• Kontakt
Friday, September 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha: Tani do fillojmë ofensivën e vërtetë parlamentare

18:36 : 27/09/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

“Partisë Demokratike do të depozitojë në kohën më të shkurtër të mundshme propozimin për të vendosur uljen e tatimit mbi vlerën e shtuar, mbi mallrat e shportës ushqimore nga 20, në 6%”, u shpreh kreu demokrat Lulzim Basha, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar demokrat.

Duket se demokratët do të nisin në Parlament një ofensivë, duke propozuar jo vetëm uljen e TVSH nga 20 në 6 %, një prej premtimeve të bëra gjatë fushatës elektorale të 25 prillit, por edhe duke depozituar kërkesa për ngritjen e Komisioneve Hetimore, që janë instrumenta kontrolli parlamentar për çështje specifike.

Ai tha se dhe vetëm sot, INSTAT-i ka publikuar të dhëna që vijnë nga vet, pra një organ tashmë nën thundrën qeveritare që tregojnë realitetin, që çdo shqiptarë, çdo prind e prek tavolinën e bukës, e prek në gjendjen në të cilën i ka çuar fëmijët sot në ditën e parë.

“Dhe kjo është varfëri ekstreme, e cila po shërbehet nga rritja galoponte e çmimeve që keni vënë re. Nisi me çmimin e bukës, por është shtrirë me çmimet e tjera të shportës ushqimore, të ushqimeve në tërësi, të gazit, të naftës, të energjisë, të ujit e kështu me radhë.

Ndaj, ne nuk mund të rimë përpara kësaj situate të thjesht në rrafshin e denoncimit, pavarësisht se fajtori dihet. Janë politikat zhvatëse të kësaj qeverisjeje dhe mentaliteti i një grupi që mendon vetëm për xhepat e vet dhe të klientëve dhe të ortakëve të vet, që në çdo aspekt, paratë i çon nga qytetarët tek këto xhepa.

Lexo edhe:

Persona me dosje kriminale në mbrojtje të zyrave të partisë së Vuçiçit

BE ndëshkoi Google me gjobë, Trump: Sulmet ndaj kompanive amerikane nuk i toleroj

Dhe pikërisht për të goditur këtë sjellje, por mbi të gjitha për të sjell një lehtësim për qytetarët shqiptarë, grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të depozitojë në kohën më të shkurtër të mundshme propozimin për të vendosur uljen e tatimit mbi vlerën e shtuar, mbi mallrat e shportës ushqimore nga 20, në 6%. Dhe nuk e kam fjalën thjesht për shportën ushqimore në kuptimin e ngushtë të fjalës, por për të gjithë ato mallra të cilat afektojnë jetën e përditshme të qytetarëve. Ky nuk është thjeshtë një propozim politik, ky është një hap i domosdoshëm për të ndihmuar njerëzit të cilët sot janë në nevojë ekstreme”, tha Basha.

Në vijim kreu demokrat u shpreh se opozita është në Parlament në funksion të kthimit të legjitimitetit dhe të demokracisë në vend, i cili është asgjësuar nga masakra zgjedhore e 25 prillit.

“Ndaj tre komisionet hetimore do të targetojnë i pari masakrën zgjedhore në të gjithë komponentët e saj por me theks tek ato që tashme janë dhe në raportin e OSBE-ODIHR të konfirmuara si krimi zgjedhore , që nga sistemi kriminal i patronazhistëve që vodhi dhe përdori të dhënat personale dhe private të qytetarëve për t’i shantazhuar ata, tek keqpërdorimi i burimeve shtetërore, tek keqpërdorimi dhe abuzimi me fondet e tërmetit, me legalizimet, me punësimet, e kështu me radhë.

Komisioni tjetër do të merret me një çështje që e ka marrë vesh gjithë bota tashmë, që është çështja Beketi, ku për shkak të luftës personale politike të Edi Ramës shqiptarëve iu duhet te paguajnë tani 120 milionë euro që po jua them janë baras me dy herë ato paketa gjysmake që qeveria dha gjoja për ndihmë ekonomike gjatë pandemisë. Tani do t’i marrë një njeri për shkak të luftës personale me Edi Ramën. Kjo do të hetohet, përgjegjësit do dalin hapur para shqiptarëve dhe ne do të ndjekim pastaj, të gjithë hapat e tjerë të mundshëm për t’i vënë ata përpara drejtësisë.

E treta, ka të bëjë po kështu me një çështje të mirënjohur për opinionin publik, e cila me siguri nuk do të zërë vend kryesor në kronikat e lajmeve sonte po shpresoj të jemi live tani, që është çështja e inceneratorëve. Mafia e inceneratorëve, bashkëpunimi i tyre me zyrtarët më të lartë të shtetit, përbën një korrupsion në kurriz të qytetarëve shqiptarë, përbën po kështu një masakër shëndetësore mbi shqiptarët.

Kush i ka harruar pamjet e qyteteve tona që digjeshin gjatë verës, vetëm e vetëm për të justifikuar që ato pak para që i kanë mbetur të taksave të shqiptarëve, t’i çonin te mafia e inceneratorëve. Pra, këto janë fillimi i një ofensive parlamentare , të pjesës parlamentare të ofensivës, e cila do të kompletohet me të gjithë komponentët e saj.

Kam dhe një mesazh tjetër, që i drejtohet natyrisht, drejtësisë që të bëjë punën e saj, sigurisht, në qoftë se drejtësia do të jetë apo do të ishte në lartësinë e saj, shumica e këtyre çështjeve, sot do të kishin të pandehur, me pranga në duar. Gjithsesi, ne do vazhdojmë të bëjmë punën tonë, për të cilën kemi marrë fuqinë dhe besimin e qytetarëve dhe do ta çojmë punën përpara, në këto katër drejtime kryesore, duke filluar që nga kjo javë e do ta vazhdojmë më tej edhe me çështje të tjera të rëndësishme për shqiptarët siç janë; pandemia apo të tjera çështje që prekin drejtpërdrejt njerëzit”, tha ai.

Lajme të lidhura

RAJONI

Persona me dosje kriminale në mbrojtje të zyrave të partisë së Vuçiçit

22:04 : 05/09/2025
BOTA

BE ndëshkoi Google me gjobë, Trump: Sulmet ndaj kompanive amerikane nuk i toleroj

22:03 : 05/09/2025
BOTA

Zelensky zhvillon takim me kryeministrin sllovak, në fokus çështjet e luftës dhe energjisë

21:57 : 05/09/2025
SPORT

Kualifikueset e Botërorit/ Zvicra i shënon katër gola Kosovës në pjesën e parë

21:42 : 05/09/2025
AKTUALITET

Meloni në telashe për emigrantët, gjyqtarët miratojnë masa të rrepta ndaj kampeve në Shqipëri

21:36 : 05/09/2025
AKTUALITET

Të shtëna me ar*ë zjarri në Kukës, sherri nisi për një vend parkimi

21:21 : 05/09/2025
Para
Foto: Sportsunfold

“Kemi ndërtuar një ekip leshi!” Plas keq mes presidentit dhe klubit të Serie A

TË GJITHA

Persona me dosje kriminale në mbrojtje të zyrave të partisë së Vuçiçit

22:04 : 05/09/2025

BE ndëshkoi Google me gjobë, Trump: Sulmet ndaj kompanive amerikane nuk i toleroj

22:03 : 05/09/2025

Zelensky zhvillon takim me kryeministrin sllovak, në fokus çështjet e luftës dhe energjisë

21:57 : 05/09/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Zvicra i shënon katër gola Kosovës në pjesën e parë

21:42 : 05/09/2025

Meloni në telashe për emigrantët, gjyqtarët miratojnë masa të rrepta ndaj kampeve në Shqipëri

21:36 : 05/09/2025

Të shtëna me ar*ë zjarri në Kukës, sherri nisi për një vend parkimi

21:21 : 05/09/2025

Gazetari amerikan: Rama mund të jetë i implikuar në aferën McGonigal, priten hetime të reja

21:07 : 05/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com