• Kontakt
Monday, September 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Zoti Berisha duhet t’ju kthej borxhin demokratëve

11:22 : 27/09/2021
në BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Gentian Kaprata – Polity & Ideology

Përtej debatit publik nëse z. Berisha u vra apo u vetëvra (politikisht) nga z. Basha mbetet edhe një e vërtetë e madhe, ai jo vetëm fizikisht por edhe politikisht nuk ka “ndërruar jetë”! Takimet me demokratë në tre nga qytetet kryesore të vendit, që ai i quan ‘Foltore’, po dëshmojnë se kuotat e tij politike qëndrojnë shumë më lartë se ato të z. Basha dhe ndoshta edhe se ato të z. Rama. Rreth tij nuk janë mbledhur vetëm demokratët e zhgënjyer në shtatorin e këtij viti, kur ai ‘mori një thikë pas shpine’ nga njeriu që kishte promovuar vet. Foltoret janë të mbushura me të larguar nga PD (si antarë apo votues) të zhgënjyer përgjatë kohës në qeverisje dhe opozitë të saj.

Na pëlqen apo jo (mua jo), koha po tregon se vetëm z. Berisha zotëron aftësinë politike për të bashkuar copat e shkëputura ndër vite të partisë. Çudia është se, këtë, ai po e bën për herë të dytë. Nëse në 2005 ai arriti të grumbullojë elitën e larguar pa ndonjë ndikim të madh në bazë dhe elektorat, këtë herë po ri-tërheq bazën e saj të shkëputur veçanërisht, por jo vetëm, vitet e fundit. Kurse çudia mbi çudinë është se të gjitha këto pjesëza janë larguar për shkak të ndonjë veprimi në qeverisje apo opozitë të z. Berisha, pavarësisht nëse ky veprim ka qenë kryer: në mënyrë të drejtpërdrejtë prej tij; apo nga trashëgimtari i tij dhe e vulosur prej heshtjes aprovuese të tij.

Thënë këto, krijohet mundësia të themi gjithashtu se z. Berisha ju ka një borxh të madh demokratëve dhe sot është koha t’jua kthejë. Pavarësisht se nuk janë të paktë njerëzit që besojnë se reagimi i tij është pasojë e vetme e ‘thikës pas shpine’ që morri, zgjerimi i bazës pjesëmarrëse në takimet e tij bëjnë të mundur adresimin e të gjitha problematikave të akumuluara në 28 vite brenda PD-së. Me pak fjalë, edhe vet z. Berisha do e ketë në kufijtë e të pamundurës të fokusohet te “halli vet” pa trajtuar edhe problemet e tjera të partisë. Këto probleme të shumta, pavarësisht dukjes së ndryshme, mund të adresohen në tre veprime konkrete që z. Berisha duhet të kryejë.

Së pari, z. Berisha duhet t’ia bëj të qartë audiencës së tij dhe gjithë shqiptarëve se synimi i tij nuk është zëvendësimi i z. Basha me një tjetër të privilegjuar e besuar të tij, apo akoma më keq me veten e tij. Kjo ka qenë një prej akuzave të kundërshtarëve të tij, brenda dhe jashtë partisë. Koha ka kaluar, por të gjithë e mbajmë mend tezën konspirative sipas të cilës, z. Basha u emërua në krye të PD-së me synimin afatmesëm që partia ti kalohej një familjari të z. Berisha. Në të kundërt, nëse z. Berisha nuk e bën këtë sqarim, foltoret e tij do e humbin peshën politike, akuzave ndaj tij do ti shtohej një argument më shumë, dhe borxhi i tij ndaj demokratëve do të zgjerohej më tej.

Lexo edhe:

Nis gjyqi në themel për dosjen “Partizani”, Malltezi i vetmi i pranishëm në seancë

Berisha: KLGJ nuk ndërmori asnjë veprim për të përjashtuar Irena Gjokën. Dumani e mbron për arsye politike

Së dyti, z. Berisha duhet të bëj përpjekje serioze që trupit politik të PD-së ti bashkohen shumica dërmuese e të larguarve, pavarësisht sa të konsumuar publikisht (në vite apo në poste) janë ata. Kjo duhet të shoqërohet me të njëjtin diskurs sigurues të të kthyerve, sipas të cilit asnjë prej tyre nuk kthehet për poste politike apo qeverisëse, por për të kontribuar në një ri ngritje të partisë. Në asnjë rast, kjo nuk duhet të bllokojë hyrjet e energjive të reja në parti, të cilat do të mbajnë barrën e rëndë të opozitarizmit të sotëm dhe qeverisjes së nesërme. Kjo qasje e z. Berisha jo vetëm do të kundërshtonte akuzat ndaj tij, por edhe do të siguronte një kthim të shpejtë të PD-së në pushtet.

Së fundi, që në fakt është më e rëndësishmja, z. Berisha duhet të bëj të qartë se përpjekjet e tij për një ‘bashkim, forcim dhe hapje’ të partisë nuk kanë të bëjnë vetëm me emra njerëzish. Sikurse ai i ka prekur, përpjekja e tij ka synim thelbësor ‘kthimin e parimeve fillestare mbi të cilat u krijua PD’. Në të treja ‘Foltoret’ e deritanishme, z. Berisha, është kujdesur të theksoj se PD ka pasur dy parime kryesore: interesin kombëtar dhe të drejtat e individit. Nëse interesin kombëtar e ka laboruar disi me shembujt e marrë nga ngjarjet e Kosovës, për të drejtat e individit është limituar në ato të drejta që atij vet i janë mohuar nga drejtimi i sotëm i Partisë.

Përveçse më e rëndësishmja, kjo është edhe më e vështira por në të njëjtën kohë edhe shteruesja në synimin thelbësor të demokratëve ndaj kësaj nisme të z. Berisha. Partia Demokratike e humbi identitetin politik, pikërisht kur humbi parimin e mbrojtjes së të drejtave të individit. Në fakt, këtë e ka pranuar edhe vet z. Berisha. I pyetur nga Eni Vasili në 12 shkurt 2014 për gabimet që i njihte vetes në qeverisje, ai do të shprehej “Përgjegjësia bazë fillon me ligjin e tokës. Ligji i tokës u votua në shkelje të parimit të pronësisë”. Nga këtu nis kthimi në parime dhe ‘bashkimi, forcimi dhe hapja’ e partisë, por gjithashtu edhe kthimi i borxhit që z. Berisha i ka demokratëve. /Gazeta Liberale

Etiketa: Gentian KaprataSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nis gjyqi në themel për dosjen “Partizani”, Malltezi i vetmi i pranishëm në seancë

11:18 : 15/09/2025
AKTUALITET

Berisha: KLGJ nuk ndërmori asnjë veprim për të përjashtuar Irena Gjokën. Dumani e mbron për arsye politike

10:49 : 15/09/2025
AKTUALITET

“Dumanit iu bënë pluhur përpjekjet për të zgjatur mandatin”, Berisha akuza Ramës dhe Manjës

10:34 : 15/09/2025
AKTUALITET

“Të marr peng, të fus në bagazh”, Berisha: Gazetari Edon Kuqi u kërcënua nga djali i tezes së Ballukut

12:48 : 14/09/2025
AKTUALITET

Tom Doshi hoqi dorë nga mandati, Berisha: Rama e përdor si limon të shtrydhur

19:16 : 12/09/2025
AKTUALITET

Shehu theu urdhrin e grupit dhe votoi për kryetarin e ri të Kuvendit, reagon Berisha

18:58 : 12/09/2025
Para

Pas akuzave për dhunë, ish-bashkëshortja denoncon sërish aktorin e famshëm turk në polici/ Zbulohen detajet

TË GJITHA

Në FOTO: CEO i CVMR Kamran M. Khozan/ Kryeministri Edi Rama/ Theodhor Laci

Ish-këshilltari i qeverisë kthehet në investitor strategjik, “rrëmben” 50 hektar truall në Prrenjas

12:17 : 15/09/2025

Rrëfimi i të riut nga Librazhdi: Si u përfshiva në platformën XUEX dhe kush fshihet pas saj

12:17 : 15/09/2025

“Putin dhe Zelensky e urrejnë njëri-tjetrin”/ Trump: Sanksionet e BE-së për Rusinë, të pamjaftueshme

12:02 : 15/09/2025

Itali/ Shqiptari i akuzuar për tentativë vrasjeje thyen masën e arrestit shtëpiak dhe bën për spital një 22-vjeçar

11:55 : 15/09/2025

“Temperatura deri në 35°C”, meteorologia bën parashikimin si do të vijojë muaji shtator

11:42 : 15/09/2025

EMRAT/ Dy të moshuar në Finiq sulmohen në banesë nga grabitës të maskuar, u vjedhin paratë

11:30 : 15/09/2025

Rama i beson sërish Gjiknurit “Zgjedhoren”, Klosin e çon te Komisioni i Bujqësisë

11:26 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com