• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestimi në Shkodër/ Një vit më parë Luverdo Kola qëlloi me armë zjarri shokun e tij

11:27 : 08/10/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Kreu i një grupi kriminal në qytetin e Shkodrës që merrej me kultivimin e lëndëve narkotike dhe ishte akuzuar më parë për plagosje me armë zjarri përfundoi në prangat e Policisë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Alavana” përfundoi në pranga 30-vjeçari Luverdo Kola, banues në Shkodër, pasi rezulton i shpallur në kërkim për një plagosje me armë zjarri, ngjarje e ndodhur vitin e shkuar në qytetin verior. Policia lokale e konsideron të riun si “drejtuesin e grupit kriminal dhe person me rrezikshmëri shoqërore”, ndërsa ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

“Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit në kërkim Luverdo Kola, 30 vjeç, banues në Shkodër. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi Policia i gjeti një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, sqaron Policia.

Kapja e 80 Kg drogë

Në momentin e arrestimit Kola shoqërohej nga një tjetër pjesëtar i një grupi kriminal që kishte kultivuar masivisht kanabisin në zonën e Malësisë së Madhe, i cili ka arritur t’u arratisej forcave të rendit në një zonën pyjore. “Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e njërit prej bashkëpunëtorëve, shtetasit Gezim (Gjin) Çakaj, 52 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i shpallur në kërkim, pasi me vendimin e datës 24.09.2018 të Gjykatës së Apelit Shkodër është dënuar me 4 vite burgim për veprat penale ‘Kultivimi i bimëve narkotike’ dhe ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ kryer në bashkëpunim.

Lexo edhe:

Aksident gjatë natës në Bllok, automjeti përplaset me pemën

Vetëvrasja e 15-vjeçarit, në TikTok kishte postuar përmbajtje satanike dhe dhune ekstreme

Ky shtetas në momentin që janë afruar shërbimet policore, duke përfituar nga terreni i pyllëzuar, është larguar”, sqaroi Policia e Shkodrës. Në kuadër të këtij operacioni është ushtruar kontroll në vendin e quajtur “Alavana”, fshati Xhan, në banesën e shtetasit Gezim (Gjin) Çakaj, ku Policia ka gjetur dhe sekuestruar 80 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe një sasi municioni luftarak.

Përplasja me armë

Më 1 shtator të vitit të shkuar shtetasi Luverdo Kola qëlloi me armë zjarri në drejtim të shtetasit Tonin Larushku, 38 vjeç, nga fshati Toplanë i Bashkisë së Vaut të Dejës. I plagosuri ka marrë vetëm një plumb në bark duke arritur që të mbijetojë. Menjëherë pas krimit Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim shtetasin Luverdo Kola, 29 vjeç në atë kohë. Sipas burimeve nga vendngjarja mësohet se palët edhe më përpara janë përfshirë në debate të ndryshme. Autori i dyshuar ka një lokal ndërsa përballë tij është një dyqan mishi që është i djalit të xhaxhait të të plagosurit. Debati nisi për parkimin e një makine pranë lokalit të autorit të dyshuar Luverdo Kola.

Fillimisht palët janë përfshirë në debat për çështjen e parkimit dhe më pas janë konfliktuar edhe fizikisht. Në një moment, sipas burimeve nga vendngjarja, një person ka qëlluar makinën e shtetasit Luverdo Kola, ndërsa ky i fundit është larguar duke u shpëtuar plumbave. Më pas 29-vjeçari ka marrë makinën e tij dhe ka ndjekur palën tjetër për rreth 40 metra. Mjeti ku ndodhej edhe Tonin Larushku ka frenuar me shpejtësi dhe kanë dalë nga makina dhe në atë moment dyshohet se Luverdo Kola ka hapur pak xhamin e makinës dhe nga mjeti i tij dyshohet se ka qëlluar 38-vjeçarin duke e lënë të plagosur dhe më pas është larguar me shpejtësi. Sipas burimeve, të dyja palët më përpara kanë qenë shokë midis tyre. Policia vendore e Shkodrës nuk gjeti gëzhoja në vendin e ngjarjes, edhe pse u qëllua me disa plumba. Në atë kohë u sekuestruan edhe pamjet e kamerave të sigurisë./Panorama/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident gjatë natës në Bllok, automjeti përplaset me pemën

09:12 : 26/08/2025
AKTUALITET

Vetëvrasja e 15-vjeçarit, në TikTok kishte postuar përmbajtje satanike dhe dhune ekstreme

08:54 : 26/08/2025
AKTUALITET

Vijon zjarri në pyllin me pisha të Pish Poros

08:46 : 26/08/2025
BOTA

Ukraina synon gazin amerikan teksa Rusia ndërron objektivin e sulmeve

08:27 : 26/08/2025
AKTUALITET

Mbështetje sociale sa për “sy e faqe”! Raporti: Shqipëria ofron përfitimin më të ulët në rajon

08:23 : 26/08/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 26 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:08 : 26/08/2025
Para
Foto: Big Brother VIP

U nda nga bashkëshorti pasi e tradhtoi, Arjola Demiri: Nuk dua të martohem më

TË GJITHA

Aksident gjatë natës në Bllok, automjeti përplaset me pemën

09:12 : 26/08/2025

Vetëvrasja e 15-vjeçarit, në TikTok kishte postuar përmbajtje satanike dhe dhune ekstreme

08:54 : 26/08/2025

Vijon zjarri në pyllin me pisha të Pish Poros

08:46 : 26/08/2025

Ukraina synon gazin amerikan teksa Rusia ndërron objektivin e sulmeve

08:27 : 26/08/2025

Mbështetje sociale sa për “sy e faqe”! Raporti: Shqipëria ofron përfitimin më të ulët në rajon

08:23 : 26/08/2025

Këmbimi valutor 26 gusht/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:08 : 26/08/2025

Ulen ndjeshëm temperaturat në vend! Ja sa shënon termometri sot

08:01 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com