Ja kush është vajza që humbi jetën në aksidentin tragjik në Librazhd! Emri

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Si pasojë e përplasjes fatale humbi jetën Flavia Gurra 25 vjeçe dhe mbetën të plagosur drejtuesi i mjetit E.M. me banim në Tiranë dhe shtetasja G.M.37 vjeçe.

Në këtë aksident u përfshinë mjeti tip kamion me drejtues shtetasin V.J., nga Maqedonia e Veriut dhe mjeti tip “Cintron “, me drejtues shtetasin E.M., banues në Tiranë.

LEXO EDHE  Kosova shpalli non-grata dy shtetas rusë, vjen reagimi i Ambasadës së Rusisë në Serbi

Përplasja ishte tepër e fortë dhe mjeti tip Citroen ka devijuar nga rruga. 25-vjeçarja Flavia Gurra ka ndërruar jetë në vend, ndërsa dy të lënduarit e tjerë janë dërguar për mjekim dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar shoferin e kamionit ndërkohë po punohet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.