• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E ardhmja e opozitës dhe fati i berishizmit

12:39 : 08/10/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Ergys Mertiri

Pavarësisht shkaqeve që e ndezën fitilin, përplasja Basha-Berisha nuk është thjesht një ndeshje midis dy personash dhe ndjekësve të tyre. Ajo është mbi të gjitha një betejë midis dy PD-ve që reflektojnë mendësi të ndryshme të të bërit politikë. Në thelb, Berisha dhe Basha janë vetëm subjekte, rreth të cilëve grupohen individë me projeksione të ndryshme mbi të ardhmen e opozitës.

Nga njëra anë kemi një PD radikale, berishiste, e cila kërkon një opozitë konfliktuale, revanshiste që këmbëngul me kokëfortësi në qëndrimet e saj, pa pranuar asnjë kompromis me realitetin.

Ajo i kundërvihet mjedisit përreth me një gjuhë agresive, linçuese, demaskuese, mbështetur mbi teori konspirative, e prirur të zgjerojë rrethin e armiqve ndërsa mban shtrënguar radhët e përkrahësve. E fiksuar mbi kauza dhe vokacione periferike, pa interes për një publik jopartiak, ajo priret drejt fondamentalizmit, tek i cili strehohet për të bindur veten se është në rrugë të drejtë, në kushtet kur nuk gjen përkrahje të gjerë shoqërore. Nga ana tjetër kemi një PD që kërkon një politikë normale, institucionale e racionale, ku opozita nuk projektohet si rezistencë luftarake, por si alternativë për pushtet. Kjo frymë kërkon që PD-ja të zgjerohet drejt një spektri më të gjerë të shoqërisë në mënyrë që të mund të krijojë një maxhorancë.

PD-ja e parë është apolitike, revolucionare, irracionale, romantike, joshëse, por edhe arkaike, hermetike e utopiste. E dyta është politike, racionale, prozaike dhe e mërzitshme për ata që pasionin politik e vendosin mbi arsyen, por e vetmja mënyrë për të shkuar tek njerëzit, për t’u hapur ndaj shoqërisë së gjerë e për t’u adaptuar me evoluimin e përditshëm të realitetit politik.

Lexo edhe:

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

ANKTHI DHE TRAGJIZMI POLITIK

Përplasja është e ashpër sepse PD-ja e së shkuarës e kupton që tashmë luhet tragjikisht akti i fundit i ekzistencës së saj. Shumë njerëz, përfshi këtu edhe militantë të thjeshtë që e kanë ushqyer prej dekadash këtë parti me aksion politik, e kuptojnë se nuk është thjesht Berisha që po largohet, është berishizmi që po shkon bashkë me të, madje, këtij të fundit, i ka kaluar koha edhe më shumë sesa vetë Berishës. E ndërsa kohët ndryshojnë, fati i një rryme politike që mbetet në stanjacion, kapur prej dekadash pas së njëjtës fabul, do të jetë doemos tragjik. Jo më kot, me apo pa vetëdije, gjuha politike e përkrahësve të z. Berisha vërtitet rreth termave të tillë si, “identiteti i partisë”, “historia e saj”, “pabesia e kryetarit” etj. Ata reflektojnë ankthin për humbjen e trashëgimisë së PD-së, çfarë më saktë ka të bëjë më shumë me fatin dhe të ardhmen e tyre në politikë.

Thellë-thellë më shumë sesa të fitojnë përballë Ramës, ata duan të mbijetojnë brenda anijes, duke mos pranuar t’ia dorëzojnë timonin askujt. Ndër të tjera, si çdo frymë politike radikale, berishizmi e ka të vështirë të bashkëndajë jetën politike me të tjerë që nuk mendojnë si ata. Kjo e bën të pamundur bashkëjetesën brenda opozitës dhe e shtyn atë drejt një divorci të pashmangshëm. Në 8 vjet opozitë u pa që kjo politikë e dubluar midis dy linjave nuk mund të funksionojë. PD-së i është dashur të merret më shumë me konfliktet e brendshme, sesa me luftën ndaj qeverisë, çfarë i ka kushtuar asaj jo vetëm paaftësi për t’u rinovuar e transformuar, por edhe paqartësi në vendimet strategjike, gjë që ka çuar në dyzime të vazhdueshme të aksionit opozitar. Sot, aq më tepër pas vendosjes përballë një kushtëzimi ndërkombëtar që rrezikon ta shpjerë atë drejt izolimit, kjo martesë ka marrë fund dhe dikush duhet patjetër të largohet.

DIVORCI I PASHMANGSHËM

Ky divorc duhet të ish kryer më herët dhe zvarritja e tij i ka kushtuar shumë së djathtës. Berishizmi ka marrë goditje vdekjeprurëse që në vitin 2013, kur PD-ja humbi zgjedhjet me një rezultat tronditës, duke lëshuar edhe bastionet e saj si Shkodra dhe Kavaja. Ky do të duhet të ishte fundi logjik i tij, pa pasur nevojë t’ia shtojë agoninë vetes. Çdo forcë politike normale do ta kalonte këtë moment nëpërmjet një procesi të thellë reflektimi dhe transformimi, duke ofruar një politikë të re, me një fabul të re dhe njerëz të rinj. Por kjo nuk ndodhi. Njerëzit që bashkëndanë ezaurimin e qeverisjes nuk bashkëndanë edhe përgjegjësinë për gjendjen ku e zhytën të djathtën. Në vend të reflektimit dhe reformimit, PD-ja u kthye në një arenë konflikti, me aktorë të konsumuar që nuk lëshonin pe, për të mbetur në funksione drejtuese, me një ish-kryetar që dublonte rolin e kryetarit, ndërkohë që fryma e vjetër mbeti e angazhuar për rezistencë duke penguar e stigmatizuar çdo përpjekje për ndryshim. Siç edhe është logjike të ndodhë, organizatat politike në kushte të tilla shkasin drejt radikalizmit.

Ai mbetet e vetmja rrugë për të amortizuar përçarjen duke mbajtur gjallë një martesë jofunksionale, koston e së cilës opozita po e paguan shtrenjtë. Një organizatë që nuk dëshiron të ndryshojë e ka të pamundur të bëhet konkurruese. Duke u vënë në vështirësi për t’iu përgjigjur realitetit ajo zhytet në frustracion. Humbjet lëndojnë sedrën dhe krenarinë e anëtarëve, gjë që i shtyn drejt thellimit të radikalizmit si dhe kërkimit të fajtorëve apo armiqve të brendshëm. Ata nuk duan më zgjidhje të arsyeshme, nuk pranojnë kompromis ndaj rrethanave, ndërsa refuzojnë zgjerimin, hapjen, adaptimin me shtresat e gjera të shoqërisë, pa të cilat nuk mund të bëhen dot maxhorancë.

Ky konflikt duhej të ish konsumuar pa pritur ndërhyrjen amerikane. Kjo nuk ka ndodhur për shkak se koniunktura e brendshme në parti e kish kalcifikuar sistemin e influencave duke sjellë një situatë pa zgjidhje. Vetëm një ndërhyrje nga jashtë mund të provokonte një reaksion të tillë, i cili tashmë ka hapur shanset për ridimensionimin e projektit opozitar. Pavarësisht breshërive të akuzave dhe kërcënimeve agresive nga një minorancë e zhurmshme që kërkon të rezistojë me çdo kusht, ky moment do të kapërcehet për t’i dhënë mundësi opozitës të rikrijojë vetveten me një imazh të ri, një narrativë të re, një projekt të ri politik si dhe një normalizim të aksionit opozitar. Gjithçka varet nga sa ajo do të dijë ta shfrytëzojë këtë rast.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025
AKTUALITET

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025
AKTUALITET

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025
AKTUALITET

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025
Para

Vra*ja e 20 vjeçares në Greqi, flet piloti nga burgu: Jam penduar

TË GJITHA

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025

Përplasja në Dibër/ Policisë i arratisen blerësit e votave, babai i kandidtët të PS qëllon me armë

22:22 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com