• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Jeni në rrugë pa krye’/ Zëri i Amerikës: Basha injoron ‘Foltoren’ e Berishës

23:18 : 20/10/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari demokrat, Lulzim Basha tha sot se ai nuk preferonte të vendoste paraardhësin e tij Sali Berisha “në pozita inferioriteti”, duke ju kundërpërgjigjur turit të tij në bazën e demokratëve, të quajtur “Foltore”, po me takime të ngjashme në strukturat e partisë.

“Unë nuk jam nga ata që shfrytëzojë momente të tilla për të bërë garë se kush e ka autokolonën më të gjatë e kush i mbush sallat më shumë sepse e di që ajo është një garë e lehtë për mua dhe nuk është e drejtë ndaj askujt, as ndaj zotit Berisha ta vendos në pozitë të tillë inferioriteti”, deklaroi ai.

Zoti Basha tha se situata e krijuar nuk është mes tij dhe zotit Berisha dhe se nuk kishte për t’u krijuar kurrë një situatë e tillë po të mos kishte qenë vendimi i Departamentit amerikan të Shtetit që e përfshiu zotin Berisha në kategorinë e “zyrtarëve të korruptuar që kishin minuar demokracinë”, e për pasojë duke i ndaluar atij dhe familjes së tij hyrjen për në Shtetet e Bashkuara. Duke shpjeguar vendimin për përjashtimin e zotit Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike se ai përsëriti se vendimmarrja kishte qenë dhe në “interesin më të mirë të demokratëve dhe të nesërmes së shqiptarëve, të cilës nuk mund t’i shërbehet pa një Parti Demokratike të fortë dhe të vendosur të përballet me regjimin e Edi Ramës dhe masakrës zgjedhore, nuk i shërben përçarja e partisë për interesat personale të Lulzim Bashës dhe as të Sali Berishës”. Për këtë arsye, siç theksoi ai “jam vetëpërmbajtur dhe do të vazhdojë të vetëpërmbahem me besimin më të madh, me bindjen e thellë se siç jam i qartë unë, siç janë të qartë demokratët, janë të qartë shumica e shqiptarëve dhe me thirrjen ndaj çdokujt që është i paqartë apo i zemëruar të qetësohet dhe të qartësohet”.

Ndërsa zoti Berisha po vijon turin e tij në qytete të ndryshme të vendit, duke akuzuar me tone të forta kryetarin demokrat e duke synuar mbledhjen e firmave për thirrjen e kuvendit kombëtar, për shkarkimin e zotit Basha, ky i fundit po përballet dhe me mbështetës të ish kryeministrit në radhët e deputetëve të tij.

Mbledhjet e grupit parlamentar demokrat po shoqërohen shpesh me replika mes tyre dhe zotit Basha. U duk se ai u referohej pikërisht kësaj kategorie, kur u shpreh sot se “oportunistëve dhe inatçorëve ju them që rruga pa krye ku jeni futur dhe abuzimit që i bëni gjendjes aktuale të ish-kryetarit historik do t’iu vijë me faturën që s’jua kam dhënë këto tetë vite, politike sigurisht”. Si për të treguar se pozitat e tij nuk mund të lëkunden, kryetari demokrat tha se “sipas sondazheve të mija, 95% e demokratëve kërkojnë që unë të udhëheq betejën kundër regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe mbështesin agjendën e përcaktuar nga unë për të pastruar politikën nga llumi i tranzicionit”.

Lexo edhe:

No Content Available

Komentet e tij zoti Basha i bëri në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve gjatë një konference shtypi ku ai njoftoi dorëzimin ditën e sotme në parlament, të ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga opozita, me qëllim hapjen e një procesi të “Vettingut” dhe për politikanët, realizimin e një reforme zgjedhore e po ashtu dhe të një reforme të re territoriale.

Sa i takon procesit të kontrollit dhe verifikimit të figurës të cilit, ngjashmërisht me atë të magjistratëve, duhet t’i nënshtrohen dhe zyrtarët, që nga niveli më i lartë, demokratët e ndërmorën si nismë dhe në vitin 2018, por në atë kohë Komisioni i Venecias, e rrëzoi si të papërshtatshëm.

Zoti Basha tha sot se në variantin e propozuar tani, janë marrë në konsideratë, vërejtjet dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Ndryshimet kushtetuese që lidhen me zgjedhjet synojnë, siç u shpreh zoti Basha,“kanë të bëjnë më zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të 30 korrikut, të kaluara pa vullnetin e opozitës dhe depozitimi i kërkesës për komisionin zgjedhor, për të nisur sa më shpejt nga puna me qëllim që reforma zgjedhore me të gjithë komponentët e saj pa asnjë paragjykim edhe për sistemin zgjedhor të nisë një orë e më parë”.

Ndërsa sa i takon reformës territoriale, opozita propozon rikthimin e komunave, të cilat u hoqën si njësi administrative, nga shumica socialiste e cila reduktoi në vetëm 61 bashki, strukturën vendore. Sipas opozitës ky model nuk ka funksionuar dhe se është e rëndësishme që “pushteti vendor të shkojë afër qytetarëve dhe t’u shërbejë qytetarëve dhe të zgjidhet nga qytetarët dhe të shkarkohet nga qytetarët kur nuk e bën punën, si dhe të financohet në masën e mjaftueshme nga taksat e shqiptarëve”. Zoti Basha shpjegoi se ndërkohë një grup pune po punon për të propozuar një model të mirë detajuar.

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama evitoi të komentonte përmbajtjen e propozimeve të Partisë, duke theksuar se “dëshiroj që ne t’i japim një shans të plotë dialogut, opozita ka bërë tre propozime, mund të bëjë edhe më shumë, është në të drejtën e vet. Ne kemi detyrën që t’i japim mundësi këtyre propozimeve të diskutohen pa dëmtuar këtë proces diskutimi, duke dhënë paraprakisht opinione përfundimtare sepse thashë nuk do të ishte etike, në raport me respektin ndaj këtij procesi dhe në raport me mishërimin praktik të një vullneti të shprehur me fjalë nga ana ime, nga ana jonë që jemi gati, jemi gati, jemi gati. Jemi gati po, por t’i diskutojmë drejtpërdrejtë me ta dhe të mos i diskutojmë me pasqyra ku secili flet vetë dhe nuk dëgjon se çfarë thotë tjetri”, deklaroi zoti Rama./VOA

Etiketa: basha zeriamerikes berisha foltorja boldnew shost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Breshër sa një portokall, moti dëmton ndërtesat në Australi

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025

Rikthehet virusi i rrallë në Greqi, autoritetet nisin hetimet pas vdekjes së një 72-vjeçari

22:27 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com