• Kontakt
Wednesday, October 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dëbimi i 10 ambasadorëve nga Erdogan, VOA: Prirje autoritare

10:33 : 24/10/2021
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të shtunën se i kishte thënë ministrisë së jashtme të dëbonte ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe nëntë vendeve të tjera perëndimore për shkak të kërkesës për lirimin e filantropistit Osman Kavala.

Shtatë nga ambasadorët përfaqësojnë aleatët e Turqisë në NATO dhe nëse bëhen dëbimet, do të përbënin çarjen më të thellë me Perëndimin gjatë 19 viteve në pushtet të Erdoganit.

Zoti Kavala, një kontribues i disa grupeve të shoqërisë civile është në burg prej katër vitesh, i akuzuar për financimin e protestave mbarëkombëtare në vitin 2013 dhe për përfshirje në një grusht shteti të dështuar në vitin 2016. Ai ka mbetur në paraburgim ndërsa gjyqi i tij vazhdon dhe i mohon akuzat.

Në një deklaratë të përbashkët më 18 tetor, ambasadorët e Kanadasë, Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Norvegjisë, Suedisë, Finlandës, Zelandës së Re dhe Shteteve të Bashkuara bënë thirrje për një zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë të çështjes së Kavalës, dhe për “lirimin e tij urgjent”. Ata u thirrën nga ministria e jashtme turke, e cila e quajti deklaratën të papërgjegjshme.

“I dhashë urdhrin e nevojshëm ministrit tonë të jashtëm dhe i thashë se çfarë duhet të bënte: Këta 10 ambasadorë duhet të shpallen menjëherë të padëshiruar. Do ta zgjidhni këtë menjëherë,” tha zoti Erdogan në një fjalim.

Lexo edhe:

Carney takon Trumpin në kërkim të ‘marrëveshjes më të mirë për Kanadanë’

Yuri Kim, Balluku dhe “Tigrat” e korrupsionit në Vlorë

“Ata duhet ta njohin dhe ta kuptojnë Turqinë. Në momentin që nuk e njohin dhe nuk e kuptojnë Turqinë, ata do të largohen,” tha ai mes brohoritjeve nga turma në qytetin veriperëndimor Eskisehir.

Ambasadat e SHBA-së, Gjermanisë dhe Francës dhe Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit i SHBA-së nuk u janë përgjigjur ende kërkesave për koment.

Presidenti Erdogan kishte thënë më parë se planifikon të takohet me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Joe Biden në një takim të nivelit të lartë të G20-ës në Romë fundjavën e ardhshme.

Ministria e Jashtme norvegjeze tha se ambasada e saj në Ankara nuk kishte marrë informacion nga autoritetet turke në lidhje me këtë çështje.

“Ambasadori ynë nuk ka bërë asgjë që të justifikojë dëbimin,” i tha agjencisë Reuters në një deklaratë të dërguar me email shefja e komunikimit e ministrisë, Trude Maaseide, duke shtuar se Turqia e njihte mire pikëpamjen e Norvegjisë për këtë çështje.

“Ne do të vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Turqisë që të respektojë standardet demokratike dhe shtetin ligjor, për të cilat vendi është angazhuar sipas Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut,” tha zonja Maaseide.

Akuzat ndaj zotit Kavala në lidhje me protestat e vitit 2013 u rrëzuan vitin e kaluar, por vendimi u përmbys këtë vit, duke iu shtuar edhe akuza për një rast tjetër në lidhje me tentativën për grusht shtet.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se rasti i tij është në vazhdën e goditjeve ndaj kundërshtarëve nën presidentin Erdogan.

“PRIRJE AUTORITARE”

Gjashtë nga vendet janë anëtarë të BE-së, përfshirë Gjermaninë dhe Francën. Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli tha në Twitter: “Dëbimi i dhjetë ambasadorëve është një shenjë e prirjes nga autoritorizmi të qeverisë turke. Ne nuk do të frikësohemi. Liri për Osman Kavalën.”

Ministri i Jashtëm danez Jeppe Kofod tha se ministria e tij nuk kishte marrë asnjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë çështje dhe se ishte në kontakt të ngushtë me miqtë dhe aleatët.

“Ne do të vazhdojmë të mbrojmë vlerat dhe parimet tona të përbashkëta, siç shprehemi edhe në deklaratën e përbashkët,” tha ai në një deklaratë të dërguar me email.

Zoti Kavala tha të premten se do të ishte “e pakuptimtë ” që të merrte pjesë në gjyqin ndaj tij, pasi ishte e pamundur një seancë e paanshme duke pasur parasysh komentet e fundit nga zoti Erdogan.

Zoti Erdogan u citua të enjten të thoshte se ambasadorët në fjalë nuk do të lironin “banditë, vrasës dhe terroristë” në vendet e tyre.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të zotit Kavala në fund të vitit 2019, duke thënë se nuk kishte dyshime të arsyeshme se ai kishte kryer ndonjë vepër penale dhe se arriti në përfundimin se ndalimi i tij kishte për qëllim t’i mbyllte gojën.

Gjykata dha një vendim të ngjashëm këtë vit për rastin e Selahattin Demirtas, ish kreut të Partisë Demokratike të Popullit pro-kurde (HDP), që është në burg prej afro pesë vjetësh.

Këshilli i Evropës, i cili mbikëqyr zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane, ka thënë se do të fillojë procedura për shkelje kundër Turqisë nëse Kavala nuk lirohet. Seanca e radhës për çështjen kundër Kavalës dhe të tjerëve do të mbahet më 26 nëntor. /VOA/

Etiketa: ambasadoreErdoganvoa

Lajme të lidhura

BOTA

Carney takon Trumpin në kërkim të ‘marrëveshjes më të mirë për Kanadanë’

12:52 : 07/10/2025
AKTUALITET

Yuri Kim, Balluku dhe “Tigrat” e korrupsionit në Vlorë

17:13 : 30/09/2025
BOTA

Takimi Trump-Erdogan, Turqia dhe SHBA firmosin marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:21 : 25/09/2025
BOTA

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump i kërkon Erdoganit të ndalojë blerjen e naftës ruse

18:11 : 25/09/2025
BOTA

VIDEO/ Pas Macron, edhe Erdogan bllokohet nga policia amerikane në rrugët e New York-ut

17:32 : 24/09/2025
BOTA

Erdogan me foton nga Gaza në seancën e OKB-së: Kjo është pika më e ulët e njerëzimit

19:04 : 23/09/2025
Para
Foto: Instagram

Vin Diesel shoqëron në altar vajzën e Paul Walker, publikohen pamjet nga ceremonia përrallore

TË GJITHA

Dhanë dëshmi të rreme për një vrasje të ’97-ës, arrestohen në sallën e gjyqit burrë e grua në Lezhë

14:58 : 15/10/2025

Naftëtarët e Bankers futen në grevë urie: Helmohemi nga gazërat që emëton nafta, për paga qesharake

14:45 : 15/10/2025

Dopieta ndaj Hungarisë, Ronaldo bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikueseve të Botërorit

14:39 : 15/10/2025

Berisha-Dumanit: Armik i egër i pluralizmit politik! Je një Aranit Çelë në llojin tënd

14:38 : 15/10/2025

10 plazhet më të bukura të Evropës që rrezikojnë të zhduken deri në vitin 2100

14:27 : 15/10/2025

Zbardhet dosja e vdekjes së Brian Spahiut/ 14 ndërhyrje dentare, pa grafi dhe me mjekë të paidentifikuar

14:16 : 15/10/2025

Berisha: Taulant Balla ka porositur vrasje dhe janë eliminuar dokumentet

14:08 : 15/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com