Pas Elbasanit, Sali Berisha zgjedh bastionin e djathtë për Foltoren e radhës

Pas Elbasanit, ‘Foltorja’ e shtatë e ish-kryeministrit Sali Berisha do të zhvillohet në Kukës, një bastion i djathtë.  Takimi do të mbahet të martën, 12 Tetor.

Një ditë më parë nga Elbasani, Berisha paralajmëroi të marrë në dorë opozitën dhe të organizojë protesta masive për rrëzimin e Ramës.

LEXO EDHE  Mbyllet takimi i Berishës në Berat, ja ku do të zhvillohet “foltorja” e radhës

Nga ana tjetër Sali Berisha i ka bërë thirrje delegatëve të PD të mbledhin firmat për Kuvendin e Kombëtar, për të bërë ndryshimet statutore dhe rikthyer sovranitetin e PD-së, siç është shprehur lideri historik i demokratëve.