Kufij të mbyllur, izolim gjeografik, një strategji agresive për menaxhimin e rasteve të reja, dhe një popullsi e gatshme për të bashkëpunuar me autoritetet. Këto janë në mënyrë të përmbledhur elementët që karakterizojnë qasjen e “Zero Covid”, që është tentuar në disa pjesë të botës.
Eliminimi i Covid-19 nga territori kombëtar ka avantazhe që nuk mund të vihen në dyshim, pasi lejon një rikthim thelbësor tek normaliteti. Por frika nga virusi është gjithnjë e pranishme dhe duhet shumë pak, madje qoftë edhe vetëm disa raste të reja, që disa zona të ri–hyjnë në bllokim me shpresën e zhdukjes së vatrave të reja.
Australia, Zelanda e Re dhe Singapori ndoqën në fillim këtë rrugë, por më pas edhe ato u detyruan t’i dorëzoheshin skenarit të bashkëjetesës me virusin, dhe kjo për shkak të variantit Delta. Kina, një rast më unik duke pasur parasysh shtrirjen e madhe territoriale dhe dendësinë e popullsisë, nuk e ka braktisur ende ëndrrën për ta asgjësuar tërësisht Covid-19 brenda vendit, dhe e njëjta gjë mund të thuhet për vendet e vogla ishullore të Paqësorit. Por ja cila është historia e atyre që hoqën dorë nga kjo strategji.
Zelanda e Re po përballet me Delta-n
Kryeministrja e Zelandës së Re, Xhakinda Ardern e pranoi fundin e strategjisë “Zero Covid”,pasi një bllokim prej 7 javësh nuk ndaloi dot një valë të re të rasteve me variantit Delta në Okland. Kufizimet do të lehtësohen gradualisht në qytetin më të madh të vendit, edhe nëse kjo do të thotë të hiqet dorë nga skenari për ta zhdukur tërësisht koronavirusin.
Zelanda e Re raporton që nga mesi i muajit gusht dhjetëra raste të reja në ditë, gati të gjitha në Okland, dhe banorët janë të revoltuar deri në pikën e organizimit të protestave kundër kufizimeve. Prandaj Ardern ka propozuar zbatimin e një plani me 3 faza për të dalë nga bllokimi, pavarësisht disa zbulimeve shqetësuese ditët e fundit.
Rastet e reja me Covid-19 janë identifikuar në spitale, apo në mesin e njerëzve të arrestuar, që më pas i janë nënshtruar tamponit. Të dhënat tregojnë se transmetimi i virusit në mbarë komunitetin është i qëndrueshëm, dhe i nënvlerësuar nga niveli aktual i testimeve.
Qasja e Zelandës së Re ndaj virusit u konsiderua në fillim një sukses, me një nga nivelet më të ulëta të vdekshmërisë në botë, dhe pa kufizime për pjesën më të madhe të pandemisë. Por kjo qasje e ka dobësuar efektivitetin e fushatës së vaksinimit. Deri tani janë vaksinuar pak më shumë se 50 për qind e njerëzve mbi moshën 12 vjeç. Pra shumë pak për t’u ndjerë të sigurt.
Australia rihapet
“Kjo nuk është një mënyrë e qëndrueshme për të jetuar!”. Kështu u shpreh më 23 gushtkryeministri australian Skot Morrison për “The Economist”, duke nxjerrë në pah një ndryshim dramatik të strategjisë së këtij vendi përballë Covid-19.
Më shumë se gjysma e Australisë kanë qenë në bllokim që nga mesi i qershorit, dhe Melburni i ka kaluar tashmë 200 ditë në mbyllje të plotë që nga fillimi i pandemisë. Australia, vend qëështë përpjekur t’i eliminojë me çdo kusht vatrat e reja, do të heqë tashmë shumicën e kufizimeve, pasi 80 për qind e popullsisë së rritur është vaksinuar, dhe do të lejojë shtimin e rasteve të reja, për aq kohë sa spitalet mund t’i përballojnë ato.
Më shumë se 30 mijë australianë që janë jashtë vendit, dhe që nuk mund të rikthehen për shkak të kufijve të vendosur ndaj tyre, mund të marrin frymë të lehtësuar. Për disa prej tyre, përfshirë ata që janë infektuar me Covid-19 dhe kanë vdekur në Indi, tani është tepër vonë.
Për pjesën më të madhe të vitit 2020, jeta vazhdoi si gjithmonë, me shkollat, restorantet, kinematë e hapura dhe mos–mbajtjen e maskave.
Por varianti Delta, nxori në pah kufizimet e qasjes “Zero Covid”. Gjurmuesit e kontaktit e kanë gati ta pamundur që ta parandalojnë një person të infektuar t’ia transmetojë virusin kontakteve të tij. Tani rrjeti i masave kundër infektimeve të reja është joefektiv, dhe autoritet thonë se rastet e reja (dhe vdekjet) do të rriten. Por ato mund të mbahen nën kontroll nga shkalla e vaksinimit të australianëve, 25 për qind e të cilëve janë të vaksinuar plotësisht.
Basti i Singaporit
Singapori dëshiron që të rikthehet në normalitet, por pa braktisur kujdesin ndaj përhapjes sëCovid-19. Zgjedhja për ta bërë Covid-in endemik, nuk mund të injorojë gjithsesi një sërë kushtesh, dhe vaksinat janë çelësi për ta pasur nën kontroll situatën.
Mbyllja e kufirit në marsin e vitit 2020 ishte një katastrofë ekonomike për një realitet si Singapori, që si qendra kryesore tregtare dhe e biznesit në Azinë Juglindore, e bazon zhvillimin e tij tek tregjet e hapura. Ky vend është në prag të recesionit ekonomik më të rëndënë historinë e tij, dhe qeveria është detyruar të shpenzojë mbi 100 miliardë dollarë, ose 20 për qinde të Prodhimit të Brendshëm Bruto, për të shmangur kolapsin e ekonomisë.
Distancimi social dhe bllokimet për të zhdukur rastet e reja të lokalizuara me Covid-19, janëzbatuar paralelisht me kufizimet e udhëtimit për të mbajtur nën kontroll rastet e importuaranga jashtë.
Rihapja e kujdesshme, e lidhur me 80 për qind të popullsisë që është plotësisht e vaksinuar dhe ruajtjen e orës policore për orët e vona të natës për restorantet, si dhe përdorimi i detyrueshëm i maskës, ka të ngjarë të japë përfitimet e veta në një periudhë afatgjatë, duke lejuar rimëkëmbjen ekonomike dhe udhëtimin e popullatës jashtë ishullit. / (Nga Andrea Walton – “Il Giornale” – Bota.al)