• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Paralajmërimi i Bankës Botërore: Rritja e fortë e borxhit do të ulë mundësinë për investime

10:18 : 22/10/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Rritja e borxhit publik të vendit në rekorde historike do të ulë aftësinë e qeverisë për të shpenzuar në projekte investimesh apo drejtime të tjera pas vitit 2021, vuri në dukje në raport i fundit i Bankës Botërore në të cilin u analizuan zhvillimet ekonomike dhe fiskale në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Banka sinjalizoi se, pas vitit 2021, shpenzimet buxhetore në Shqipëri ka të ngjarë të tkurren për shkak të hapësirës së kufizuar fiskale, duke qenë se raporti i borxhit publik ndaj PBB-së parashikohet të rritet në 78.6 për qind në 2021, dhe më pas të ulet gradualisht në periudhë afatmesme.

Pavarësisht të ardhurave më të larta, deficiti fiskal mbeti i lartë. Të ardhurat buxhetore në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 ishin 20.1 për qind më të larta në terma vjetorë dhe 3.6 për qind mbi nivelin e së njëjtës periudhë në vitin 2019. Kjo rritje reflektoi në një masë të madhe efektin bazë statistikor, pasi tremujori i dytë i vitit 2020 shënoi kulmin e kufizimeve.

Rritja e të ardhurave të mbledhura dhe borxhi i ri i krijuan qeverisë mundësinë të rrisë shpenzimet. Nëpërmjet një akti normativ, në korrik 2021, qeveria pezulloi përkohësisht rregullin fiskal të përcaktuar në ligjin organik të buxhetit që përcaktonte një raport në rënie të borxhit ndaj PBB-së të dhe shtyu objektivin e arritjes së një bilanci primar pozitiv në 2024.

Banka referoi se, qeveria përmbushi me sukses nevojat e saj për financim nëpërmjet emetimit të Eurobondeve në vitin 2020, e cila e çoi borxhin në një nivel tjetër të lartë prej 78.6 për qind në raport me PBB-në, por ndërkohë, vendi nuk ka amortizues të mjaftueshëm në rast të përballjes me një valë të re pandemike. Në mungesë të konsolidimit fiskal, shtrëngimi i kërkesës dhe rritja e normave të interesit në tregun financiar ndërkombëtar mund të çojnë në shfaqjen e riskut të rifinancimit.

Lexo edhe:

BB: Fëmijët shqiptarë nuk po marrin mundësitë për të zhvilluar potencialin e tyre të plotë

BB: Biznesi shqiptar shkëlqen në zgjidhjen e problemeve, dështon në vendosjen e qëllimeve

Banka këshilloi se varësia gjithnjë e më madhe tek financimi i jashtëm do të bëjë që rreziku i kursit të këmbimit, rreziku i normave të interesit dhe ai i rifinancimit të mbeten të larta. Një nga prioritetet kyçe të reformës afatmesme është rritja e performancës në mbledhjen e të ardhurave dhe arritja e konsolidimit fiskal duke krijuar hapësirë për shpenzime që forcojnë rritjen ekonomike.

Parashikimi për rritjen me 7.2 për qind në vitin 2021 Banka Botërore e bazoi në vijimin e procesit të vaksinimit, mungesën e mbylljeve të tjera për shkak të pandemisë, dhe vijimin e rimëkëmbjes të sektorit të shërbimeve, të udhëhequr nga turizmi dhe ndërtimi. Në planin kohor afatmesëm, konsumi privat parashikohet të jetë sërish nxitësi kryesor i rritjes së PBB-së.


/Monitor.al/

Etiketa: Banka Botërore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

BB: Fëmijët shqiptarë nuk po marrin mundësitë për të zhvilluar potencialin e tyre të plotë

20:49 : 22/06/2026
AKTUALITET

BB: Biznesi shqiptar shkëlqen në zgjidhjen e problemeve, dështon në vendosjen e qëllimeve

13:36 : 04/05/2026
AKTUALITET

BB: Rritja ekonomike në Shqipëri ngadalësohet, plakja e popullsisë sfida kryesore

17:07 : 29/04/2026
AKTUALITET

Ekonomia shqiptare ngadalësohet, Banka Botërore ul parashikimin e rritjes për vitin 2026

17:56 : 08/04/2026
AKTUALITET

BB: Shqipërisë i mungojnë standardet e unifikuara të rekrutimit në administratën publike

11:36 : 14/03/2026
AKTUALITET

BB “nxin” qeverinë Rama: Shpenzon shumë, por ka probleme serioze në cilësinë e projekteve infrastrukturore

12:11 : 25/02/2026
Para
Foto: Instagram

Shtatzënë për herë të dytë, Kylie Jenner zbulon gjininë e foshnjës

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet