• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjykata e Dibrës gjobit avokatët e “Dosjes 184”

21:15 : 05/10/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Dibrës shtyu të martën seancën e gjykimit për dy të pandehur, që janë nën akuzë si pjesë e skemës së manipulimit të zgjedhjeve të vitit 2016 në Dibër. Shtyrjen për të disatën herë të seancës u mor për shkak të mungesës së avokatit të njërit prej të pandehurve, Petrit Ismaili. Ky i fundit kishte sjellë një raport mjekësor për efektet anësore që kishte pasur pasi kishte bërë dozën e dytë të vaksinës së COVID-19.

Në seancën e së martës ishin të pranishëm dy prej të akuzuarve nga prokuroria, ish-drejtori i Zyrës Arsimore, Drini Gjeci në akuzë për “shpërdorim detyre” dhe “shantazh të zgjedhësve”, dhe Nuri Meda, ish-Administrator i Tominit, që akuzohet për kanosje të zgjedhësve më shumë se njëherë dhe shpërdorim detyre.Gjyqtari Ardit Kuka, në seancën që shkoi vendosi gjobitjen e dy avokatëve – Gentjan Rumano dhe Petrit Ismaili me nga 50,000 lekë gjobë secili për mungesën e vazhdueshme në seancë.

Avokati Gentjan Rumano u mundua ti justifikonte mungesat përpara gjykatës.

“Petrit Ismaili ka munguar pasi ka bërë dozën e dytë të vaksinës kundër covid-19 dhe ka pasur reaksione alergjike në mushkëri,” tha ai, ndërsa shtoi se gjendja e keqje shëndetësore e kolegut të tij zgjat prej tre javësh.

“Në seancën e kaluar ne kemi munguar pasi kemi pësuar një defekt në automjetin me të cilin po udhëtonim,” shtoi Rumano.

Lexo edhe:

6 mln lekë gjobë për një kotec pulash, banori: Dy persona të lidhur me IMT duan të më grabisin tokën

“Kanë shkelur ligjin”, Celibashi gjobit mbi 80 parti politike, kursen PS-në e Ramës

Ai pretendoi se makinës i është çarë pompa e ujit, ç’ka kishte sjellë rritje të tempraturës dhe mund të sillte djegien e motorrit të mjetit.

Dosja 184, me përgjime që implikojnë u dërgua në gjykatë në fund të vitit që shkoi, ndërsa më 12 shkurt 2021 Gjykata e Dibrës e kaloi për gjykim. Dosja u nda më pas në dy pjesë të pandehurit Aga dhe Hoti po gjykohen në një gjyq normal në të cilin pritet të ketë edhe dëshmitarë. Ndërkohë të pandehurit Drini Gjeci, ish-drejtori i Zyrës Arsimore, në akuzë për “shpërdorim detyre” dhe “shantazh të zgjedhësve”, dhe Nuri Meda, ish-Administrator i Tominit, që akuzohet për kanosje të zgjedhësve më shumë se njëherë dhe shpërdorim detyre, po gjykohen në një gjyq të shkurtuar i cili po ashtu është shtyrë disa here gjatë muajve të fundit.

Avokati, Gentjan Rumano kërkoi nga Gjykata e Dibrës më shumë kohë për prezantimin e konkluzioneve, pasi ishin të ngarkuar me disa çështje dhe nuk kishin personelin e mjaftueshëm për përballimin e tyre. Prokurori i çështjes, Urim Buci ishte dakord që gjyqi të shtyhej në mungesë të konkluzioneve nga avokatët e të pandehurve.

Seanca e radhës për dy të akuzuarit e dosjes 184 është vendosur më 19 tetor në orën 13:30. /BIRN/

Etiketa: avokatetgjakata e dibresgjoba

Lajme të lidhura

AKTUALITET

6 mln lekë gjobë për një kotec pulash, banori: Dy persona të lidhur me IMT duan të më grabisin tokën

11:10 : 13/11/2025
Lajmet e Dites

“Kanë shkelur ligjin”, Celibashi gjobit mbi 80 parti politike, kursen PS-në e Ramës

23:01 : 11/11/2025
AKTUALITET

EMRI/ Zgjidhet kryetarja e re e Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë

15:36 : 27/09/2025
Në foto: Momenti i arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj
AKTUALITET

Dosja u dërgua në gjyq/ Avokatët e Veliajt: Proces i montuar me shkelje, do i çmontojmë akuzat

19:26 : 10/09/2025
BOTA

BE gjobit Google me 2.95 miliardë euro për shkelje të konkurrencës në reklamim dixhital

20:15 : 05/09/2025
AKTUALITET

Policia “lan gjak*n” e derdhur në rrugë me gjoba, 11 viktima nga aksidentet për muajin gusht

16:20 : 25/08/2025
Para

Kongres, ish-punonjësja dëshmon kundër Facebookut

TË GJITHA

EMRAT/ Identifikohen autorët e shpërthimit me tritol në Kamëz, shkak një “gjobë” 500 mijë euro

10:52 : 16/11/2025

Kryebashkiaku i Sarandës Oltion Çaçi dhuroi shkollën e qytetit tek oligarkët për resort

10:39 : 16/11/2025

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Laprakë finlandezi

10:29 : 16/11/2025

Monopolet, oligopolet dhe nevojtorja e Autoritetit të Konkurrencës

10:19 : 16/11/2025

Vrau me thikë djalin e tij, Prokuroria dërgon në gjyq Hekuran Gjonin

09:52 : 16/11/2025

Zbardhet dinamika e atentatit në Shkodër, arrestohen 2 autorët (EMRAT)

09:44 : 16/11/2025

Aksidentohet në punë, humb jetën 45-vjeçari shqiptar në Greqi

09:33 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com