Humbja me Poloninë nuk erdhi nga hiçi, ja kush është fajtori

Nga Taulant Halili

‘Plakut dëgjoi llafin, por jo p*rdhën’ është një shprehje e urtë shqiptare, që i shkon fiks për shtat trajnerit të kombëtares së futbolllit, Edi Reja.

Kombëtarja shqiptare humbi dje me një rezultat minimal përballë Polonisë së Robert Levandovskit, për dy arsye, e para për shkak të vendosjes së keqe në fushë dhe e dyta që është edhe më e rëndësishmja për shkak të përzgjedhjes së lojtarëve titullarë.

Çdo kush nga ne e ka shumë të lehtë të shoh nga larg rendimentin e lojtarëve por edhe paraqitjen e tyre në fushë e më pas të vendosë se kush mund të luaj titullar, por Reja ka luksin t’i shohë nga afër.

Të lësh jashtë formacionit Armando Brojën me pretendimin se nuk jep për ekipin, e të fusësh titullar Rey Manajn, ky është kulmi.

Manaj një lojtar egoist në çdo ndeshje, jo i saktë para portës, me pak fjalë në ndeshje të rëndësishme nuk vlen, e kundërta e tij është Broja, i madh, i shpejt, teknik e mbi të gjitha altruist.

Broja, ky ‘çun mamaje, sipas ekspertëve shqiptarë’, ka treguar me kombëtaren se është më i miri në ato minuta që luan në fushë, ndryshe nga kolegu i tij Manaj që jo ke Barcelona, por dhe ke Spezia nuk ka vend titullari.

Por problemi nuk është vetëm sulmi, por edhe mesfusha, Reja ka zgjedhur të luaj vetëm më Barajn dhe Roshin për t’i bërë presion një mesfushe të mbushur me emra siç është Polonia.

Për të mos folur më pas për mbrotjes, një skandal i vërtetë.

LEXO EDHE  56 programe studimi rrezikojnë mbylljen

Kur shkruajta në fillim të shkrimit që dëgjoi llafin por jo p*rdhën, e kisha edhe për Elseid Hysajn, një mbrojtës pa orientim, mbase edhe pse Reja akoma nuk i ka gjetur pozicionin.

Sot Shqipëria nuk është ajo e 96-s, 98-s, 2000-ës, që nuk e di ka apo s’ka lojtarë, sot kombëtarja ka emra, individë, talente, por nuk ka përzgjedhës.

Sot kombëtarja e Shqipërisë ka luksin të lërë në stol Selmanin, mos grumbullojë Ernest Muçin, mos aktiviozojë titullar Brojën, madje t’i bëjë tangërllëk edhe Taulant Xhakës, e kjo jo për shkak të mos dijes, por për shkak të moshës, sepse Reja një plak arrogant ka vendosur që besimin e shqiptarëve ta përdorë për të kujtuar kohën kur ai luante futboll, ka vendosur të luaj ‘katenaçon’ në një kohë që edhe portieri del në sulm.

Mbase sot nuk është momenti për të goditur fore trajnerin se kemi edhe dy ndeshje, e ne shqiptarët shpresojmë deri sa shpresa vdes, por nuk mund të heshtim para një përzgjedhjeje idiote që na është bërë, vetëm sepse FSHF e Mand Dukës kërkon të kursejë kte trajneri, e jo tek lukset e saj.

Shqipëri etnike dhe o sa krenar që jemi shqiptar e prishën mbrëmjen e 12 tetorit në “Arenën Kombëtare’ kur hodhëm shishet e ujit vetëm pse kundërshtari na bëri gol…

E pra humbëm se e merituam, se këtë herë nuk na rëndoi as arbitri, as shansi, por përzgjedhja, trajneri, edhe vetja jonë me atë sjellje serbe (Ashtu u sollën dhe serbët me ne…)