• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dështimi i ndërmarrjeve publike/ Miliona euro humbje në vit, kryeson “Hekurudha Shqiptare”, me mbi 16 mln euro humbje

21:40 : 28/09/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME

“Scan Intelligence Unit” është ndalur kësaj here te ndërmarrjet shtetërore, duke bërë një analizë të thelluar mbi numrin e tyre, statusin, të ardhurat apo fitimet. Nga analiza e të dhënave në qendrën kombëtare të biznesit rezulton se janë rreth 80 ndërmarrje ku qeveria shqiptare është aksionere, dhe në 42 prej tyre është aksionere me 100% të aksioneve. Në analizë janë marrë vetëm ndërmarrjet të cilat kanë statusin aktiv apo në likuidim e sipër, duke eleminuar ato të ç`regjistruara apo të pezulluara. Nga këto 80 ndërmarrje, 73 janë në pronësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, por emërtimi ndryshon në varësi të vitit, pasi ka ndryshuar edhe emërtimi i ministrive. Vetëm 7 janë në pronësi të ministrive të tjera, ku mbizotëron Ministria e Energjetikës. Ministria e Kulturës, ajo e Mbrojtjes si dhe Ministria e Turizmit figurojnë me nga një ndërmarrje.

Mes këtyre, janë marrë në analizë bilancet, ku për një pjesë të madhe nuk janë dorëzuar ende, apo nuk e kanë detyrim. Për vitin 2020, ndërmarrjet shtetërore rezultojnë në një fitim neto në territor negativ, prej rreth 2.7 mld lekësh, ose rreth 22 milionë euro hubmje. Për vitin 2019, sërish fitimet janë në territor negativ, dhe bëhet fjalë për një humbje prej 850 miliionë lekësh, ose rreth 7 milionë euro. Në 2019-ën janë rreth 45, ndërmarrjet të cilat kanë dorëzuar një bilanc në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ndërsa në vitin 2020, vetëm 30. Duke pasur parasysh dicka të tillë, dhe ecurinë e vitit 2020 si pasojë e pandemisë, atëherë humbjet për 2020-ën mund të jenë edhe më të larta.

Por cilat janë ndëmarrjet shtetërore të cilat shënojnë humbjet më të mëdha, e për rrjedhojë i peshojnë buxhetit të shtetit dhe taksapaguesve shqiptarë? Të dhënat janë përpunuar për vitin 2019, duke qenë se ka më shumë të dhëna. Në vend të parë gjejmë “Operatorin e Sistemit të Transmetimit”, me rreth 634 milionë lekë humbje, ose rreth 5.2 milionë euro humbje. Më pas ndjek “Hekurudha Shqiptare”, me rreth 3.38 milionë euro humbje, si dhe “Albcontrol” me rreth 2.3 milionë euro humbje. Humbje të ndjeshme raporton edhe “Albgaz”, prej rreth 1.63 milionë eurosh për vitin 2020. Të 4-ta këto kompani janë 100% shtetërore, dhe 3 prej tyre kanë si aksionere të vetme Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave. Për dy prej tyre, më saktë “Hekurudhën Shqiptare” dhe “Albcontrol”, bilancet janë publike edhe për vitin 2020, dhe vëmë re një rritje drastike të humbjeve. Në rastin e “Hekurudhës Shqiptare”, humbjet janë rritur me thuajse 5-fish, duke shkuar në rreth 2 miliardë lekë, ose rreth 16.8 milionë euro. Edhe për “Albcontrol” vihet re një rritje e ndjeshme e humbjeve për vitin 2020, atë të pandemisë, nga 2.3 milionë euro, në rreth 3.7 milionë euro. Këto shifra sinjalizojnë se për vitin 2020, totali i humbjeve do të jetë thelluar edhe më tej për kompanitë me pronësi shtetërore, të plotë ose të pjesshme.

Tani të shohim kompanitë shtetërore të cilat janë me fitim në bilanc. Në vend të parë gjejmë “Postën Shqiptare”, me rreth 3.5 milionë euro fitim për vitin 2019, ndërkohë që nuk ka ende bilanc të dorëzuar për vitin 2020. Në vend të dytë gjejmë “Elbasan Cement”, me rreth 1.77 milionë euro fitime. Por, në këtë kompani, qeveria shqiptare zotëron vetëm 20% të aksioneve. “Shtypshkronja e letrave me vlerë” renditet në vendin e tretë, me rreth 740 mijë euro fitime neto për vitin 2019. Janë vetëm 21 kompani nga 80-të, të cilat rezultojnë me fitim për vitin 2019, ndërkohë që një pjesë e madhe prej tyre kanë kaluar në humbje vitin pasardhës, atë të pandemisë, më saktësisht 7 prej tyre. Madje, te kompanitë me fitim neto në bilanc, nga 21 në total, vetëm 8 prej tyre janë kompani 100% shtetërore, ose 38% e tyre. Në rastin e kompanive me humbje ndërkohë, vëmë re se, 69% e tyre janë kompani 100% shtetërore, çka sinjalizon më së miri impaktin e menaxhimit shtetëror në këto kompani, disa prej të cilave me peshë në jetën e qytetarëve.

Shifrat flasin qartë, menaxhimi shtetëror i kompanive nuk është efikas, dhe humbjet shkojnë në dhjetra miliona euro, ku në krye të listës gjejmë një kompani si “Hekurudha Shqiptare”, e cila raporton mbi 16 milionë euro humbje në vit, për një shërbim thuajse inekzistent, dhe që për më tepër peshon mbi taksapaguesit shqiptarë. Një menaxhim më i përshtatshëm i tyre, ose një strategji e mirëmenduar privatizimi, jo vetëm që do të përmirësonte shërbimin e tyre ndaj qytetarëve, por do të kishte edhe më pak impakt në buxhetin e shtetit. /SIU-SCAN

Lexo edhe:

Ergys Verdho fillon lojën me tenderat edhe në KESH

Nga Marinela Kalaja e FarmaNet deri tek inxhinieri i OSHEE, ja kush janë 15 personat që falsifikonin testet Covid në Tiranë

Etiketa: investigim boldnew shost domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ergys Verdho fillon lojën me tenderat edhe në KESH

16:33 : 27/08/2021
AKTUALITET

Nga Marinela Kalaja e FarmaNet deri tek inxhinieri i OSHEE, ja kush janë 15 personat që falsifikonin testet Covid në Tiranë

19:41 : 21/06/2021
INVESTIGIME

Si u rilicensua ‘Regency Casino’ me një prej pronarëve mashtruesin e skemës ‘Gulf’

17:13 : 13/05/2021
AKTUALITET

FUSHA ‘fut duart’ dhe në Roskovec, merr 2.2 miliardë nga Majlinda Bufi

21:59 : 24/04/2021
Para

Emri+Foto/ Ndahet nga jeta ish-anëtari i Gjykatës së Lartë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

15-vjeçari përplas për vdekje me makinë të moshuarin në Tiranë

20:46 : 19/05/2025

Humbja 4-0 ndaj Portugalisë, trajneri i Shqipërisë U17: Nuk ishte më e mira e mundshme!

20:43 : 19/05/2025

‘Jam gay’/ Shqiptari kërkon azil në Angli, por Gjykata i zbulon martesën me një vajzë

20:32 : 19/05/2025

Birësimi në Shqipëri: Sistemi që “mban peng” fëmijët e braktisur

20:28 : 19/05/2025

Kroacia shpall listën e futbollistëve për kualifikueset e Botërorit 2026

20:18 : 19/05/2025

Adriatik Lapaj paralajmëron turin e falenderimeve: Do vijmë t’ju shtrëngojmë dorën!

20:09 : 19/05/2025

Zgjedhjet/ Ironia e Sokos: Disa fituan më shumë vota nga sa ndjekës kanë në rrjetet sociale

20:01 : 19/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com