Aksidenti në Fier, plagoset 1 person

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Mbrostar Ura” në Fier. Policia njoftoi se si pasojë e aksidentit është dëmtuar një shtetas, i cili është dërguar në spitalin rajonal.

“Sot rreth 20:15, në vendin e quajtur “Mbrostar Ura” shtetasi E. S duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka përplasur një motomjet dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE  Berisha: Jam shpallur ‘non-grata’ sepse shpalla ‘non-grata Sorosin, armikun forcave konservatore

Eshtë shoqëruar shtetasi E. S në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të dëmtuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.