Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, tek programi “E Diela Shqiptare”, një ndër personazhet e ditës së djeshme ishte Juliani, një 32 – vjeçar nga Korça, i cili i propozoi të fejuarës së tij në martesë. Por përpara se ta bënte këtë, ai i rrëfeu asaj dhe publikut të Televizionit Klan, se nga divorci i dytë, kishte lindur edhe një fëmijë, që nuk ia kishte treguar të fejuarës aktuale. Më poshtë mund të lexoni historinë e plotë dhe të zbuloni nëse Sadeti, e fejuara e Julianit e pranoi ndjesën e tij dhe propozimin për martesë.
Juliani është nga fshati Pojan i Korçës. Në moshën 16 – vjeçare ai shkoi në emigracion në Greqi, ku punoi për rreth 4 vjet. Pa mbushur ende 20 – vjeç, teksa ishte rikthyer në vendlindje për pushime, Juliani pa një vajzë dhe bisedoi me prindërit e tij për t’u martuar me të. E pikërisht në moshën 20 – vjeçare, bën gabimin më të madh, siç e quan vetë si dhe martohet.Martesa e parë zgjati 6 vjet dhe çifti lindi dy fëmijë. Kur djali i dytë ishte 3 – vjeç, Juliani vendos t’i japë fund martesës, pasi siç shpjegon ai, i dukej sikur e kishte mbyllur jetën shumë shpejt.Nga ana tjetër, ai tregon se bashkëshortja shkonte thuajse çdo 10 ditë nga nëna e saj dhe kjo e fundit nuk e këshillonte që të kujdesej më shumë për familjen që kishte krijuar dhe dy fëmijët.Dy javë pas divorcit, Juliani vendos që të kërkojë për një partnere të re, ndaj në atë kohë, iu duk ide e mirë që numrin e tij ta publikonte në një gazetë, në kërkim të një vajze. Dhe shumë shpejt, atij i vjen një telefonatë nga Dashmira, një vajzë nga Berati.
Dashmira ishte e divorcuar gjithashtu dhe kishte edhe një fëmijë. Pak kohë më vonë, ata bien dakord që ta pranojnë njëri – tjetrin me kushtet që kishin dhe vendosën që të jetonin bashkë në Pojan të Korçës.Disa muaj më vonë vendosin që të shkojnë në Berat, në vendlindjen e Dashmirës për të jetuar atje, me prindërit e saj. Vitin e parë gjërat shkuan mirë, por vitin e dytë Juliani rrëfen se nisën debatet.Arsyeja ishte tezja e gruas, e cila pasi ishte kthyer nga Greqia, rivendosi kontaktet me mbesën.
Juliani nisi të vinte re se Dashmira largohej kur ai nuk ishte në shtëpi dhe nuk i tregonte.Sipas tij, shumë shpejt ai zbuloi se Dashmira kishte 5 të dashur. Ai thotë se e kishte kuptuar se diçka nuk shkonte që në fillim të historisë së tyre.U përpoq që ta bindte që të hiqte dorë nga kjo rrugë.Kur Dashmira u afrua sërish me tezen, rivendosi kontaktet me meshkujt e tjerë. Juliani e dëgjoi njëherë duke konsumuar një bisedë intime me një mashkull tjetër. Situata vijoi për disa muaj, derisa Juliani zbuloi edhe numrat e personave të tjerë me të cilën ajo e tradhëtonte, që ai thotë se i njihte nga afër.Sipas tij, ajo shkonte me dy persona në moshë të re dhe tre të tjerë mbi 50 – vjeç.Aryesja, sipas Julianit, ishtë që Dashmira kërkonte ta vinte pasurinë me anë të të dashurve të shumtë, ‘duke bërë gjëra skandaloze për para’, siç i quan ai.Megjithatë, ata nuk u ndanë dhe martesa zgjati për 3 vjet. Juliani tregon që u përpoq ta çonte në rrugë të mbarë Dashmirën pasi kishte patur një martesë të keqe më parë, ndaj ata vendosin që të bëjnë edhe një fëmijë.
Muajt e para të shtatzënisë Dashmira u duk sikur ndryshoi, por në muajin e katërt ajo vendosi të abortojë, fshehurazi.Pas abortit nisën dhe grindjet.Megjithatë më vonë erdhi në jetë një tjetër fëmijë nga kjo martesë.Juliani rrëfen se ajo e kërcënonte, bënte presion, madje edhe me thikë. Për shkak të ketyre veprimeve, ai vendosi që ta denoncojë në polici atë dhe përfitoi edhe një urdhër – mbrojtje.Me Dashmirën Juliani u nda përfundimisht në 2014 – ën.Por si lindi historia e Julianit me Sadetin?Një mikeshë e Sadetit ishte shkaku që dyshja u prezantua dhe si përfundim u fejuan.Juliani rrëfen se ia ka treguar historitë e jetës, por jo fëmijën që ka me Dashmirën.
Ndaj, 32 – vjeçari vendosi që t’ia rrëfejë asaj këtë në “Ka një mesazh për ty”. Sadeti e pranoi kërkesën e stafit të “E Diela Shqiptare” për të qenë pjesë e programit dhe erdhi në studio.Juliani e mori guximin dhe i rrëfeu Sadetit për fëmijën e tij me Dashmirën, ndërsa i kërkoi që ta falte dhe të pranonte të bëhej bashkëshortja e tij. Juliani i kërkoi ndjesë edhe familjes së Sadetit.Pavarësisht tronditjes pasi mësoi këtë të vërtetë, Sadeti pranoi propozimin për martesë të Julianit dhe e fali për faktin që nuk ia kishte treguar të vërtetën deri më tani.