• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përjashtimi i Nokës/ Kush po e sulmon dhe pse fshihet Basha?

23:35 : 12/10/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Reagimet që pasuan vendimin e Lulzim Bashës për të shkarkuar nga detyra e tij si nënkryetar i Komisionit te sigurisë, Flamur Nokën dhe për ta paralajmëruar atë me përjashtim nga grupi parlamentar, nuk janë disa rrufe të zbehta në qiell të pastër. Ato tregojnë dasinë e madhe që ka përfshirë PD-në. Menjëherë sapo Basha shpalli vendimin në orët e vona të natës, reaguan kritikët e tij në radhët e deputetëve demokratë.

Tritan Shehu e krahasoi aktin me shkeljen që u bë me përjashtimin e Berishës: “I dyti “ndëshkim” ky, pa asnjë vendim kolegjial, pa u pyetur asnjë forum, as grupi vetë, i marrë nga z.Basha në orët e vona! Fill mbas atij për z.Berisha. Të dyja arbitrare, pa respektuar rregullat, statutin, parimet e demokracisë!”.

Surprizë ishte qëndrimi i deputetes Albana Vokshi, e cila ndonëse njihej si më pranë Berishës, ende nuk kishte folur kundër Bashës. Ajo foli për asfiksimin e PD-së. “Liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjeni që mund të mbajnë në jetë PD-në. Memeceria, bindja e verbër dhe futja në rresht janë asfiksim që e çon PD-në në një vdekje pa zhurmë por të sigurtë”.

Edmond Spaho e komentoi me ironi vendimin duke i krahasuar veprimet e Lulit me ato të Enverit për ngjashmërinë me të cilin kryetarin e PD-së e përqeshin shumë në rrjetet sociale: “Lul mjaft me dëbime, fillo internimet tani. Bjeru deputetëve si në ’45-ën. Po ndonjë pushkatim, nuk do bëjmë? Nuk e bën dot Enverin ti. I pari ishte historik, i dyti qesharak dhe i mjerë. Po të mblidhet litari, Lul, po të mblidhet”, ka shkruar Spaho.

Edhe Oerd Bylykbashi, i cili në mbledhjen e kryesisë së vogël, ku filloi përplasja Basha- Noka replikoi ashpër me kryetarin e ka parë veprimin si një tkurrje të vazhdueshme të partisë: “Ky është një indikator i një zvogëlimi të mëtejshëm në të menduar dhe në të vepruar. PD nuk zmadhohet kështu. Nuk e di çfarë i ndodh zotit Noka me këtë vendim politik, pasi është asgjë”, tha ai në Syri.net.

Lexo edhe:

Erion Alibej: Kërkova ndihmë… nga vrasësi i vëllait, nuk e dija se ma ekzekutuan miqtë tanë

“Premtoi shumë, por nuk bëri asgjë”, Bardhi: Dumani na zhgënjeu me task-forcën për zgjedhjet

Në fakt të gjitha këto kundërshti, që më parë nuk do të kishin ndodhur kurrë, nuk janë të shkëputura nga konteksti i betejës që Berisha ka hapur kundër Bashës. Përpos këtyre katër deputetëve që reaguan për këtë çështje, Berishës i kanë dalë në krah edhe Luçiano Boçi, Bujar Leskaj, Luan Baçi, Edi Paloka. Pra gjithsej kryetari aktual ka deri më tani 9 deputetë të grupit parlamentar kundër. Ai ka po ashtu edhe mjaft figura historike të PD-së që i ka përjashtuar më parë dhe që në ditët e fundit janë bërë aktivë me kritikat ndaj tij. Sipas një sondazhi të fundit të Euronews, 71.2% e bazës së PD janë kundër Bashës për mënyrën sesi ai veproi me Berishën.

Pra është e qartë se orteku i demokratëve anti Basha po rritet dita- ditës. Ndaj dhe kryetai i PD-së nuk mund të bëjë sikur nuk e sheh atë nëse do të vazhdojë ta mbajë postin e tij. Ai nuk mund të fshihet pas vendimeve personale duke u përpjekur t’u mbyllë gojën kundërshtarëve me gjysëm përjashtime. Ai nuk ka problem as Nokën as Bylykbashin. Ai përballë ka Berishën që ka ngritur gjithë këtë valë.

Dhe pa zgjidhur betejën me të, por duke u marrë me cicmice dhe detaje, ai vetëm do ta mbajë PD në agoni dhe do ta rrënojë edhe atë imazh që i ka mbetur në publik. Basha nuk e ka më luksin të hiqet sikur problemi real nuk ekziston. Eshtë koha që ai të marrë përgjegjësinë e betejës. /Lapsi.al/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Erion Alibej: Kërkova ndihmë… nga vrasësi i vëllait, nuk e dija se ma ekzekutuan miqtë tanë

21:32 : 17/09/2025
AKTUALITET

“Premtoi shumë, por nuk bëri asgjë”, Bardhi: Dumani na zhgënjeu me task-forcën për zgjedhjet

21:32 : 17/09/2025
AKTUALITET

Pogradec/ Drejtuesi i një motori gjendet i rrëzuar në rrugë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

21:20 : 17/09/2025
AKTUALITET

“Kodi Zgjedhor më i keq se ai i 2021-shit”, Bardhi pendohet: Kemi gabuar që e kemi votuar

21:08 : 17/09/2025
SPORT

Champions League/ Slavias së Pragës “i rrëshqet” fitorja nga duart, zhgënjen Olimpiacos

21:05 : 17/09/2025
AKTUALITET

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, makina del nga rruga dhe përmbyset

20:59 : 17/09/2025
Para

Shtrëngata dhe vranësira të dendura, çfarë ndodh me motin të mërkurën

TË GJITHA

Erion Alibej: Kërkova ndihmë… nga vrasësi i vëllait, nuk e dija se ma ekzekutuan miqtë tanë

21:32 : 17/09/2025

“Premtoi shumë, por nuk bëri asgjë”, Bardhi: Dumani na zhgënjeu me task-forcën për zgjedhjet

21:32 : 17/09/2025

Pogradec/ Drejtuesi i një motori gjendet i rrëzuar në rrugë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

21:20 : 17/09/2025

“Kodi Zgjedhor më i keq se ai i 2021-shit”, Bardhi pendohet: Kemi gabuar që e kemi votuar

21:08 : 17/09/2025

Champions League/ Slavias së Pragës “i rrëshqet” fitorja nga duart, zhgënjen Olimpiacos

21:05 : 17/09/2025

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, makina del nga rruga dhe përmbyset

20:59 : 17/09/2025

Historiku/ Tirana pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të 10-ta lokale që nga viti 1992

20:58 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com