• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Sëmundja/ Rënia e shpejtë e funksionit të veshkave dhe lidhja me depresionin

08:46 : 22/10/2021
në SHENDETI

Sëmundja kronike e veshkave është shumë më e përhapur sesa njerëzit mund ta mendojnë. Shpesh kjo sëmundje kalon pa u zbuluar ose diagnostikuar derisa ajo fillon të përparojë. Shumë njerëz e zbulojnë këtë sëmundje vetëm kur funksioni i veshkave arrin nën vlerën normale.

Ndërkohë që ky problem përparon dhe funksioni i organit dëmtohet rëndë, nivelet e rrezikshme të mbetjeve dhe lëngjeve mund të mblidhen me shpejtësi në trup.

Në këtë rast trajtimi ka për qëllim ndalimin ose ngadalësimin e përparimit të sëmundjes.

Studiuesit prej kohësh kanë vënë re se individët me këtë sëmundje shpesh vuajnë edhe nga depresioni.

Prandaj ata kyren një studim për të zbuluar lidhjen midis tyre.

Lexo edhe:

Gripi dhe shtatzania kanë tre simptoma të zakonshme

Mos i lani sa për të ‘thënë’, ky është gabimi më i madh që bëni gjatë pastrimit të dhëmbëve

AgroWeb.org në bazë të të dhënave, ju njeh shkurtimisht me rezultatet e studimit.

Çfarë tregon studimi?

Në një studim të fundit ku u mbikqyrën persona të rritur me veshka të shëndetshme, studiuesit zbuluan se ata me depresion ishin më të prirur të zhvillonin një përkeqësim më të shpejtë se normalja, e funksionit të veshkave.

Autori kryesor, Dr. Xianhui Qin nga Universiteti i Mjekësisë në Kinën Jugore, shpjegon: “Kjo sëmundje është një rrezik për zhvilliminin e sëmundjeve kardiovaskulare, dështimin e veshkave dhe vdekshmërinë në të gjithë botën. Prandaj, identifikimi i faktorëve të rrezikut mund të zvogëlojë ndërlikimet e lidhura me të.”

Dr. Qin dhe bashkëautorët e studimit analizuan të dhënat e presonave me veshka të shëndetshme dhe i ndoqën rastet një e nga një, për 4 vite.

Studiuesit matën funksionin e veshkave dhe vlerësuan simptomat e depresionit tek individët në studim.

Pas studimit të faktorëve demografikë, psikosocialë ose klinikë, ekipi gjeti një lidhje midis simptomave të depresionit dhe rënies së shpejtë të funksionit të veshkave.

Në mënyrë të veçantë, ata zbuluan se individët me simptoma të theksuara depresive, kishin një rrezik 39% më të madh të rënies së shpejtë të funksionit të veshkave.

Shkaktarët e mundshëm

Depresioni është një çrregullim i zakonshëm i shëndetit mendor, i cili është i përhapur tek njerëzit që vuajnë nga sëmundja kronike e veshkave.

Depresioni mund të aktivizojë disa mekanizma që mund të kontribuojnë në përkeqësimin e shpejtë të funksionit të veshkave. Ato mund të jenë:

Inflamacioni

Sipas autorëve të studimit, rezultatet kanë treguar se njerëzit me depresion kanë nivele më të larta të proteinave inflamatore që qarkullojnë, të quajtura citokina.

Ato mund të shkaktojnë procese autoimune që çojnë në mosfunksionim të endotelit, i cili është shtresa e qelizave që rreshtojnë enët e gjakut. Dhe mund të shkaktojë edhe fibrozë të veshkave, e cila çon në ndërlikime të tjera.

Stili i jetesës

Autorët e studimit sugjerojnë gjithashtu që sjelljet e lidhura me shëndetin, të tilla si mënyra e të ushqyerit, ndërveprimi i reduktuar shoqëror, pasiviteti fizik dhe moskërkimi i kujdesit mjekësor, gjithashtu mund të ndikojnë duke dëmtuar funksionin e veshkave.

Në fund të studimit autorët u shprehën se është e nevojshme që të kryhen ende kërkime më të detajuara rreth kësaj lidhjeje të mundshme.

Në këtë mënyrë mund të njihemi më tepër me mundësitë e trajtimit të këtyre problemeve shëndetsore./AgroWeb.org

Etiketa: shendet boldnew shsot domain

Lajme të lidhura

SHENDETI

Gripi dhe shtatzania kanë tre simptoma të zakonshme

21:35 : 15/02/2022
SHENDETI

Mos i lani sa për të ‘thënë’, ky është gabimi më i madh që bëni gjatë pastrimit të dhëmbëve

19:39 : 28/01/2022
SHENDETI

A ke vështirësi me zgjimin çdo mëngjes? Këto janë disa mënyra se si të zgjohesh më lehtë

21:51 : 23/01/2022
SHENDETI

Këto vitamina ju nevojiten patjetër

20:45 : 11/11/2021
SHENDETI

ECDC jep alarmin: Gripi sezonal shumë i rrezikshëm, ja kush janë grupet më të rrezikuara

16:09 : 26/10/2021
SHENDETI

‘Mjegulla e trurit’/ Fenomeni i çuditshëm që ndodh tek personat e prekur nga koronavirusi

16:27 : 24/10/2021
Para

Koronavirusi/ Komiteti i Ekspertëve mblidhet sot, ja çfarë çështjesh do të diskutojë

TË GJITHA

Numërimi i 36 kutive, PD ruan avantazhin në Lezhë

05:29 : 12/05/2025

Zgjedhjet/ Thellohet diferenca, ja si ndahen votat në 799 kutitë e numëruara

05:18 : 12/05/2025

Numërohen 31 kuti në Durrës, ja si ndahen votat

05:06 : 12/05/2025

I arrestuan të atin, kandidatja e PSD akuza PS: Hakmarrje politke

05:02 : 12/05/2025

Numërohen 46 kutitë e para në qarkun e Fierit, sa vota ka marrë secila parti

04:57 : 12/05/2025

Zgjedhjet/ Numërohen 637 kuti, kryeson ndjeshëm PS

04:46 : 12/05/2025

Qarku Berat/ Rezultati i kutive të para, ja kush është në avantazh 

04:33 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com