Kërcënohet Kryeministri, 22 vjeçari turk përfundon në gjykatë për nxitje terrorizmi

Një i ri 22-vjeçar me origjinë turke u arrestua në Holandë me arsyetimin se kishte planifikuar të sulmonte kryeministrin, Mark Rutte dhe anëtarët e qeverisë, duke kërcënuar dhe nxitur terrorizmin.

Zyra e prokurorit njoftoi se i dyshuari, Yavuz O., do të dalë para një gjykatësi në Hagë javën e ardhshme.

LEXO EDHE  Falsifikime në buxhetin e bashkisë/ Merret nën hetim kryebashkiaku dhe 23 zyrtarë të tjerë

Sipas aktakuzës së prokurorisë të publikuar në mediat holandeze, Yavuz O, i cili jeton në Amsterdam, ndau mesazhe provokuese për kryeministrin Rutte dhe anëtarët e qeverisë.

Muajin e kaluar, Rutte thuhet se iu dha siguri shtesë mes shqetësimeve për një sulm të mundshëm.