• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha paralajmëron kallëzim në SPAK: Në verë zbrazën Drinin, kjo është krizë korrupsioni

15:17 : 11/10/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, foli për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat. Kryedemokrati tha se në Shqipëri ka krizë korrupsioni dhe jo krizë energjetike.

“Të enjten do të zhvillohet seanca plenare e javës, jo vetëm rendi i ditës por dhe gjendja që ka pllakosur në vend, janë tregues i qartë se kemi të bëjmë jo me një krizë energjetike, por me një krizë korrupsioni. Një krizë korrupsioni e cila ka nisur me vendimin që në verë të zbrazej kaskada e Drinit dhe të shitej me 1/3 e çmimit që do të blihet tani, energjia, pasuria hidrike e Shqipërisë dhe e shqiptarëve. Pra e kanë shitur 60, 70 milionë euro, e do ta blejnë 200, 220 milionë euro. Që ta blejnë do t’u duhet të marrin borxh. Borxhin do ta nxjerrin nga xhepat e shqiptarëve. Kjo është arsyeja se pse nuk është krizë energjetike, po është krizë korrupsioni. Në një vend normal, me institucione normale, sot nga i pari i sektorit, përgjegjës politikisht, tek drejtuesit famëkeq nga Çela i Durrësit e të tjerët duhet të ishin të paktën të pandehur. Por, ndërkohë që presim që institucionet e drejtësisë mos të zdërhallen tapeteve të kuq të vanitetit fundjavorë në Tiranë dhe të bëjnë detyrat e tyre para shqiptarëve dhe të taksave që u vidhen shqiptarëve, ne nuk mund të rrimë duarkryq. Ndaj, për ne kjo javë do të vazhdojë siç ka nisur. Me një ofensivë që do të ketë në qendër interesin bazik të familjeve shqiptare, sepse kjo krizë korrupsioni që po maskohet gjoja si krizë energjie, po përkthehet në rritje të tmerrshme të çmimeve të gjithanshme”, tha Basha.

Kryedemokrati u shpreh se situata nuk zgjidhet me fjalime dhe pseudopaketa. “E kanë shitur për 60-70 milionë Euro pasurinë e shqiptarëve dhe duan ta blejnë me trefish të çmimit”.

Basha i bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që të hetojnë këtë rast. Kryedemokrati paralajmëroi një kallëzim në SPAK.

“Dhe si përfundim, një thirrje edhe për institucionet e drejtësisë. Jeni para shumë testesh, por ky është një nga testet kryesore. Është e shkruar e zezë mbi të bardhë, që kjo është një krizë korrupsioni dhe jo një krizë energjie. Faktet janë publike, ne do të sjellim kallëzimin në SPAK brenda kësaj jave. Thjesht dhe vetëm për t’iu hequr çdo alibi atyre që kërkojnë alibi. Por ata që paguhen me rroga të larta nga taksapaguesit shqiptarë, që u paguhen fluturimet për në Amerikë, por dhe në vende të tjera të Europës për t’u trajnuar sipas praktikave bashkëkohore të FBI-së apo të drejtësisë europiane apo amerikane. Që mbajnë pas vetes eskorta të shtrenjta oficerësh të gardës. Që u paguhet celulari, nuk janë aty për asgjë tjetër përveçse për të bërë detyrën e tyre para taksapaguesve shqiptarë. Prandaj, le ta kuptojnë në çdo minutë që janë të rrethuar nga komoditeti i zyrës dhe i favoreve të zyrës, se ajo zyrë është krijuar për një dhe vetëm një funksion: për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të çuar para drejtësisë zyrtarët dhe politikanët e lartë që abuzojnë me pushtetin dhe që vjedhin pasuritë e shqiptarëve.”

Lexo edhe:

Euroatlantikët/ Lul Basha dhe Enkelejd Alibeaj, morën më pak vota se një festë synetllëku

“E bëri gënjeshtari i gatshëm!”/ Sali Berisha konteston exit poll-in, sulmon Baton Haxhiun

Lexo edhe:

Basha: Refuzimi i komisionit për Beketin antikushtetues. Do nxisim dhe mbështesim çdo formë të reagimit qytetar

Etiketa: Basha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Euroatlantikët/ Lul Basha dhe Enkelejd Alibeaj, morën më pak vota se një festë synetllëku

11:57 : 16/05/2025
AKTUALITET

“E bëri gënjeshtari i gatshëm!”/ Sali Berisha konteston exit poll-in, sulmon Baton Haxhiun

20:54 : 11/05/2025
AKTUALITET

Basha voton bashkë me vajzën: Sot keni një të drejtë të çmuar!

08:54 : 11/05/2025
AKTUALITET

Aty ku nuk mbush dot Luli, e mbush Çim Hajdari

23:13 : 15/04/2025
AKTUALITET

FOTOLAJM/ Monika Kryemadhi dezinfekton karrigen ku ishte ulur Basha në emision

22:37 : 14/04/2025
AKTUALITET

“I kishe vënë shoqet me kërcy”/ Basha paralajmëron sërish Ramën: Kujdes, njona ta ka bo gati hallvën

18:09 : 13/04/2025
Para

Kriza energjetike/ Veliaj: Askush në Tiranë s’e mbyll ditën pa bukë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Berisha u bashkohet protestuesve: Informova forumin e IDU, më 11 maj u përdorën bandat

19:02 : 16/05/2025

Çfarë po ndodh me ish-banorët e BBV 4? Nuk do ta besoni se kush ka humbur ndjekës në “Instagram”

18:55 : 16/05/2025

Vota e diasporës “dështon” të sjellë ndryshimin

18:46 : 16/05/2025

Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

18:41 : 16/05/2025

Protesta e PD për votën e lirë/ Këlliçi: Në Shqipëri kanë vdekur institucionet zgjedhore

18:36 : 16/05/2025

A do dorëhiqet Sali Berisha? Topalli: Nuk merren vendime të nxituara në kohë mërzie

18:20 : 16/05/2025

Bylykbashi: Janë shpartalluar zgjedhjet, kandidatët e PS-së u financuan nga krimi

18:12 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com