• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Me firmën e kryebashkiakes Sako/ Inceneratorët fitojnë “tenderin” 10 mln euro për plehrat e Durrësit

13:48 : 29/09/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Nga Boldnews.al

Pas një “loje” që zgjati disa muaj, Emirjana Sako, ka firmosur që plehrat e Durrësit do të shkojnë në Sharrë. Një vendimmarrje tepër e dyshimtë, pasi gjatë këtyre javëve janë bërë disa procedura formale, që këto mbetje të transportoheshin në koncesionarin e Sharrës.

BoldNews.al ka siguruar dokumentin që kompania INTEGRATED ENERGY BV SPV është shpallur fituese e të ashtuquajturit “tender” nga Bashkai e Durrësit. Në fakt, fillimisht Sako akordoi 2.5 milionë euro, por kjo shumë nuk i pëlqeu koncesionarit. Më pas, akordoi 10 milionë euro, një shumë e kënaqshme.

Faksimile: Bashkia e Durrësit ka finalizuar farsën e depozitimit të mbetjeve në koncesionarin e Sharrës
Faksimile: Bashkia e Durrësit ka finalizuar farsën e depozitimit të mbetjeve në koncesionarin e Sharrës

Sipas dokumenteve, Bashkia e Durrësit ka shpallur në datën 27 shtator 2021, formularin e njoftimit të fituesit. Në dokumentin që publikuam më sipër, është njoftuar kompania “INTEGRATED ENERGY BV SPV” që është shpallur fituese e procedurës me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës. Është një procedurë shërbimesh, me marrëveshje kuadër e lidhur me një operator ekonomik, ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara.

Lexo edhe:

“Green Market” në Berat: 253 mijë euro për një treg që s’u bë kurrë i gjelbër

Kuçova kutërbon, Kreshnik Hajdari i ndan paratë e tenderit të WC-ve me Andon Kriston

Pra, aspak tender! Por, dërgim i parave direkt në llogarinë e koncesionarit. Objekti i procedurës është “Depozitimi i mbetjeve urbane, Bashkia Durrës”, ndërsa sasia e pritshme që do të depozitohen është 320.000 tonë, të cilat do të dërgohen për 48 muaj.

“Me anë të kësaj ju informojmë se ofertuesit e mëposhtëm kanë marrë pjesë në këtë procedurë me këto vlera përkatëse të ofruara: INTEGRATED ENERGY BV SPV, me vlerë të ofertës 1,126,035,200 lekë pa TVSH” thuhet në këtë dokument. Pra, ka pasur vetëm një kompani! Por, çfarë priste Sako, që në këtë procedurë të konkurronte edhe inceneratori i Elbasanit dhe Fierit? Apo landfilli i Bajkajt në Delvinë, i Maliqit apo i Bushatit?! Dhe, për më tepër, që oferta e koncesionarit të Sharrës është 100 % e vlerës së akorduar nga Sako.

Faksimile: Në muajin gusht 2021, Bashkia e Durrësit anuloi tenderin 2.5 milionë euro, në shtator 2021 e rihapi me 10 mln euro

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, në fund të muajit gusht 2021, Bashkia e Durrësit anuloi procedurën tenderuese për depozitimin e mbetjeve urbane. Njoftimi është bërë në Agjencinë e Prokurimit Publik, ku Emirjana Sako, u tërhoq nga tenderi. Redaksia jonë ka ndjekur këto procedura, ku me të drejtë ne e pyetëm publikisht Sakon nëse ishte një lojë, që i paraprinte marrëveshjes me këtë landfill.

“A u bë formalisht për të mbyllur gojët e liga dhe për të vijuar për t’i dërguar mbetjet në Sharrë me marrëveshje të drejtpërdrejtë me koncesionarin?” ishte njëra nga pyetjet, ku përgjigja me zhvillimet e fundit është se “PO”: Tenderi i parë u anulua për t’i hapur rrugë katërfishimit të vlerës! Pra, Bashkia e Durrësit nuk do të depozitojë në Sharrë vetëm plehra, por një “mal” me euro, ku vetëm në dy vitet e para do të paguajë plot 10 milionë euro.

Etiketa: bashkia durresplehratenderi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Green Market” në Berat: 253 mijë euro për një treg që s’u bë kurrë i gjelbër

22:22 : 03/10/2025
AKTUALITET

Kuçova kutërbon, Kreshnik Hajdari i ndan paratë e tenderit të WC-ve me Andon Kriston

18:40 : 25/09/2025
AKTUALITET

“Ndotësi paguan”: ligji i ri për mbetjet sjell kosto shtesë për qytetarët

10:47 : 17/09/2025
AKTUALITET

Banorët e Selitës të rrethuar nga plehrat, mbeturinat pranë nënstacionit elektrik vatër ndotjeje

17:16 : 16/09/2025
AKTUALITET

Rama “sytë katër” për plehrat, por mbyll të dy sytë për vjedhjet në qeveri

22:08 : 04/09/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Kepi i Rodonit plot me plehra, qytetari: Kështu i pret shteti shqiptar turistët?

19:27 : 23/08/2025
Para

Braçe i kërkon Manastirliut të publikojë emrat e deputetëve të pavaksinuar

TË GJITHA

Ndalohet ‘Audi’ me targa angleze te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, arrestohen 3 persona

18:15 : 10/10/2025

Melania Trump: Po punoj me Putinin për kthimin e fëmijëve në Ukrainë

18:13 : 10/10/2025

Dueli në Leskovc/ Serbët nuk vendosin flamurin shqiptar për ndeshjen me Shqipërinë

17:58 : 10/10/2025

Vrasja e pronarit të kampingut dhe punëtorit shqiptar, autori fshihet në Athinë

17:42 : 10/10/2025

PD zyrtarizon kandidatin për Bashkinë Tepelenë

17:27 : 10/10/2025

Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Kemi ardhur për fitore, as barazim e as humbje

17:12 : 10/10/2025

Çfarë ndodh pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës

17:07 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com