• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Partia Demokratike nuk është as Sali Berisha, as Lulzim Basha

16:07 : 02/10/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Erl Kodra

Zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike kanë hapur një diskurs të rrezikshëm, por edhe shumë interesant. Interesante është se përçarja po nxjerrë në pah handikapin më të madh të politikës shqiptare – klientelizmin dhe servilizmin. Le të shohim në thellësi se çfarë është klientelizmi dhe servilizmi, dy fenomene që po e mbajnë peng vendin për vite me rradhë.

Në një botë ideale, një parti politike votohet për programin e saj ekonomik dhe politik. Në perëndim votuesit nuk ftohen të zgjedhin mes emrit të përveçëm të njërit apo tjetrit politikan, por se çfarë programi do të zbatojë njëri ose tjetri. Ata nuk votojnë partinë se ata duan me çdo kusht që filani të jetë ministër ose kryeministër, por se ministri ose kryeministri ka një program, një projekt, një ide se si do ta bëjë jetën më të mirë për shumincën e qytetarëve. Shkurt, elitat politike atje votohen dhe ndëshkohen me votë, dhe se përgjegjësia para vendit është detyrim parësor.

Përgjatë 30 viteve të fundit vendi ka njohur zhvillime, por ato nuk ishin të mjaftueshme që sot të kemi një prespektivë të qartë dhe një jetë më të mirë. Rreth 500,000 qytetarë jetojnë në varfëri të thellë, të paaftë për të përmbushin nevojat elementare të jetës. Partia Demokratike ka merita të pamohueshme, por ka bërë edhe gabime që i kanë kushtuar shumë qytetarëve të këtij vendi. Në fakt ato janë faje, por të përdorur një term më të butë, unë po i quajë gabime. Shqiptarët nuk kanë patur asnjë pritshmëri që Partia Socialiste të zgjidhë çështjen e pronave ose të viktimave të komunizmit dhe të përndjekurve politikë të regjimit terrorist. Këto pritshmëri ata i kanë patur tek Partia Demokratike e Shqipërisë.

Unë e kuptoj fare mirë se çfarë ka ndjerë një votues i djathtë që e ka votuar Partinë Demokratike kur ka kërkuar kthimin e pronave të trashëguara, dhe është përballur me kalvar vuajtjesh pambarim. Aq të gjatë, sa saga e tyre akoma nuk ka përfunduar. Por ky votues i djathtë përsëri ka vazhduar të votojë Partinë Demokratike, sepse për fat të keq, ai nuk ka patur një alternativë më të mirë. Gjithsesi, Partia Socialiste nuk ishte dhe nuk është një alternativë që duhet konsideruar.

Lexo edhe:

No Content Available

Mund të vazhdohet pafund me gabimet e Partisë Demokratike gjatë kohës që ka qenë në qeverisjen e vendit, por unë mora si shembull vetëm dy nga gabimet kryesore, që kanë lidhje me thelbin e filozofisë së djathtë – siç është ta zëmë prona private dhe të përndjekurit e regjimit terrorist. Gabimet e tjera janë të njohura, por që nuk është vendi për t’i bërë objekt në shkrimin e sotëm. Ajo çfarë sot duhet të shqetësojë thellë krejt shoqërinë, është përpjekja për të rikthyer Partinë Demokratike 30 vite pas, diçka që nuk mund të bëhet edhe për arsye natyrore, demografike, sociale dhe kulturore. Idealet mbeten të njëjtat, por jo shoqëria shqiptare, ajo ka pësuar ndryshime thelbësore, si mendësi, strukturë demografike dhe nevojash ekonomike. Po ashtu, nuk mund të rikthehemi tek të njëjtët njerëz qe e kryen misionin e tyre, e jetuan jetën e tyre politike, ishin njëherë ministra dhe drejtorë të rëndësishëm. Ne nuk mund të jetojmë duke mbështetur ata që ishin njëherë, dhe që kërkojnë të jenë përgjithmonë.

Një ndër sfidat më të mëdha të vendit vazhdon të jetë varfëria e thellë. E kam shkruar edhe herë tjetër këtë që do të shkruaj sot, prandaj po thjeshtëzoj kuptimin e aksionit që duhet të ndërmarrë urgjent opozita shqiptare. Them “duhet të ndërmarrë” – megjithse shihet qartë se ajo për momentin është zhytur në një konflikt të çmendur – përsëri ata që dinë dhe duan të kuptojnë, mund të kthehen nga rruga pa krye që kanë nisur.

Në një botë ideale, Partia Demokratike do të duhej të organizonte të gjitha strukturat bazë, në të gjitha njësitë vendore, për të evidentuar të gjithë shqiptarët e varfër, me emër dhe mbiemër. Të hartonte një listë me të gjithë të varfërit e Shqipërisë që mbijetojnë me vetëm 2 dollarë në ditë, pastaj ata me 3, 4 dhe 5 dollarë në ditë. Ajo do të duhej të kishte një regjistër me të gjithë të pastrehët e Shqipërisë. Pastaj të hartonte një plan emergjence kombëtare se si këta njerëz do të mund të nxiren nga varfëria dhe mjerimi. Nuk ka politikë më të djathtë se sa politika e rimbëkëmbjes ekonomike për 500,000 qytetarë të vendit tënd. Broçkullat me “kontribuesit ndër vite” nuk të çojnë askund, përveçse riciklimit të ish-ministrave dhe drejtorëve.  Dhe Partia Demokratike duhet të votohet nëse u jep  një zgjidhje për jetët e këtyre njerëzve, por jo nëse do të jetë në krye të saj as Sali Berisha, as Lulzim Basha, dhe askush tjetër. Fati i tyre personal është një ZERO ABSOLUTE para fatit të vendit. Dhe fati i vendit është i lidhur thellësisht me fatin e 500,000 qytetarëve që vuajnë nga uria.

Nëse nuk kuptohet kjo, të jeni të sigurtë se vendin po e lëmë pa opozitë, duke jetësuar Edi Ramën në një pushtet dekadash. Unë asnjëherë nuk e kam votuar Partinë Demokratike se në krye ka qenë Sali Berisha, as se nën-kryetar ka qenë Astrit Patozi dhe Jozefina Topalli, ose se ministër financash ka qenë Ridvan Bode. Por duhet ta pranoj se e kam votuar së pari sepse PD është partia më e mirë që kemi, dhe së dyti, kam besuar dhe besoj tek e djathta.

Elektorati i djathtë, por edhe shoqëria shqiptare nuk e meriton gjëmën e luftës që ka plasur në Partinë Demokratike. Kush mendon se Sali Berisha është Partia Demokratike gabohet rëndë. Ai është thjeshtë një ish-lider i partisë, që ka dhënë, por edhe ka marrë nga Partia Demokratike dhe nga shoqëria në përgjithësi. Fati i vendit peshon shumë më rëndë se fati i çdo individi, por e ardhmja e çdo individi ka rëndësi të dorës së parë.

PS: Ky është vizioni dhe mendimet e mia për Partinë Demokratike. Sa për saktësim – unë nuk jam me askënd por jam që marrëzia të ndalojë njëherë e mirë. Komentet fyese nuk do të tolerohen. Partia Demokratike nuk është as Sali Berisha, as Lulzim Basha. Ajo duhet të jetë e ardhmja.

Etiketa: pd berisha basha boldnew shost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Shihet si shpresë për parandalimin e virusit/ Ja sa kushton një pilulë anti-Covid

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Futi në kurth dhe rrahu për vdekje bashkëatdhetarin në Greqi, Prokuroria çon në gjyq Dritan Hoxhën

11:19 : 18/05/2025
Foto ilustruese

Shkodër/ U përplas me motor nga një 16-vjeçar, përfundon në spital i moshuari

11:16 : 18/05/2025

DW: Merz do verifikojë modelin italian të azilit me Shqipërinë

11:10 : 18/05/2025

Pushime të gjata për Partizanin, nisin kontaktet e para në merkato

11:04 : 18/05/2025

Vatikan/ Qindra mijëra besimtarë në shesh, nis ceremonia e përurimit të Papa Leo XIV

10:47 : 18/05/2025

Rumunët votojnë në zgjedhjet që mund të thellojnë përçarjet në BE

10:39 : 18/05/2025

FOTO/ Hije dyshimi për votën e Diasporës, socialistët fituan me 90% të votave në Fier

10:39 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com