës dhe të lindurit në shenjën e Peshqve dhe Bricjapit mund t’ju ndihmojnë në këtë nismë. Yjet ju mbrojnë, nëse ju pëlqen dikush dilini ballaz sepse ndoshta muajin e ardhshëm do të vijë diçka e bukur. Në punë, Saturni do të sjellë disa lajme me vete, por merrni kohë për të reflektuar dhe për të vendosur.
Parashikimet nga 25 deri më 31 tetor 2021, Shigjetari:
Katër yje për shenjën e Shigjetarit. Në dashuri ka ardhur koha për të aktruar, yjet janë në anën tuaj. Nëse po përpiqeni të rikuperoni marrëdhënien me një person, përqendrohuni mirë nëse doni të keni sukses. Fundjava është interesante, Venusi është me ju dhe keni të gjithë vullnetin për t’u përfshirë, për të kapërcyer pengesat. Në punë, ka nga ata që duan të kompensojnë kohën e humbur: shumë prej jush u është dashur të ndalen për shkak të një problemi fizik. Mund të rifillojë pa problem, por bëni kujdes me kontratat që kaloni nëpër duar!
Horoskopi javor i Paolo Fox nga 25 deri më 31 tetor 2021, Bricjapi:
Katër yje për të lindurit në shenjën e Bricjapit. Afërdita do jetë në anën tuaj dhe do ju ndihmojë të krijoni njohje të reja, sidomos me ardhjenne nëntorit. Edhe ata me një të kaluar të errët tani mund të ngrihen përsëri sepse dashuria do të trokasë në derën tuaj. Rritni dëshirën fizike, sepse jeni shumë më të pasionuar. Në punë, një aktivitet që është ndalur prej disa kohësh, tashmë mund të rifillojë, por gjithçka varet nga ju dhe aftësitë tuaja. Shpërblimet vijnë dhe ata që nuk kanë një punë mund të mbështeten në mundësitë për të kapur diçka fluturimthi, edhe nëse jeni në punë me kohë të pjesshme!
Parashikimet për javën nga 25 deri më 31 tetor 2021, Ujori:
Katër yje për Ujorin. Afërdita është në anën tuaj dhe horoskopi për sferën sentimentale është interesant, madje mund të dashuroheni marrëzisht me dikë këto ditë. Ju dëshironi të përfshiheni, të lini veten të rendë pas dashurisë, të bëni zemrën tuaj të rrahë sërish. Në punë, ju jeni optimistë edhe nëse keni, si gjithmonë, një qëndrim kritik ndaj të tjerëve. Por ju jeni gjithashtu kritik ndaj vetes. Gjithsesi tani duhet të zgjidhni disa probleme ligjore dhe burokratike. Kujdes, muajt në vijim mund të bëheni protagonist i të rejave në jetën tuaj!
Parashikimet për javën nga 25 deri më 31 tetor 2021, Peshqit:
Katër yje për të lindurit në shenjën e Peshqve. Ju po përpiqeni të harroni të kaluarën dhe dëshironi të riktheheni në “treg”, por kujdes nga iluzionet dhe rrufetë që rezultojnë të jenë një furtunë në gotë. Në horizont duken disa vështirësi për t’u përballur: mos e lidhni veten me njerëz të largët ose tashmë të përkushtuar tek të tjerë, synoni qetësinë për shpirtin tuaj. Në punë, nëse jeni rishtarë dhe kërkoni të ecni përpara, propozoni, bëni të gjitha kërkesat, por mos prisni përgjigje të menjëhershme. Periudha e mirë fillon nga nëntori dhe përfundon në shkurt: përfitoni nga këta muaj, por përpiquni të jeni gjithmonë optimistë, entuziastë dhe energjikë!