• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndodh në Tiranë/ Fshehu 66 mijë euro te lodrat e fëmijëve, por iu zhdukën për pak minuta

18:55 : 16/10/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Kjo ngjarje e përsëritur në një familje tjetër në Tiranë, duhet të jetë një mësim i mirë për këdo që mban para të thata në banesë dhe që i fsheh ku të mundet.

Në rastin e parë, të ndodhur gjatë kësaj vere, familja e një biznesmeni kishte flakur gabimisht rreth 7 milionë lekë në koshin e mbeturinave.

Ndërsa kësaj radhe bëhet fjalë për një familje tjetër, kryefamiljari i të cilës kishte fshehur 66 mijë euro në disa qese lodrash për fëmijë; para që mesa duket edhe ato kanë përfunduar në mbeturina!

Denoncimi u bë i ditur nga burimet e policisë së Gazetës “Si” që tregojnë se si shtetasi A.SH. këmbëngul se e kanë vjedhur, ndonëse dëshmitarët e marë në pyetje, tregojnë të kundërtën. Shuma prej 66 mijë eurosh iu dha këtij shtetasi në zarf nga një miku i tij, i cili i është lutur t’ia ruajë deri për pas një jave.

“Mi dha paratë që t’ia ruaja, mbasi miku im do të lëvizte jashtë Tirane dhe nuk i linte në banesë. Me to kishte bërë plan në blinte një shtëpi”, rrëfen denoncuesi. Fillimisht ruajtësi i parave, i ka mbajtur në makinë, mandej kur ka lëvizur me makinë ka menduar një mënyrë tjetër se si mos t’i mbante me vete. Është drejtuar tek bodrumi që e ka pronë të tij dhe me mendimin se vendi më i sigurtë ishte kasaforta, ka marrë paratë për t’i mbyllur aty. Por kasaforta nuk ishte funksionale pasi dera i hapej lehtësisht. me ndihmën e një spraji ishte munduar të rregullonte kasafortën, por në ndërkohë kishte menduar një fshehje tjetër për 66 mijë eurot.

Lexo edhe:

No Content Available

“Meqë kasaforta nuk punonte e gjeta zgjidhjen, i futa në një qese lodrash që janë të familjes së vëllait tim”, shton denoncuesi. Në këtë moment ai ka vërejtur me bisht të syrit se aty ishte edhe një punëtor që po lyente dhe që ai e mbante për të sistemuar sendet. A.SH është larguar kështu i qetë se asnjë hajdut nuk ka aq fantazi sa të zbulonte se 66 mijë euro fshiheshin në lodra fëmijësh. Dhe ku? Në një bodrum makine, pa dritë dhe të lënë pas dore.

“Pas 45 minutash u ktheva. Gjeta punëtorin aty, e pyeta çfarë bën? Më tha, “hiç, rregullova dhe bodrumin, atë qesen e lodrave e çova tek Iliri”. Iliri – sipas policisë – është vëllai i denoncuesit.

“Menjëherë vrapova për tek Iliri që jeton në të njëjtin pallat me mua, hapa lodrat, e pyeta nëse morën një zarf prej aty, pastruesja tha “jo”, edhe nusja e vëllait tha “jo”, kujton A.SH.

Disa persona janë pyetur, ndërsa policia kë ndërtuar itinerarin që ka bërë qesja me lodra: Punëtori ishte ngjitur me to, ia ka lënë pastrueses e cila i ka lënë për pak minuta në ashensor.

Pastruesja me inicialet E.K. këmbëngul se nuk dinte asgjë dhe se qesja ishte me lodra. “Punoj si zakonisht në këtë familje tre deri në katër orë në ditë. Atë ditë aty ishin të zotët e banesës dhe dy mysafirë, ra zilja, sollën lodrat, zonja kishte dy kova me të cilat pastrohet shkalla, i ka lënë tek hyrja e shkallës dhe është larguar. I morëm dhe i sistemuam tek pema e vitit të ri, aty janë aksesorët”, shprehet dëshmitarja.

Janë pyetur të gjithë punëtorët që kanë transportuar qesen e zezë me lodra që ka qëndruar disa minuta në shkallë, në ashensor dhe është përcjellë dorë më dorë derisa ka mbërritur pa paratë, për të cilat vëllai i A.SH. dhe askush tjetër, nuk dinte asgjë.

“Mbarova punë dhe mblodha disa mbeturina dhe në këtë kohë erdhi vëllai i pronarit dhe më tha ta merrja qesen e zezë se do ta ngjiste lart. Më tha se përveç qeses t’i çoja lart edhe dy kova mbasi do të lanin dyshemenë dhe xhamat. Bashkë me mua erdhi dhe punëtorja tjetër që ia dhashë dhe zbrita te furra dhe bleva një bukë dhe u ula të ha bukë”, këmbëngul në polici punëtori i parë.

Pak më vonë ai kujton se kur po hante buke e djathë ka ardhur denoncuesi i shqetësuar. E ka pyetur: Ku është qesja e zezë që kishte lodra dhe ai i kishte thënë: “E mora dhe e çova tek shtëpia e Ilirit se mi kërkuan lodrat”. Ai tregon se nuk kishte asnjë dijeni për paratë dhe se e vetmja gjë që kishte parë ishte pronari i tij që po vajiste kasafortën.

Etiketa: tirane boldnew shost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Zjarr në një pallat, banori hidhet nga ballkoni për të shpëtuar

TË GJITHA

FOTO-LAJM/ Me flamurin kuqezi mbi shpinë, tifozi afrikan mbështet Kombëtaren shqiptare

18:01 : 07/06/2025

Virusi HIV në rritje në Kosovë, 10 raste të reja në pesë muaj

17:52 : 07/06/2025

Legjenda e Kombëtares, Lorik Cana: Emocion i madh, e mundim Serbinë NUK KANË SHANCE…

17:49 : 07/06/2025

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

17:48 : 07/06/2025

Arbnor Muja me mesazh motivues: Një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e vendit

17:38 : 07/06/2025

Të internuarit e demokracisë

17:33 : 07/06/2025

“E kam peng humbjen me Serbinë”, Migjen Basha: Këtë herë Kombëtarja është më e fortë

17:27 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com